Author: Hamdi Kumanova

Prej nesër mbi 400 produkte ushqimore do të kenë rritje të tatimit të vlerës së shtuar nga 5% në 10%. Kjo bëhet si pasojë e vendimit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të publikuar në Gazetën zyrtare të RMV numër 203/2023. Vendimin për rritjen e TVSH-së për 5 për qind, qeveria e mori më 28 shtator të këtij viti. Produktet të cilat deri tani janë kategorizuar në bazë të nenit 30 të Ligjit për TVSH duke pas TVSH prej 5% prej nesër do të kategorizohet në bazë të nenit 30-a të po këtij Ligj, rrjedhimisht për këto…

Lexo më Shumë

Kompania Nelt ST, anëtare e konglomeratit rajonal Nelt Grupa, në vitin 2023, kur shënon jubileun e 25 viteve të punës në tregun maqedonas, do të realizojë një xhiro prej mbi 60 milionë euro, duke arritur rritje prej 15% krahasuar me një vit më parë. Partneritetet e reja në shpërndarje dhe logjistikë, me punësimin e 70 kolegëve të rinj, hapin hapësirë ​​për zhvillim të mëtejshëm dhe rritje të njohjes së kompanisë në tregun e Maqedonisë së Veriut. Bashkëpunimi me korporatën Fortenova në fushën e shpërndarjes së markave Jamnica dhe Diamant, së bashku me fillimin e shpërndarjes së markave të çipsave…

Lexo më Shumë

Komisioni disiplinor i shkallës së parë pranë FFM-së ka marrë vendimin e tij, pas incidentit të ndodhur në ndeshjen Bashkimi-Kamenica Sasa, shkruan Open-TV. Klubi i Bashkimit nga Kumanova është dënuar me dy ndeshje jashtë Kumanovës dhe me të holla prej 2500 euro, njoftojnë nga klubi kumanovarë. Postimi i plotë: “LAJMI I FUNDIT Nga ana e Komisionit te Disciplines denon K.F.BASHKIMIN ne lidhje me incidentin e ndodhur ne ndeshjen kunder K.F. Sasa me: – dy ndeshje ne teren mbi 100 km dhe – 2500 euro”, thuhet në njoftim. Kështu KF Bashkimi ndeshjen e ardhshme kundër Kozhuvit do ta luaj 100 km…

Lexo më Shumë

E moshuara e cila u mbrojt nga ariu me dritë në dorë dhe me një tepsi për të frikësuar ariun në Zhirovnicë sot është larguar për në Gjermani. 80 vjeçarja e cila jetonte e vetme në këtë fshat është detyruar të largohet te djali i saj jashtë vendit nga frika që të mos sulmohet përsëri nga arinjtë. “Një e moshuar e cila me metodat e saj kishte arritur të frikësoje ariun dhe të mbrohet, pas dy ditësh erdhi djali i saj nga Gjermania e mori dhe e moshuara 82 vjeçare që vitet e fundit të jetës së saj u deshtë…

Lexo më Shumë

Banorët e Komunës së Zërnovcit më në fund e kanë marrë lajmin për lindjen e foshnjës së parë në vitin 2023. Në Departamentin e Akusherisë në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan ka lindur një foshnje mashkull, si fëmija i pestë i famijles së Tanjas dhe Goran Atanasovskit. – Advertisements – Kryetari i Komunës së Zërnovcit, Borço Kotsev sot ka vizituar foshnjën dhe nënën në spital, u ka dhuruar lule dhe dhurata dhe ka paralajmëruar ndihmë dhe mbështetje të madhe për familjen. Lindja është bërë nga e vetmja gjinekologe e disponueshme aktualisht në spitalin e Koçanit dhe foshnja ka lindur me…

Lexo më Shumë

Të njëjtët persona që kanë votuar për tu bërë zëvendësprokurore të shtetit për të ndërprerë hetimin e një rasti janë të njëjtët persona që u përpoqën të më bënin presion derisa unë drejtoja Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, thotë prokurorja Vilma Ruskovska, në një intervistë për A1on, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas saj, rastet që kanë çuar deri në pezullimin e saj, e më pas në shkarkimin e saj, janë ato që ajo ka hapur ndaj zyrtarëve të pushtetit aktual. Sipas ish-drejtueses së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sipas informacioneve që ka marrë,…

Lexo më Shumë

Nga dhjetori në RMV, në periudhën nga ora 13:00 deri në 15:00, do të fillojë tarifa e lirë ditore për energjinë elektrike, tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE), Marko Bislimoski, transmeton Portalb.mk. Përveç kësaj periudhe të ditës, Bislimoski tha se tarifa e lirë do të vazhdojë të vlejë edhe për orët e natës, që nga ora 22:00 deri në ora 07:00 të mëngjesit. Tarifa e lirë ditore po rikthehet pasi që u hoq më 1 janar 2022, kur kishte rritje të çmimit të energjisë elektrike. Sipas Bislimoskit, kriza…

Lexo më Shumë

Në 04.10.2023 në ora 13:00 në Gostivar, një oficer policie në SPB Tetovë Departamenti për punët e brendshme në Gostivar ka privuar nga liria M.P.(35) nga Republika e Shqipërisë. – Advertisements – Gjatë bastisjes të kryer me urdhër të gjykatës në banesën ku ka banuar me qira në Gostivar, është gjetur dhe është marr marihuanë, fara prej marihuanës dhe shiringë lëng ngjyrë kafe. Ai është ndalur në Stacionin Policor Gostivar dhe pas zbardhjes së rastit dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet raporti përkatës.

Lexo më Shumë

MPB njofton se ka parashtruar kallëzim penal ndaj 50-vjeçarit A.S. nga fshati Llaskarcë i Sarajit për shkak se i njëjti pas një kundërvajtje në trafik, ka tentuar ta korruptojë policin me 1000 denarë, shkruan TV21. Nga MPB thonë se kallëzimi penal është bërë nën dyshimin për shkelje të nenit 358 të Kodit Penal. “Me datën 01.08.2023, pasi zyrtarët policorë kanë konstatuar kundërvajtje në komunikacion dhe e kanë njoftuar se do të përpilohet urdhërpagesë për kundërvajtje, i akuzuari ka nxjerrë dhe ka hedhur 1.000 denarë në karrigen e pasagjerit të automjetit zyrtar që të mos shkruhej urdhri”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Kancelari gjerman Olaf Scholz mendon se është momenti për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëdimor me BE-në dhe ftoi Maqedoninë e Veriut të sjell vendimet e nevojshme për rrugën drejt BE-së. “Tani është koha e vendeve të Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e Bashkimit Evropian. Ne si BE e morëm këtë detyrim në Selanik para 20 viteve”, tha Scholz në konferencën e përbashkët me kryeministrin bullgar Nikollai Denkov në Berlin. I pyetur nëse në takimin me Denkov kanë folur për Maqedoninë e Veriut dhe nëse ka angazhim shtesë nga Sofja në këtë temë, Scholz nuk u përgjigj në mënyrë të…

Lexo më Shumë

Vjedhës veturash, i akuzuar si kidnapues i një biznesmeni nga Shkupi, i pasuruar nga kontrabanda, i lidhur edhe me grupe kriminale shqiptare, përfitues tenderësh në veri, por edhe në autostradën Prishtinë-Tiranë, njeri i besueshëm i Beogradit për ngritjen e barrikadave, pronar i restorantit Grej në Mitrovicë, i një firme në Bullgari dhe i disa firmave në Serbi, i sanksionuar nga SHBA-të. Në vijim disa dëshmi të hulumtuara nga revista serbe “NIN” mbi veprimtarinë e Millan Radoiçiqit. Dhe një analizë mbi atë se me cilët politikanë shqiptarë punoi Beogradi për ndarjen e Kosovës. ■ Millan Radoiçiq u lind më 21 shkurt…

Lexo më Shumë