Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkon mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë. Nga Konferenca e Kryetarëve, ku po diskutohen mbi dy projektrezolutat, ajo e PD dhe e PS-së, Bardhi theksoi se është urgjente që të zhvillohet mocion me debat. “Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. PE e ka zhvilluar.”, tha Bardhi. Ndërkohë, PS ka propozuar që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente, ndërkohë Nikolla pranoi propozimin e Bardhit. Mësohet se seanca e…

Lexo më Shumë

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur autobusi me plotë turistë bie nga ura 10 metërshe në Venedik të Italisë dhe përfundon në shinat e trenit, ku si pasojë u përfshi nga zjarri dhe u dogj i tëri. Në video shihet sesi autobusi në të cilin humbën jetën 21 persona dhe 15 tjerë u lënduan, i afrohet laurës së urës dhe befasisht bie nga ajo, transmeton Telegrafi. Autobusin që e drejton Alberto Rikoto, shihet duke ulur shpejtësinë me t’u afruar në urë dhe krejt befasisht bie. Gjykuar nga pamjet nuk shihen as gjurmët e frenimit sikur të mos kishte…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se pas aktit të agresionit më 24 shtator është vendosja e sigurisë para normalizimit si prioritet dhe vendosmëria për anëtarësim në NATO para anëtarësimit në BE-së. Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosovës i duhet politikë e re e sigurisë, në këtë kohë kur në Serbi opsioni ushtarak kundër Kosovës është opsion real. “Formula e Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin pas aktit të agresionit më 24 shtator është vendosja e sigurisë para normalizimit si prioritet dhe vendosmëria për anëtarësim në NATO para anëtarësimit në BE-së! closevolume_off…

Lexo më Shumë

Shoqata e kontrollorëve të trafikut ajror të Maqedonisë (SHKTAM) njoftoi sot se i përkrah plotësisht kërkesat e Sindikatës Profesionale të Kontrollorëve të Trafikut Ajror, e cilët ka paralajmëruar grevë për 12 tetor dhe thekson se ato përputhje me qëllimet dhe programin e Shoqatës. “Greva e paralajmëruar nga Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror Struk (SKTAS) është kërkesa jonë më e madhe e cila është për përmasimin e funksionit të përgjithshëm të M-NAV ato duan që të kenë fluturim sa më të sigurt në Republikën e Maqedonisë e Veriut dhe në regjionin. Këto kërkesa tona konstatuar që nga një viti e…

Lexo më Shumë

Të punësuarit në administratën gjyqësore e kanë vazhduar grevën. Sindikata e punonjësve administratorëve dhe punonjësve gjyqësor e ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së RMV-së për formimin e grupit të punës, për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre, por thonë se negociatat nuk duhet të shtyhen. Ata thanë se presin që grupi punues të fillojë punën për shtatë ditë dhe se në mbledhjen e parë do të kërkojnë përcaktimin e afateve, pra që grupi punues të përfundojë punën për dhjetë ditë. closevolume_off “Nëse nuk i pranojnë kërkesat tona, greva do të vazhdojë në mënyrë më rigoroze dhe nuk do të…

Lexo më Shumë

Lidhur me ligjin e propozuar për amnisti, ambasadorja amerikane Angela Ageler tha sot se është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe Ambasadën Amerikane që procese të tilla të zhvillohen në mënyrë transparente dhe të ligjshme. – Advertisements – Ajo theksoi se është e vetëdijshme që ligji ka hyrë në procedurë parlamentare, por se nuk e di përmbajtjen e tij dhe shtoi se është e rëndësishme që liderët politikë të njohin opinionin me nevojën e bartjes së tij. “Qytetarët e vendit duhet të kuptojnë se çfarë po ndodh, dhe pse po ndodh, dhe liderët e tyre të zgjedhur të komunikojnë…

Lexo më Shumë

Të martën në orën 12:05 është raportuar se në rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar kishte ndodhur një aksident trafiku ku kishin qenë të përfshirë një veturë “Daevu Matiz” me targa të Gostivarit, e drejtuar nga 66-vjeçar G.Gj. nga Gostivari dhe një trotinet elektrik që u drejtua nga 40-vjeçari U.K. nga Gostivari. Në këtë aksident, U.K. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, ku u transferua për ti ofruar ndihmë mjekësore. Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar.

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 63 vjeçarin H.E. nga një fshat i Gostivarit i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj ish gruas së tij. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit. “Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar, dje (03-tetor) në ora 15:45 kanë privuar nga liria 63-vjeçarin H.E. nga një fshat i Gostivarit i cili rreth orës 09:00 në shtëpinë e tij familjare kishte sulmuar fizikisht ish-gruan e tij 65-vjeçare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes”,…

Lexo më Shumë

Shkruan: Rufki Dogani nga “Grupi i Kumanovës” Te nderuar bashkatedhetare dhe bashkekombas shqiptar, Mar guximin te bej nje shkrim ne lidhje me temen me aktuale ne moment ne R.M.V., teme e cila bisedoet 24 ore na burgjet dhe jasht saj, ne lajme e protale, behet fjale per Ligjin per Amnesti i cili pritet te votohet ne parlamenti i ketij shteti, ku do te perfitojn amnesti nje pjese e konsiderushme e te burgosurve. Edhe pse ne pamje te pare ky ligj duket si lajm i mire, ne thelb per mua ky ligj sec tjeter vec se “te mbulosh djellin me shoshe”,…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurën për pjesët e Ligjit për Arsimin e Mesëm që i referohen përdorimit të transportit publik falas. Reklama Gjykata, me iniciativën e Luka Paviqeviqit nga Shkupi, ka vendosur që të inicojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 41a paragrafi 1 në pjesën “publike” të Ligjit për arsimin e mesëm, njofton Gjykata Kushtetuese. “Gjithashtu, me iniciativë të saj, Gjykata vendosi fillimin e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së paragrafit 3 në pjesën “publike” të të njëjtit nen. Arsyeja e ekzistimit të dyshimit të bazuar në kushtetutshmërinë e këtyre pjesëve të dispozitave të Ligjit për Arsimin e…

Lexo më Shumë

Sipas programit vjetor të Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Ohrit për vitin 2023, është ndërmarrë aksioni për pastrimin e fundit të liqenit të Ohrit përballë fshatit Peshtani. – Advertisements – Njëkohësisht nga fundi i liqenit është hequr sasi e madhe e mbeturinave, goma të vjetra, shishe plastike dhe qelqi dhe sende shtëpiake, informojnë nga Komuna e Ohrit. Aksioni u realizua nga zhytësit e “Klubit për aktivitete nënujore” nga Ohri, dhe përveç largimit fizik të mbeturinave, qëllimi i aksionit është ngritja e vetëdijes publike për nevojën e kujdesit dhe mbrojtjes së liqenit të Ohrit…

Lexo më Shumë

Komuna e Lipjanit ka filluar të mërkurën projektin e ndërtimit të parkingut nëntokësor, parkut qendror të qytetit, ndërtimin e nënkalimit dhe integrimin e sheshit. Kryetari i kësaj Komune, Imri Ahmeti tha se ky është një ndër projekte më të mëdha të komunës së Lipjanit i cili kap vlerën e mbi 6 milionë euro. Ahmeti tha se ky projekt përfshinë katër projekte të integruar në një projekt, sipas tij, kjo do të mundësoj zgjidhjen e problemit me trafikun e dendur. Ahmeti ka sqaruar se projekti do të zgjasë rreth tre vjet. closevolume_off “Është një ndër projektet më madhore të qytetit të…

Lexo më Shumë