Author: Hamdi Kumanova

VMRO-ja i bëri thirrje qeverisë që urgjentisht të korrigjojë listën e produkteve me TVSH të rritur. Sipas opozitës, të gjitha produktet që janë pjesë e përdorimit të përditshëm duhet të kthehen në 5%. VMRO-ja akuzoi qeverinë e BDI-së dhe LSDM-së se me masa të këtilla po dëmton qytetarët dhe ekonominë. Kjo parti prezantoi një sërë produktesh ushqimore që i nënshtrohen TVSH-së edhe pse të njejta gjenden në listës e ngrirjes së çmimeve deri më 30 nëntor. “Në listën e produkteve që nga sot do të kenë TVSH-në 10% në vend të 5% janë edhe produktet ushqimore, çmimet e të cilave…

Lexo më Shumë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM), gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski sot ndodhet për vizitë zyrtare në Forcat e Armatosura të Serbisë. Në kuadër të vizitës ai do të qëndrojnë Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, ku do të ketë takim me kolegun e tij serb, gjeneralin Milan Mojsiloviq. Sipas njoftimit, nismat rajonale do të diskutohen si platforma për forcimin dhe ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së rajonit si prioritet, që arrihet përmes dialogut të hapur dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. “Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Serbia marrin pjesë në iniciativat rajonale SEDM, Forcat…

Lexo më Shumë

Politikanët në Maqedoninë e Veriut nuk i ndahen luksit duke qenë të kujdesshëm për veshmbathjet, të cilat janë kryesisht marka të njohura, përcjell INA. Ish-lideri i LSDM-së dhe ish-kryeministri Zoran Zaev dy ditë më parë postoi në rrjetet sociale një fotografi me ish-kryeministrin grek, Alexis Tsipras, ku ranë në sy atletet që i kishte mbathur. Sipas të dhënave nëpër faqet e shitjeve online atletet e tij kushtojnë 849 euro. Por, pas reagimeve për Zaevit, në të njejtën ditë është shpërndarë edhe një foto e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, e bërë disa muaj më parë, në të cilën ai shihet…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytiqi vlerëson se lista e produkteve në ligjin e TVSH është lexuar gabim, sepse, siç thotë ai vendimi ka dy pjesë, pjesa e parë janë produktet që bien nën tarifën preferenciale tatimore prej 5 %. “Aty përkufizohet, ndryshe nga përkufizimi i mëparshëm në Ligj me detajet se cilat produkte janë nën normën tatimore preferenciale prej 5 %. Më tej në faqen 46 të vendimit thuhet se norma preferenciale e TVSH zbatohet për shitëblerjen e shërbimeve të mëposhtme. Janë gjithsej 358 produkte ose tarifa doganore me produkte të caktuara që janë nën normën e re prej…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE i dha monopol një kompanie për të organizuar lojëra fati për 15 vjet, tani shteti me 51% do t’i kontrollojë tri kompanitë për lojërat e fatit online dhe paratë nga taksat do të akumulohen në buxhetin e shtetit në vend që të shkojnë në ndonjë llogaritë jashtë vendit”, tha zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive – Artan Grubi në intervistë për TV Kanal5, transmeton Top24. Ai në intervistë ka përgënjeshtruar akuzat e opozitës se janë paguar penale për kompaninë që ndërton projektin më të madh në vend, Korridorin 8 dhe 10D.

Lexo më Shumë

Drejtor i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka bërë me dije se sulmi terrorist në Banjskë kishte për qëllim nxitjen e një kryengritje në veri të Kosovës. Ai ka treguar se kryengritje do të bëhej sipas stilit rus për aneksimin e Krimesë. Peci ka vlerësuar se në këtë mënyrë do të aneksohej. closevolume_off “Padyshim nxitja e një kryengritjeje përmes stilit tanimë të sprovuar të viteve të 90-ta në Kroaci dhe atij rus në aneksimin e Krimesë, dhe për ta shndërruar KFOR-in de fakto nga një mision të zbatimit të paqes në atë të paqeruajtës, të ngjashëm me UNPROFOR-in në Bosnjë dhe…

Lexo më Shumë

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh. Sipas tij nga 1 janari i vitit të ardhshëm Bashkimi Evropian është gati të për të pritur shtetet e reja të Ballkanit Perëndimor. “Nuk ka një shenjë më të mirë dhe më të qartë se Shqipëria po bëhet shtet anëtar i BE-së sesa sjellja e kolegjit të Evropës në Tiranë. Nëse shikojmë historinë e Evropës Qendrore dhe Lindore, për shembull Natolini u krijua në vitin 1992, pra dy vjet pas rënies së murit të Berlinit, pas rënies së perdes së hekurt, kështu që…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria një të mitur i cili dyshohet për vjedhje të rëndë në një objekt hotelierik. Policia punon në zbardhjen e rastit. “Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (05-tetor) në ora 18:00 kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova për shkak të dyshimit se ka kryer vjedhje të rëndë në një objekt hotelierik në rrugën “Iliria” në Tetovë. Një pjesë e produkteve të vjedhura i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit A.S.(34) nga Tetova dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të miturit…

Lexo më Shumë

Të rinjtë nga Maqedonia të lindur në vitin 2005 do të kenë mundësinë të udhëtojnë nëpër Evropë me tren falas nga 1 marsi 2024 deri më 31 maj 2025, transmeton Portalb.mk. Bashkimi Evropian ndan 38 mijë bileta treni si pjesë e re e programit të udhëtimit të quajtur “DiscoverEU”, ku përveç vendeve anëtare të BE-së mund të marrin pjesë edhe të rinj nga vendi ynë, si dhe Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia, Turqia dhe Serbia. Për të marrë bileta falas, ata që aplikojnë do të duhet të demonstrojnë njohuritë e tyre duke iu përgjigjur një kuizi të shkurtër. Fituesit do të kenë mundësinë të udhëtojnë nëpër Evropë…

Lexo më Shumë

NTP “Shkup” nuk ka marrë subvencione të reja nga buxheti i Qytetit të Shkupit. Në mbledhjen e djeshme këshilltarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit nuk e kanë votuar kërkesën e kryetares Danela Arsovska për ndarjen e 1,8 milionë eurove të reja për ndërmarrjen që transporti publik të funksionojë pa probleme, transmeton Portalb.mk. Në këtë seancë nuk ishin të pranishëm as kryetarja Arsovska dhe drejtori i ndërmarrjes Kërste Petrevski, kështu që këshilltarët, si shumë herë më parë, thanë se nuk mund të votojnë për një pikë kur nuk marrin informacion. “Ky Këshill në disa raste ka kërkuar informacion nga ndërmarrja…

Lexo më Shumë

Bllokadë në hyrje dhe dalje të Negotinës nga Gjevgjelia kanë vendosur sot pensionistët me një protestë paqësore dhe duke kërkuar standard më të lartë. Reklama “Kërkojmë rritje lineare të pensioneve për pesë mijë denarë, pensioni minimal të jetë 18 mijë denarë. Kërkojmë të drejta më të mëdha dhe një jetë më dinjitoze”, thanë pensionistët në protestë. Trafiku në vend rregullohet nga policia dhe automjetet devijohen në rrugë alternative të qytetit. Atyre u janë lënë rastet urgjente dhe ata që nuk presin, shkojnë në Shkup dhe Gjevgjeli përmes Kavadarit. Bllokada zgjat deri në orën dhjetë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 60-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë nga neni 144 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal. Më 4 tetor, i dyshuari ka dalë me motoçikletë para shtëpisë së kryetarit të Komunës së Karposhit dhe familjes së tij dhe pa arsye fillimisht ka filluar ta ofendojë me zë të lartë, e më pas verbalisht ta kërcënojë se do ta vrasë dhe do t’i shkatërrojë jetën. Vazhdoi kërcënimet edhe ndaj një fqinjiu që ndodhej aty pranë. Të njëjtën…

Lexo më Shumë