Pasi Rusia filloi sulmin në Ukrainë dhe shpalli mobilizimin, qindra mijëra njerëz u larguan nga Rusia në vitin 2022. Por disa janë kthyer. Si e shohin ata të ardhmen? Pas fillimit të luftës të Rusisë kundër Ukrainës, më 24 shkurt 2022, Kira u nis fillimisht për në Gjeorgji dhe më pas për në Izrael. Anna, gjithashtu ruse, u nis në Armeni në të njëjtën kohë. Yuri u largua nga Rusia në vjeshtën e vitit 2022. Pasi presidenti Vladimir Putin shpalli mobilizimin në Rusi, ai u nis me shpejtësi për në Kazakistan. Të gjithë këta të intervistuar në DW dënojnë luftën…
Author: Hamdi Kumanova
Në Bavari, CSU mbetet forca më e madhe politike, por ajo arriti rezultatin më të keq që nga viti 1950. AfD shënoi rritjen më të madhe. CSU (Unioni krisitiansocial) i kryeministrit Markus Söder fitoi zgjedhjet në Bavari me një diferencë të qartë – por njëkohësisht shënoi një rezultat historikisht të dobët. Votuesit e Lirë (FW) me kandidatin kryesor Hubert Aiwanger, nga ana tjetër fituan shumë vota. Prandaj, të dyja palët mund të vazhdojnë aleancën e tyre qeveritare siç synohet. Një fitim të madh të votave ka shënuar partia e djathtë Alternativa për Gjermani (AfD), ndërsa të Gjelbrit kanë humbur pak.…
Ministria e Evropës dhe e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar përpjekje të suksesshme evakuimi për qytetarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria në mes të shpalljes së gjendjes lufte në Izrael. Një aeroplan special i “Air Albania”, me 40 pasagjerë, u ul në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”. Ministri Igli Hassani përshëndeti personalisht pasagjerët, duke theksuar përpjekjet e bashkëpunimit mes ministrive dhe Ambasadës Shqiptare në Izrael. Reklama Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut njofton se për shkak të përkeqësimit të sigurisë në Izrael, shumë qytetarë kanë kërkuar ndihmë për evakuim. Nëntë turistë nga…
4 menaxherë janë nën hetim pasi vendosën muzikë të lartë në 3 lokale duke prishur qetësinë publike. Pajisjet që gjenerojnë muzikën u sekuestruan. Njoftimi i policisë: Gjatë kontrolleve, në tre lokale në rrugën “Xhanfize Keko”, në Rrugën e Dajtit, dhe në rrugën “Siri Kodra”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për katër punonjësit e lokaleve, shtetasit E. S., 25 vjeç, A. T., 40 vjeç, T. K., 23…
Një i moshuar është gjetur i pajetë në bregdetin e Rrjollit. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë arresti kardiak, ndërsa në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. 70-vjeçari, Ymer Habili, mësohet se kishte dalë për peshkim. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë në një intervistë për gazetën gjermane “Welt” se situata në Kosovë është shumë shqetësuese pas ngjarjeve të 24 shtatorit në fshatin Banjskë të Zveçanit, teksa ka garantuar se Forcat e NATO-s në Kosovë do ta ruajnë paqen në rajon. “Situata në Kosovë është shkak për shqetësim të madh”, tha Stoltenberg disa ditë para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel. “Dua të them shumë qartë: trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet”, ka theksuar…
Lamine Yamal është bërë golashënuesi më i ri në historinë e La Liga duke shënuar ndaj Granada në barazimin 2-2. Yamal shënoi golin e parë për Barcelonën kur katalanasit ishin në disavantazhin 2-0. Në moshën 16-vjeçare e 87 ditë, spanjolli regjistron emrin e tij në librin e rekordeve të kampionatit spanjoll. closevolume_off I lindur në vitin 2007, transmeton abcnews, Yamal është një nga taletet më premtues në futbollin europian, madje performanca e tij befasuese ka bërë për vete Xavin, kështu që tekniku spanjoll ka filluar ta aktivizojë në çdo ndeshje të mundshme.
Disa ditë më parë fermeri Alban Cakalli ka bërë një hartë shumë të veçantë ku tregon për zonat e Shqipërisë ku rriten më shumë perime apo fruta të caktuara. Nuk mbetet pas as blegtoria, e cila po ashtu është e përfshirë në këtë hartë. Harta ka pasur shumë impakt, është shpërndarë shumë në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë komente dhe sugjerime nga qytetarë që jetojnë në zona të ndryshme të vendit. Në një intervistë për emisionin GoogMorning Albanians në Euronews Albania ai ngriti shqetësimin se në vend nuk po kultivohet më fasulja, një nga ushqimet e rëndësishme në familjet…
Kosova ishte trazuar nga lajmi se një punëtor i Thesarit të Kosovës dyshohet se përmes katër transaksioneve të ndryshme, ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove të buxhetit në llogari të një kompanie private, LDA Group Shpk. Në aktakuzë theksohej se më 9 tetor të vitit 2020, Kadri Shala, si person përgjegjës i kompanisë “LDA GROUP SHPK” i ka mundësuar Labinot Grudës, zyrtar në Ministrinë e Financave, që paratë nga Thesari i Shtetit në vlerë të 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove e 90 centë të transferohen në të njëjtën kompani në mënyrë të kundërligjshme. Gjykata e…
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka komentuar situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike, ku në seancën e së enjtes pati një përplasje të ashpër mes Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit. Teksa ishte e ftuar këtë fundjavë në një studio televizive, Tabaku theksoi se është distancuar nga këto beteja mes veti në sytë e publikut dhe këtë u ka kërkuar dhe deputetëve të tjerë, që në Kuvend të bëjnë opozitë. “Ka kolegë të tjerë që jemi duke e bërë dhe njerëzit kanë nevojë që të dëgjojnë se ca ndodh sot me pensionet, me inflacionin, rritjen e çmimeve. Pati disa kolegë që bënë…
Një 14-vjeçar i cili ka marrë plagë të rënda në kokë pas një konflikti me disa bashkëmoshatarë është transportuar drejt spitalit të Traumës në kryeqytet për ndihmë më të specializuar mjekësore. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 12, në Korçë ku sipas policisë ishte një konflikt i çastit me disa bashkëmoshatarë të tjerë, të cilët kanë goditur 14-vjeçarin me sende të forta. Pasi ka marrë mjekim në spitalin e Korçës, adoleshenti është transportuar drejt Tiranës në gjendje të rënduar. Sakaq, policia e Korçës ka shoqëruar disa persona të cilët janë marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen, ndërsa grupi hetimor po…
Gjatë kësaj të diele Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Facebook ka shfaqur prova të reja nga sulmi në Banjskë. Sveçla, tregoi se e kanë gjetur veturën si dhe dokumente identifikuese të Milorad Jevtiç, i dyshuar si pjesëmarrës në sulmin terrorist, madje i dyshuar edhe për sulmet kundër Kforit, gjatë protestave në veri të vendit. Sveçla tha se Jevtiç e kishte shoqëruar djalin e Aleksandër Vuçiqit, Danilon, në 4 nga 5 vizitat e tij të fundit në Kosovë. close volume_off Gërvalla e shpërndan njoftimin e Sveçlës për përfshirjen e bashkëpunëtorit të djalit të Vuçiq në Banjskë Rtv Dukagjini…

