Author: Hamdi Kumanova

Shoqatat për rregullimin e lojërave të fatit dhe bastoreve sportive protestuan para Kuvendit për të mos lejuar procedimin e propozim-Ligjit për Lojërat e Fatit. Sipas tyre, Qeveria me këtë zgjidhje ligjore po largon nga puna të paktën 10 mijë punonjës dhe po dëmton buxhetin e shtetit me miliona euro në bazë vjetore. “Është jo racionale që të shtyhen me forcë ndryshimet të cilat parashikojnë mbylljen e klubeve dhe bastoreve sportive dhe me këtë largojnë nga puna 10 mijë qytetarë. Qeveria do të humb të paktën 280 milion euro të ardhura vjetore në buxhetin e shtetit. Dëmtohet garancia ligjore dhe me…

Lexo më Shumë

Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA ka bërë një analizë të gjendjes financiare të Postës së RMV-së si dhe tregut postar në Maqedoninë e Veriut nga viti 2015 deri në vitin 2022. Analiza e Institutit IDEA tregon që Posta e Maqedonisë së Veriut viteve të fundit ka shënuar humbje të thella të cilat janë pasojë e zvogëlimit konstant të të hyrave dhe rritjes së vazhdueshme të shpenzimeve. Në 5 vitet e fundit Posta ka shënuar gjithsej 15,006,734 euro humbje, të cilat vetëm në vitin e fundit (2022) janë rritur për 34.07%. Nga aspekti i të hyrave janë dy…

Lexo më Shumë

Niveli i inflacionit në muajin shtator 2023 vijon të ulet  6.6%, (nga 8.3% në muajin gusht) dhe është trefishuar në krahasim me cakun e krizës në muajin tetor prej 19.8%, shkroi sot ministri i Financave Fatmir Besimi në një postim në “Fejsbuk”. Në postim, besimi njofton se së shpejti do të publikohet pakoja e re e masave antikrizë. “Masat e Qeverisë për përballimin e inflacionit vlerësohen deri më tani në mbi 700 milionë euro dhe së shpejti do të shpallet pakoja e re e masave antikrizë për përkrahjen e kategorive të ndjeshme të qytetarëve dhe kompanive.  Angazhimi ynë është që…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetik i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,97% në raport me vendimin e datës 6.10.2023, shkruan Telegrafi Maqedoni. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 3,00 denarë/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,886 den/kg dhe tani do të jetë 45,087 den/kg. Nga mesnata…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot mbajti fjalim para rreth 500 përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, përfitues të mbështetjes nga Qeveria, për investime të reja, përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve. Në fjalimin e tij, Kryeministri iu referua rëndësisë së investimeve të reja në kushtet e krizës më të madhe ekonomike-energjetike dhe të inflacionit në botë. Ai nënvizoi se edhe në kushtet e krizës buxheti është i qëndrueshëm, vendet e punës janë ruajtur, likuiditeti i kompanive është ruajtur dhe mbështetja e shtetit nuk ka munguar. Pagat po rriten, papunësia po ulet, po rriten edhe investimet. Kryeministri Kovaçevski theksoi se e gjithë…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i kostos së jetesës në shtator 2023, krahasuar me muajin paraprak, është 99.9, ndërsa indeksi i çmimeve me pakicë është 99.0. Ulje e indekseve të kostos së jetesës në shtator 2023, krahasuar me një muaj më parë, është vërejtur te frutat e freskëta me 2,7%, vaji me 1,7%, perimet e freskëta përveç patateve dhe frutave të tjera me rrënjë 1.3% dhe qumështi me 0.4%. “Gjithashtu, ulje e indekseve të kostos së jetesës është vërejtur në transportin ajror të pasagjerëve me 34.8%, aranzhimet turistike me 7.1%, produktet shtëpiake – jo të qëndrueshme…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit Anti-korrupsion, Biljana Ivanovska njoftoi se fushata “Bëhuni heronj të ndershmërisë” ka mbërritur në shkollën e pestë, nga gjithsej 13 shkolla ku duhet të promovohet. Sipas saj fushata do të vijojë edhe në 8 shkolla jashtë qytetit të Shkupit, me qëllim që të luftohen padrejtësitë gjatë notimit të nxënësve. “Më së shpeshti, prindërit intervenojnë që të përmirësohen notat, thonë se kanë presion nga prindërit që gjithmonë të jenë të shkëlqyeshëm e kështu me radhë, për këtë vlerësojmë se është shumë me rëndësi të dinë ta ndërtojnë vlera në vetvete, të mos mësojnë për nota, por për dituri dhe…

Lexo më Shumë

Në fillim të muajit tetor të vitit 2023, agjencia “STRATUM R & D” për javoren Fokus ka realizuar një anketë përmes telefonit me 1200 të anketuar, transmeton Almakos. Në pajtim me rezultatet e anketës, ndarjet e brendshme në VMRO-DPMNE mund të shihen edhe te perceptimi i votuesve gjegjësisht ndikojnë direkt te perceptimi i qytetarëve. Në pyetjen “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, për cilën parti politike do të votoni” për VMRO-DPMNE e udhëhequr nga Hristijan Mickovski kanë votuar 10.1 %, përderisa për partinë e re nga VMRO-DPMNE-ja e udhëhequr nga Nikolla Gruevski janë deklaruar 9.2 % të anketuar. Për LSDM-në…

Lexo më Shumë

Thirrje për protestë të re sot në orën 18:00 para Qeverisë së Maqedonisë për skandalin “Onkologjia”, dërgoi platforma Përgjegjësi, e cila ka marrë përsipër gjithë organizimin e protestave që nga protesta e fundit, transmeton Portalb.mk. “Prej javës së kaluar kemi marrë mbështetje edhe nga pacientët onkologjikë që prej disa kohësh protestojnë para PThP-së. Deri më 1 nëntor mbetemi me protesta çdo të hënë në orën 18.00 para Qeverisë së Maqedonisë, e pas 1 nëntorit, në konsultim me pacientët onkologjikë, do të dalim me deklaratë se si do të vazhdojmë me protestat. Sot, 9 tetor 2023, ne organizatorët nuk do t’i…

Lexo më Shumë

Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari u arrestuan dje, më 5 tetor 2023, në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të fletarrestimeve, urdhrave për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar të lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Januzi dhe Bahtjari u transferuan në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës sot, më 6 tetor 2023. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kreu arrestimin me ndihmën e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Sipas Ligjit mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia e…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale njofton se 11 tetori është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Kjo pasi vendoset me Ligjin për festa. “Sipas Ligjit për festa në RMV, 11 tetori 2023, e mërkurë, Dita e Kryengritje Popullore, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut,”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Lexo më Shumë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të hënë në Golem të Lushnjes. Gazetarja Anila Sefa ka mësuar se viktima është Veri Deliu, rreth 70 vjeç. Ai u përplas nga një makinë teksa lëvizte me biçikletë. Policia thotë se në lidhje me këtë ngjarje ka shoqëruar në komisariat një 26-vjeçare. Ajo ishte në drejtimin e makinës në momentin e aksidentit. Deri më tani nuk dihen rrethanat e plota të kësaj ngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al

Lexo më Shumë