Author: Hamdi Kumanova

Të hënën në orën 14.00 në udhëkryqin mes rrugëve “Kuzman Josifoski-” dhe “Todor Xhipovski” në Tetovë, një veturë “Golf” me targa të Tetovës të drejtuar nga 75-vjeçari A.A. nga fshati Vicë, ka goditur këmbësorin Z.I.(79) nga Tetova. Nga aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer një ekip i SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

-Në mesin e masave nuk ka rritje lineare, sepse rritja lineare nuk shkon në dobi të të gjithë pensionistëve. Me metodologjinë e re, vetëm për një vjet e gjysmë, pensioni më i vogël është rritur gati 3.200 denarë, këtë e tha sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, e cila konfirmon se nuk do të realizohet kërkesa e pensionistëve për rritje lineare prej 3.500 denarëve dhe vendosje të pensionit minimal prej 18.000 denarëve. Trençevska thotë se po përgatiten masa tjera, nga të cilat do të përfitojnë pensionistët në rritjen e standardit jetësorë. “Grupi i punës punon në masa…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në orën 20:30 në SPB-Tetovë është thirrur personi S.K.(21) nga Tetova, i cili një orë më parë kishte raportuar se në rrugën ,,Iliria” në Tetovë rreth orës 13:00 është sulmuar fizikisht nga tre persona dhe ka qenë i lënduar me një mjet të mprehtë dhe të njëjtit i kishin marrë paratë. Pasi janë ndërmarrë masa dhe aktivitete është konstatuar se ai kishte shpikur të gjithë historinë dhe kishte raportuar rejshëm pasi që paratë i kishte humbur diku tjetër. Pas dokumentacionit të plotë të çështjes kundër tij, do të përgatitet parashtresë përkatëse.

Lexo më Shumë

Revizorët shtetërorë kanë konstatuar shumë parregullsi në punën e spitalit klinik të Manastirit, që është një goditje shtesë për institucionin mjekësor pas disa ngjarjeve tragjike që ndodhën atje, transmeton Portalb.mk. Në spital, përkundër faktit se nuk kanë punuarme orar të plotë, punëtorëve u paguhen paga të rregullta dhe kompensim për detyrën, për të cilën nga arkat e spitalit kanë rrjedhur miliona denarë. Ministria e Shëndetësisë nuk është konsultuar për orët e detyrës dhe punonjësitkanë punuar jashtë orarit përtej maksimumit të lejuar prej 190 orësh. Edhe personeli jomjekësor paguhej për kujdestari. Për dallim nga kjo, auditorët kanë konstatuar se shërbimet e…

Lexo më Shumë

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska kumtoi se sot në mesditë vihet në funksion sistemi për paraqitje elektronike në Konkursin për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar dhe publik në kulturë për vitin 2024. Në konferencën e sotme për media ajo tha se prioritetet kryesore për çdo aktivitet dhe sferë mbeten të njëjta dhe ato janë, siç tha, “cilësia, inovacioni dhe kreativiteti”. Ajo vuri në dukje risitë dhe ndryshimet në konkursin për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar dhe publik nga fusha e kulturës për vitin 2024. Advertisements “Duke ndjekur nevojat dhe trendët, Ministria për vitin 2024 ka bërë plotësimin në…

Lexo më Shumë

Mbledhja e grupeve punuese të ekspertëve të Ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është mbajtur dje në Shkup, bëhet e ditur në faqen e MPJ-së së Maqedonisë. Gjatë takimit, të dyja palët u njoftuan me njëra-tjetrën për ecurinë e zbatimit të angazhimeve të ndërmarra në përputhje me Marrëveshjen për fqinjësinë e mirë Protokollet e takimeve të mbajtura nga Komisioni i Përbashkët Ndërqeveritar në përputhje me nenin 12 të Marrëveshjes, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Është shtuar se në bisedimet vëmendje të veçantë iu kushtua temave kryesore të dialogut politik dypalësh. closevolume_off…

Lexo më Shumë

“Mezi rrinte në këmbë, i mbidozuar nga ilaçet, nuk munda as të njoh fëmijën tim”, thotë për “A1on” nëna e 17 vjeçarit Anes Abdulovski nga Manastiri i diagnostikuar me autizëm, i cili për shkak të nervozizmit dhe agresionit të cilin e ka treguar në pubertet është vendosur në spitalin psikiatrik në Demir Hisar, përcjell Telegrafi Maqedoni. 17-vjeçari ka vizituar shkolla dhe qendra ditore deri në momentin që ka hyrë në pubertet, e cila është periudha më e keqe për personat me autizëm në zhvillimin e këtyre fëmijëve. Prindërit kanë kërkuar ndihmë dhe djali është vendosur në spitalin psikiatrik në Demir…

Lexo më Shumë

Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror në M-NAV për shërbime të navigacionit ajror, ka njoftuar grevë për më 12 tetor, gjatë së cilës nga ora 11:00 deri në orën 17:00, në aeroportin e Shkupit dhe Ohrit nuk do të shërbejnë asnjë avion. Kryetari i Sindikatës, Aleksandar Tasevski, për AIM tha se dëshirojnë të ndalohet siç tha, sjellja joprofesionale e drejtorëve në lidhje me proceset e punësimit, rishpërndarjet e brendshme, kushtet e punës dhe pajisjet që duhet të bëhen për modernizimin e sistemit të punës. Ai tha se prej kohësh për kushtet e pafavorshme, e kanë njoftuar edhe Ministrinë e Transportit.…

Lexo më Shumë

Bujqërit thonë se nuk mund të vrapojnë nëpër ara dhe të merren me shitje dhe se përgjegjës për këtë janë tregtarët. Eksportet e ushqimeve janë rritur për 7,3 për qind në 7 muajt e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, ndërsa importet janë rritur për 11,5 për qind, tregojnë të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave. Gjatë kësaj periudhe, është eksportuar ushqim në vlerë prej 270 milionë euro, ndërsa është importuar dyfish më shumë – 555 milionë euro. Nga ana tjetër, shuma që jepet për subvencionimin e prodhimit bujqësor rritet çdo…

Lexo më Shumë

Para 28 viteve më 3 tetor ishte kryer atentat mbi presidentin e atëhershëm të shtetit, Kiro Gligorov, i cili e mbijetoi me lëndime të rënda në kokë. Në vendin e atentatit ndërroi jetë shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa ishte lënduar edhe truproja e tij, Ilço Teovski. Si pasojë e lëndimeve ndërroi jetë edhe kalimtari i rastit Hristo Hristomanov, ndërsa u lënduan edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski. Mbetet e panjohur se kush qëndronte pas atentatit. Procedura hetuese e cila zhvillohet kundër një autori të panjohur ende është e hapur. Hetimi konfirmoi se atentati ka qenë mirë i përgatitur dhe…

Lexo më Shumë

Propozim rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lexim të parë është vendosur në rend dite të mbledhjes së 127-të plenare. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e dorëzoi në procedurë të rregullt kuvendore Propozim rregulloren për punë të Kuvendit, i cili është produkt i punës shumëvjeçare të përkushtuar të pjesëmarrësve në procesin e Dialogut Zhan Mone. Në Propozim rregullore është paraparë që dispozitat të fillojnë të zbatohen nga përbërja e ardhshme parlamentare që në fakt kontribuoi shumë në miratimin e zgjidhjeve të njëanshme me koncensus edhe për deputetët nga pushteti edhe për deputetët në opozitë. Në rend…

Lexo më Shumë

Mundësitë për vendosjen e sistemeve fotovoltaike në rajonin e Kërçivës dhe Manastirit janë të mëdha, veçanërisht në mesin e amvisërive, thuhet në analizat e përgatitura nga Qendra për hulumtim dhe informim për ambientin jetësor “Eko svest”, në bashkëpunim me disa ekspertë vendas, transmeton Portalb.mk. Sipas llogaritjeve të përafërta, procesi i dekarbonizimit të dy rajoneve të varur nga prodhimi i energjisë së papastër nga lëndët djegëse fosile do të kushtonte rreth tre miliardë euro. Megjithatë, ekspertët janë unanim se kalimi në burimet e rinovueshme të energjisë është i nevojshëm dhe duhet të fillojë. Projekti ka analizuar potencialet për shfrytëzimin e energjisë…

Lexo më Shumë