Author: Hamdi Kumanova

Një sulm me dron natën e 5 tetorit goditi objektet e infrastrukturës në rajonin Kursk të Rusisë, pretendoi guvernatori Roman Starovoit, përcjell Bota sot. Guvernatori tha se dronët sulmuan objektet në rrethet Sudzha, Korenevsky dhe Glushkovsky, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë. Nuk u raportua për viktima të tjera. Starovoit pohoi se ekipet e emergjencës ishin në vendngjarje dhe se furnizimi me energji elektrike ishte rivendosur pjesërisht. Raportet për sulme me dronë në rajonin e Kurskut dhe rajone të tjera në kufi me Ukrainën janë shtuar javët e fundit. Qeveria ukrainase rrallë komenton këto pretendime.

Lexo më Shumë

Muhamed Haxhipazi, Aleksandar Iljov dhe Berkan Imeri janë tre anëtarët e rinj të Bordit të Drejtorëve të Halkbank. Me qëllim të vizionit afatgjatë të rritjes dhe zhvillimit të suksesshëm, Halkbank SHA Shkup mori vendim për ndryshimin e menaxhmentit të saj, respektivisht ekipit, me të cilin do të mundësojë vazhdimësinë e funksionimit të suksesshëm të deritanishëm të bankës. Përkatësisht, nga momenti i ardhjes së saj në tregun e Maqedonisë, përmes përkushtimit, rritjes së qëndrueshme, orientimit në treg dhe mbështetjes nga banka amë, Halkbank arriti të bëhet pjesë e pesë bankave më të mëdha dhe një nga bankat me rëndësi sistemike në…

Lexo më Shumë

Ndonëse falja e tij e mundshme nga propozim-Ligji për amnisti nxiti shumë reagime, i dënuari me 15 vite burg në rastin “Monstra” Fejzi Aziri gjatë intervistës në Alsat tha se nuk dëshiron amnisti por zbardhje të rastit dhe drejtësi. “Mua nuk më intereson ligji për amnisti, as nuk kam kërkuar dhe as nuk do të kërkoj. Unë nuk kërkoj amnisti, unë kërkoj vetëm drejtësi. Nuk më intereson se çfarë sillet me atë ligj, kush e ka propozuar. Është për të burgosurit. Ata që preken, le ta gëzojnë. Unë nuk jam i interesuar për amnisti”, deklaroi Fejzi Aziri, i dënuar për…

Lexo më Shumë

Në pakon e re të masave kundër krizës nuk parashikohen mjete financiare për rritjen lineare të pensioneve prej 3500 denarë, edhe pse pensionistët protestojnë gati tre muaj për diçka të tillë. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska thotë se çdo rritje joreale do ta ngarkojë punën e Fondit Pensional. Sipas saj, rritja e pensioneve do të përcaktohet sipas metodologjisë së re, ndërsa në shtator dhe mars të hyrat do të realizohet harmonizimi i tyre me shpenzimet e jetesës. Advertisements “Ndër masat e reja nuk ka rritje lineare sepse nga një rritje lineare nuk përfitojnë të gjithë pensionistët. Me…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup në Gjykatën kompetente ka dorëzuar Propozimin për dhënien e urdhëresës ndëshkuese kundër një personi fizik dhe një juridik, të cilët akuzohen për “keqpërdorim të të dhënave personale”. “I pandehuri 34 vjeçar, si person përgjegjës në personin juridik, në periudhën nga nëntori i vitit 2022 deri në prill të vitit 2023, në kundërshtim me kushtet e konfirmuara të nenit 10 dhe nenit 96 të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, pa pëlqimin e tre mjekëve, në këtë rast të dëmtuar, i ka shfrytëzuar të dhënat e tyre personale – fotografi, emër dhe mbiemër për shitje online…

Lexo më Shumë

Pas tentimit të sotëm të kryetarit të Komisionit për çështje evropiane, Arbër Ademi nga radhët e BDI-së, të fus në mënyrë të fshehtë në rendin e ditës Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për lojërat e fatit, ka reaguar deputeti dhe kryetar i Lëvisjes Demokratike, Izet Mexhiti. “Po bëni teatër të lirë. Nëse ne si opozitë shqiptare nuk do ta kishim hapur publikisht aferën për 4 zinxhirë të rinj të lojërave të fatit, nuk do t’ju shkonte ndërmend as të lëvizni për ndryshimet ligjore që kanë ngecur prej 6 muajsh në Parlament’ shprehet deputeti Izet Mexhiti. BDI, thotë Mexhiti…

Lexo më Shumë

“Akuzat e opozitës se ASh po mbron Prokurorin Publik janë të pabaza dhe dëshmojnë vetëm se sa të painformuar janë edhe për procedurat edhe për rastin në fjalë”, theksojnë nga ASH. Sipas saj, me veprimet e fundit opozita po bën teatër komik duke dorëzuar interpelancë për një kryeprokuror të cilit tanimë i skadon mandati, ndërsa Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka dërguar informacion në Qeveri me çka zyrtarisht ka filluar procesin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri. “Për informim të opinionit, në vijim ju përcjellim procedurën dhe afatet për zgjedhjen e Prokurorit Publik sipas dispozitave ligjore të cilat duhet të…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministrja përgjegjëse për politikë për qeverisje të mirë në RMV, Slavica Grkovska, në konferencën e dytë për mediat për draftin strategjik për transparencë 2023-2026, e cila është mbajtur në Veles, e organizuar nga Kabineti për politikë dhe qeverisje për qeverisje, në bashkëpunim me Fondacionin “Metamorfoza”, përciell Telegrafi. Reklama “Forcimi i transparencës në të gjithë nivelet e sistemit është një nga parakushtet më të rëndësishme dhe për përmasimin e gjendjes së përgjithme të institucioneve, me inkorporomin dhe zbatimin e vazhdueshëm të këtij parimi bëhen më të përgjegjshme dhe më efikase në kryerjen e funksionit të tyre si shërbim ndaj qytetarëve”,…

Lexo më Shumë

Vdekja e shkrimtarit të njohur sirian Khaled Khalifa ka tronditur komunitetin brenda dhe jashtë vendit. Khaled vdiq në shtëpinë e tij në Damask pas një ataku të papritur në zemër, në moshën 59-vjeçare. – Advertisements – E takova Khaled Khalifa-n në Damask në fillim të viteve 1990, pikërisht kur fama e tij si skenarist po merrte hov dhe menjëherë u bëmë miq të ngushtë, shkruan Lina Sinjab e BBC News në Beirut. “Karriera e tij si shkrimtar gjithashtu filloi rreth asaj kohe, me romanin e tij debutues “The guard of deception”. Më vonë ai filloi të shkruante seriale për TV…

Lexo më Shumë

Disa prindër maqedonas sot pritet të protestojnë kundër hapjes së paraleles shqipe në shkollën fillore “Njegosh”. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri thotë se kryetari i komunës së Gazi Babës duhet të iu shpjegojë të njëjtëve se nuk cenohet e drejta kushtetuese e tyre, nëse i mundësohet një etnie tjetër mësimi në gjuhën amtare, që është e garantuar me Kushtetutë. “Për këtë të drejtë kushtetuese që kërkohet, që fëmijët të mësojnë në gjuhën e tyre amtare, nuk cenohet asnjë e drejtë e gjithë secilit tjetër”, tha mes tjerash Shaqiri. closevolume_off Ndryshe, nxënësit shqiptarë në sh.f. “Njegosh” janë të detyruar…

Lexo më Shumë

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Azir Aliu, sot organizoi “briefing” (takim) me qëllim që në mënyrë transparente ta informojë opinionin lidhur me prioritet, politikat dhe zhvillimet kyçe në Ministrinë që ai po drejton. Ndër të tjera, ministri iu referua procesit të reformave në administratën publike, i cili është një parakusht i rëndësishëm për integrimin e vendit në BE: ,,Së shpejti do të votohen ligjet për reformat në administratën publike që pritet prej vitesh. Ligji për të Punësuarit në Sektorin Publik dhe Ligji për Nëpunësit Administrativë, të cilët së shpejti do të kalojnë në Qeveri, kanë për…

Lexo më Shumë

Seanca e Posaçme e Kuvendit të Shqipërisë që do të diskutojë për rezolutën për të dënuar sulmin në Banjskë të Kosovës do të mbahet më 12 tetor. Kjo datë është vendosur në konferencën e kryetarëve e cila është shoqëruar me debate ku kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratikë, Gazment Bardhi kërkoi seancë urgjente për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë. “Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet ne të jemi të fundit. Parlamenti Evropian e ka zhvilluar”, tha Bardhi. Duke folur edhe për mediat jashtë kryesisë së Kuvendit, Gazment Bardhi ka…

Lexo më Shumë