Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski sot ka ndarë 3.500.000 denar për klubet e Butelit, transmeton Almakos.
“ Me një procedurë maksimalisht transparente është bërë thirrja publike në bazë të rregullores ku sot klubeve sportive në Komunën e Butelit iu ndanë 3.500.000 denar.
Sinqerisht, shpresoj se kjo ndihmë financiare do t`i ndihmoj klubeve dhe do të stimulojë kampion të rinj shtetëror, ballkanik, evropian dhe olimpik.
Sporti është një faktor kyç për zhvillimin e një shoqërie më cilësore dhe të shëndosh, përderisa rezultatet e larta sportive si asgjë më shumë ndihmojnë në ndërtimin e popullit dhe shtetit.
Komuna e Butelit është komuna më sportive në Maqedoni në bazë të rezultateve të arritura sportive, për të cilën shumë shpejt do të jetë edhe në infrastrukturën sportive. Unë si kryetar dhe Komuna e Butelit do të jemi partner të fuqishëm të gjithë sportistëve dhe klubeve nga komuna e jonë”, deklaroi midis tjerash kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski./Almakos/