Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër një personi të moshës 81 vjeçare, i dyshuar për akte të tjera seksuale ndaj një fëmije nën moshën 15 vjeç. I dyshuari ka shfrytëzuar rastin në të cilin një vajzë 9-vjeçare i ka kërkuar një nderë si fqinj, duke e thirrur në shtëpinë në Kisella Vodë dhe aty ai e ka prekur. Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit, duke pasur parasysh se në rastin konkret ekziston rreziku i…
Author: Hamdi Kumanova
Takim liderësh për t’i ndryshuar njerëzit nëpër institucione nuk do të ketë. Kjo ishte përgjigja e kreut të Qeverisë ndaj kërkesës së liderit të opozitës maqedonase, Hrisjan Mickoski i cili ditë më parë kërkoi takim liderësh për të dakorduar datën e përbashkët të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, shkruan Alsat. Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se opozita akoma i ka të hapura dy parakushtet: ndryshimet kushtetuese tani dhe zgjedhje të parakohshme, ose shumicë e zgjeruar me ndarje të pushtetit 50-50 me opozitën. “Të hënën t’i votojmë ndryshimet kushtetuese, të njëjtën ditë do ta shpërndajmë Kuvendit dhe do të shkojmë në zgjedhje. Apo,…
Nëna e viktimës ka shprehur pakënaqësinë ndaj vendimeve të institucioneve të drejtësisë për vrasjen e të birit në qershor të vitit 2021. Në qershor të vitit 2021, në qytetin e Klinës kishte ndodhur një vrasje. V.B u vra nga një person me inicialet F.D. Dy vjet më vonë, kur institucionet e drejtësisë në shkallën e parë shpallen verdiktin për rastin, nëna e viktimës ka shprehur pakënaqësi. M.B e ka quajtur “lojë” trajtimin e rastit të tyre nga Gjykata e Pejës dhe ka thënë se do ta dërgojë rastin e tyre në Gjykatën e Apelit dhe gjykatat tjera. “Dënimin më të…
Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit burg ish-kryebashkiakun e Fushë Arrëzit, Fran Tuci që e gjeti fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Gjithashtu, gjykata gjeti fajtor për shkatërrim të pronës fadromistin, Durim Margjekaj dhe e dënoi atë me kusht që të paraqitet në shërbimin e provës. Dhe administratorin e njësisë Iballë, Ndoc Marku, i cili u dënua po ashtu me kusht për “Shpërdorim detyre”. Sipas SPAK, kryebashkiaku lejoi ndërtimin e një rrugë rurale, duke i shkaktuar një dëm natyror që kap vlerën e 234 mln lekëve ose 2 mln euro.
Republika e Maqedonisë së Veriut ka ruajtur vlerësimin e kreditit “BB+” me një perspektivë të qëndrueshme, gjë që konfirmohet në raportin e fundit të agjencisë së vlerësimit të kredisë “Fitch”. Reklama Ruajtja e vlerësimit të kredisë është rezultat i zbatimit të politikave makroekonomike dhe financiare të hartuara siç duhet, të besueshme dhe koherente, në përputhje me kursin fiks të këmbimit të ruajtur gjatë. Rezultati është veçanërisht domethënës, duke pasur parasysh mjedisin global dhe faktorët e pafavorshëm, si recesioni teknik në RF Gjermani dhe lufta e zgjatur në Ukrainë. Nga “Fitch” presin një ulje të deficitit buxhetor në 4.5% të PBB-së…
Më 12 Tetor, kombëtarja kuqezi do të ketë ndoshta përballjen më të fortë të grupit në këtë fazë kualifikuesesh për Euro2024. Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka zhvilluar këtë të shtunë një konferencë për shtyp ku i është përgjigjur interesit të medias. Trajneri u shpreh se ka besim tek lista që ka grumbulluar për këtë ndeshje. “Në listë kemi 25 lojtarë. Besoj se janë të mjaftueshëm për ta përballuar. Me këtë listë që kemi bërë jemi gati dhe nuk kemi probleme”, tha ai. Po ashtu thotë se është herët për të bërë llogari teksa vlerëson maksimalisht Çekinë.
Detaje të reaj janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku Brian Spahiu vetëm 3 vjeç humbi jetën tre ditë pasi mori shërbim dentar. Sipas ekspertizës paraprake, siç shihet edhe në dokumentin e siguruar nga Euronews, shkaku i vdekjes është cilësuar si “Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura më parë”. kartela e vdekjes Mësohet se më 28 shtator, familjarët kishin dërguar fëmijën tek klinika private për të bërë trajtim të dhëmbëve dhe pastrim nga gurëzat, për shkak të dhimbjes muajt e fundit. Pasi iu bë grafi, prindërve iu tha se duhej proceduar në 14 dhëmbë. Mjekja dentiste që u mor…
Moskovitët vendosin lule për viktimat e sulmeve me raketa ruse në rajonin Kharkiv të Ukrainës, dy ditë pas sulmeve të ashpra që vranë dhe plagosën dhjetëra civilë. Pothuajse të gjitha lulet e verdha dhe blu janë shitur, njoftoi të premten portali i pavarur në internet Astra. Madje, shumë buqeta me lule janë vendosur në statujën e poetes ukrainase Lesya Ukrainka. Megjithatë, autoritetet komunale thuhet se po i heqin lulet. Të enjten dhe të premten, dhjetëra civilë u vranë dhe u plagosën në sulmet e ashpra ruse. closevolume_off Një djalë 10-vjeçar dhe gjyshja e tij u vranë të premten në mëngjes…
Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Ukraina nuk mund të mbijetonte për më shumë se një javë pa mbështetjen ushtarake dhe financiare perëndimore. Duke folur në një takim të Klubit të Diskutimit Valdai, institut me bazë në Moskë, në vendpushimin e Detit të Zi të Socchit, Putin tha se Ukraina po mbështetet falë donacioneve shumëmilionëshe që vijnë çdo muaj. “Nëse thjesht ndalet, gjithçka do të vdesë brenda një jave. E njëjta gjë vlen edhe për sistemin e mbrojtjes. Vetëm imagjinoni nëse ndihmat ndalojnë nesër. Ata do të jetojnë vetëm një javë kur t’i mbarojnë municionet”, tha lideri rus. Putin theksoi…
Një tërmet me magnitudë 6.2 ka tronditur Afganistanin. Sipas Institutit Amerikan gjeozizmik (USGS) tërmeti ka ndodhur 55 km në veri-lindje të Zindah Jan. Goditja kryesore, e cila e kishte epiqendrën 40 kilometra nga qyteti i Heratit, u pasua nga një tjetër me magnitudë 5.5. Nuk ka ende asnjë lajm për dëme apo viktima. Ai vjen disa ditë pasi një tërmet me magnitudë 4.7 goditi Fayzabad më 3 tetor. Më herët, më 16 shtator, një lëkundje prej 4.3 ballë tronditi qytetin.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë kishte kërkuar nga policia t’ia largoj nga shtëpia bashkëshorten e tij në të kundërtën do shkakton dhunë ndaj saj. Ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin, dhe bashkëshortja e tij është dërguar në spitalin e Psikiatrisë. “Malishevë 06.10.2023-09:10. Ankuesi mashkull kosovar është paraqitur në polici duke kërkuar që policia t’ia largoj nga shtëpia bashkëshorten e tij në të kundërtën do shkakton dhunë ndaj saj. I njëjti me vendim të prokurorit është arrestuar si i dyshuar për kanosje dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima (bashkëshortja e tij) është dërguar në spitalin e Psikiatrisë”,…
Komisioni Evropian kundër racizmit dhe intolerancës (ECRI), konsideron se gjuha e urrejtjes ndërmjet etniteteve në Maqedoninë e Veriut është prezente, sidomos ndërmjet dy etniteteve më të mëdha në vend, maqedonasve dhe shqiptarëve, por këtu nuk përjashtohen as romët dhe bullgarët. Reklama Megjithatë, edhe përskaj gjuhës së urrejtjes që ushtrojnë dy etnitetet ndaj njëri-tjetrit, KE-ja vlerëson se situata nuk ka rezultuar në ndonjë nivel të konsiderueshëm të urrejtes dhe intolerancës fetare, por se nuk duhet lënë pa i kushtuar vëmendje. ECRI rekomandon që autoritetet përkatëse të marrin seriozisht dhunën e motivuar nga urrejtja ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve etnikë dhe të përgjigjen…

