Një femër dyshohet se ka kryer veprën “dhunim” ndaj viktimës së mitur (femër). Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se arrestimi ka ndodhur të mërkurën ndërsa ngjarja ka ndodhur në muajin tetor të vitit 2021 “Ferizaj, tetor 2021. Më datën 04.10.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e lart-cekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare”, thuhet në raport. Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar derisa të kryhen ekzaminimet mjekësore…
Author: Hamdi Kumanova
Të marten policia e ka arrestuar një person në Malishevë. I njëjti dyshohet se ia ka vjedhur babait të tij 10 mijë euro. Rasti është konfirmuar për Klankosova.tv nga policia e Kosovës. closevolume_off “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lartcekur babait të tij viktimës mashkull kosovar i kishte vjedhur një shumë të konsiderueshme parash. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj. I riu është ndaluar për 48 orë dhe prokurori i shtetit e ka iniciuar rastin si “Vjedhje e rëndë”.…
Për shumicën prej nesh është e pamendueshme të mos i lajmë frutat që nuk i qërojmë, por ajo që dihet më pak është se edhe frutat, lëkurat e të cilave nuk i hamë, si bananet apo shalqinjtë, duhet të lahen para se t’i qërojmë. Ekspertët e sigurisë ushqimore thonë se frutat duhet të lahen edhe ATO me lëkurë më të trashë. Tamika Sims, drejtoreshë e Këshillit Ndërkombëtar të Informacionit për Ushqimin, deklaron se bananet dhe frutat me lëvozhgë që nuk i hamë duhet të lahen nën ujë të pastër. “Kjo është një praktikë më e mirë në trajtimin e sigurt…
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Aseti” është ekzekutuar vendimi i datës 24 Shtator 2023, i Gjykatës së Elbasanit, e cila ka vendosur sekuestrimin e 5 pasurive të Eris Skënderit. 34-vjeçari, banues në Cërrik është dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në zbatim të vendimit të Gjykatës, është bërë sekuestrimi i pasurive me vlerë rreth 1 milionë Euro, konkretisht: -një objekt banimi me sipërfaqe 62 m2; -një objekt shërbimi me sipërfaqe 73 m2, në Cërrik; -2 automjete dhe 1 motomjet. Vijon puna për gjurmimin, lokalizimin dhe sekuestrimin e…
Një top i prerë dhe i shfryrë i basketbollit qëndroi para derës së shtëpisë së familjes të Nedim Salahareviqit në Vllasenicë, një fshat në Republikën Sërpska, entitetin me shumicë serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës (BeH). Kur Salahareviq e vërejti atë kohët e fundit, ai e kuptoi menjëherë se ky nuk ishte veprim i zakonshëm, por kishte për qëllim ta frikësojë atë. Salahareviq ka dhënë dëshmi në gjyqe të krimeve të luftës, përfshirë në një gjyq të tanishëm ku përfshihet kryetari i Komunës së Vllasenicës, e cila ishte vendndodhja e kampit famëkeq të ndalimit, Sushica, ku të burgosurit boshnjakë u vranë,…
Nëse vërtetohet se Serbia në ndonjë mënyrë është e përfshirë në sulmin në veri të Kosovës, mendoj se duhet të rishqyrtojmë pjesëmarrjen tonë në iniciativën “Ballkani i Hapur”, tha mbrëmë ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. A shtoi se pas ngjarjeve në Kosovë të 24 shtatorit, Serbia duhet të bëjë përpjekje që të dëshmojë se nuk është e përfshirë në atë ngjarje. “Sepse nëse ka ndonjë ndërhyrje të shtetit, realisht na e bën të pamundur pjesëmarrjen shteteve tjera në rajon, sepse ideja e “Ballkanit të Hapur”, mbi të gjitha ishte pajtimi. Dhe ajo që ndodhi në veri…
Autoritetet indiane janë në garë me kohën për të shpëtuar njerëzit pas përmbytjeve në shtetin verilindor të Sikkim, duke lënë 102 të zhdukur, përfshirë 22 pjesëtarë personel të ushtrisë. Qeveria e shtetit tha se 14 njerëz vdiqën gjithashtu pasi nga reshjet e mëdha afër një liqeni u shkaktuar përmbytje masive. Zyrtarët shtuan se mbi 3,000 turistë ishin të bllokuar në pjesë të ndryshme të shtetit. Qindra oficerë të kërkim-shpëtimit janë vendosur në të gjithë shtetin. Kryeministri Narendra Modi tha se ai foli me kryetarin e zonës, Prem Singh Tamang, të mërkurën dhe e siguroi atë për të gjithë mbështetjen e…
Shtetet e Bashkuara ia kanë dhuruar Ukrainës rreth 1.1 milion plumba të konfiskuar nga Irani vitin e kaluar. Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr operacionet në Lindje të Mesme, ka thënë se plumbat janë konfiskuar nga një anije e nisur për një Jemen, në dhjetor. Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë paralajmëruar së fundi se fabrikat e tyre të prodhimit janë në luftë me shpejtësinë e përdorimit të municionit nga ana e Ukrainës. closevolume_off Komanda Qendrore amerikane kanë thënë se plumbat iranianë i janë transferuar Ukrainës të hënën. Municionet janë bërë pronë e Qeverisë amerikane, sipas një ligji…
Samiti i tretë i komunitetit politik evropian ka mbledhur sot liderët e 47 vendeve evropiane në qytetin spanjoll të Granadës dhe një nga temat kryesore do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian. Pjesëmarrësit e takimit do të diskutojnë se si ta bëjmë Evropën më elastike, më të begatë dhe gjeostrategjikisht të rëndësishme, njoftoi Këshilli i Bashkimit Evropian. Në samit ishin të ftuar presidentët e shteteve dhe qeverive të 47 vendeve, si dhe presidentët e Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian. Përveç anëtarëve të BE-së, në samit do të marrin pjesë ndër të tjera liderët e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia,…
Tre persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje që ka ndodhur të martën në rrugën “Rexhep Krasniqi” në lagjen Emshir në Prishtinë, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete. Dy prej tyre kanë përfunduar në ndalim policor dhe ndaj tyre tashmë kanë nisur hetimet. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personat që përfunduan në pranga si të dyshuar për këtë rast janë E. Hajdari dhe F. Muqi, ndaj të cilëve pas arrestimit është lëshuar urdhër për ndalim, kurse i dyshuari Xh. Hajdari është lënë i lirë. Media mëson se të dyshuarit fillimisht kanë…
Serbia shpenzon një buxhet të frikshëm për Ministrinë e Mbrojtjes. Në mjaft raste Beogradi zyrtar është kujdesur të japë mesazhe force duke ekspozuar flotën e armatimeve që blen çdo vit. Më konkretisht në vitin 2021 buxheti i Serbisë për ministrinë e Mbrojtjes ishte rreth 1.2 mld dollarë, me një diferencë të madhe nga vendet e tjera të rajonit. Në po të njëjtin vit Kosova investoi vetëm 79 mln dollarë. Brishtësia e situatës dhe hijet e konfliktit që mund të rindizet nga momenti në moment gjenden kudo. Tregues është edhe ngritja e një poligoni qitjejeje, vetëm pak metra para hyrjes në…
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Rahovec, ku një burrë është përballur me dhunë nga djali i saj, 38-vjeçar, me të cilin që një kohë ka probleme. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti i fundit ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku…

