Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, sot realizoi takim me zv.ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Evgen Perebinis, i cili qëndron për vizitë zyrtare në RMV. Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, Petrovska shprehu mbështetje të fortë për pavarësinë dhe sovranitetin e Ukrainës. “E dënuam agresionin rus ndaj Ukrainës që nga vetë fillimi, ndërsa mbështetja jonë nuk është vetëm politike, por mund të shihet edhe në vepër. Në disa raste Maqedonia e Veriut ka dhuruar ndihmë humanitare dhe ushtarake për Ukrainën e cila ka të drejtë të plotë të mbrohet nga agresioni i paprovokuar rus”, ka thënë ministrja. Petrovska ka theksuar…
Author: Hamdi Kumanova
Lypsaria e fëmijëve është një dukuri që nuk mund të çrrënjoset për një ditë, megjithatë e ulim praninë e fëmijëve në rrugë të paktën në udhëkryqe, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska duke u përgjigjur sot në pyetjen e gazetarëve. “Kemi protokoll për veprim ndërsektorial, gjegjësisht për veprimin e qendrave për punë sociale, me ministrin e Punëve të Brendshme. Besoj se kolegët nga qendrat për punë sociale, ekipet ndërhyrëse janë vazhdimisht në terren”, tha Trençevska në përgjigje të pyetjes së një gazetari pas promovimit të Protokollit për veprim me fëmijët me diabet në shkolla dhe kopshte, në…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka ndërmarr masa disiplinore ndaj zyrtarit policor A.S për shkak publikimeve të tij në rrjetin social facebook, ku ka shprehur mbështetje për Hamasin, raporton SHENJA. “MPB e njofton opinionin se Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale po vepron pas rastit me zyrtarin policor A.S dhe publikimet e tij në rrjetin social facebook në lidhje me sulet e Hamasit mbi Izraelin dhe kundër tij do të iniciohet procedurë disiplinore, gjegjësisht do të ketë sanksione adekuate. Qëndrimi i MPB-së dhe Qeverisë është i qartë dhe preciz. Fuqishëm i dënojmë sulet…
Të dhënat nga hulumtimi i bërë nga Klinika Universitare për Psikiatri që kanë bërë në Maqedoni tregojnë se një e treta e nënave vuajnë nga simptomat e depresionit gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, ndërsa 28 për qind e tyre përjetojnë ankth. Ky hulumtim është bërë në periudhën pas pandemisë Covid-19, dhe është prezantuar nga Dr. Stefanija Mitrovska, gjatë manifestimit të organizuar me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor – 10 Tetori. Ajo thotë se ngritja e vetëdijes së opinionit të gjerë dhe profesionistëve për këto vështirësi me të cilat ballafaqohen gratë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes, është me interes…
Ministria e Punëve të Jashtme njofton se nëpërmjet kanaleve të ndryshme të transportit, edhe dhjetë shtetas tjerë janë larguar nga Izraeli, respektivisht: katër me avion për në Athinë, pesë për në Podgoricë dhe një person me fluturim për në Stamboll; së bashku me ata që e kanë bërë më parë këtë, numri i përgjithshëm për dy ditët e fundit ka kaluar 30 shtetas tanë që janë larguar nga Izraeli. Nga MPJ thonë se ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, në koordinim të ngushtë me shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, punon në mënyrë aktive për…
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri në Klan Debat deklaroi se në MASH po disktuohet për një mënyrë të re të financimit të arsimit fillor e ndikuar edhe nga numri i vogël i nxënësve. Shaqiri përmendi edhe procesit e optimizimit dhe debatit që mund të hapet nga ky proces.“Kur përmendet ky optimizim, çdoherë është diskutimi se sa mësues do të mbesin pa punë”, shtoi Shaqiri.Sipas tij, prindërit nuk ikin vetëm shkaku i kushteve të rënda në shkollat ku mësojnë fëmijët e tyre sepse sipas tij ka mjaft qytetarë që ikin edhe nga zonat apo vendet ku kanë shkolla shumë të zhvilluara.“Ju…
Ka filluar mbledhja e Komisionit Anketues për rastin në Onkologji ku do të dëgjohen dëshmitarët dhe ekspertët si dhe do të shqyrtohen aktet dhe dokumentet që lidhen me skandalin në Klinikën Universitare. Ashtu si dje paralajmëroi kryetarja e Komisionit Anketues për rastin në Onkologji, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Rashella Mirzahi, deklaroi se të paët në seancë do të flasin ish ministri i shëndetësisë Bekim Sali dhe pas tij ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski. Mirzahi theksoi se si parti politike kanë sjell 44 dëshmitar që do të duhet të dëshmojnë në lidhje me rastin në Onkologji.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot zhvilloi takim me përfaqësues të Sindikatës së Shëndetësisë me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë dhe Sindikatës së Punëtorëve të Shëndetësisë për rritje të re të pagave të personelit mjekësor në shëndetësinë publike. Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për përcaktimin e pagës më të ulët për punonjësit e shëndetësisë dhe do të funksionalizohet rritja prej 10 për qind për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, e paraparë me marrëveshjen e përgjithshme kolektive. “Kjo është rritja e dytë e pagave për punonjësit e shëndetësisë këtë vit. Angazhimi ynë është që…
Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi dje në TV21 i pyetur nëse Qeveria mund të bëjë pazare për vota në këmbim të kthimit të Nikolla Gruevskit, ai tha se është i gatshëm që në të mirën e shtetit të pajtohet për kushtet e vendosura për të. “Unë jam i pari që ulem dhe bisedoj për pajtim, nëse rezultati i atij pajtimi mund të sjellë një të ardhme më të qartë për vendin dhe gjeneratat e ardhshme që duhet të jetojnë këtu”, tha Bytyqi dhe sqaroi se është përfshirë edhe kthimi i Gruevskit për të cilën ai tha se “pajtimi nuk do…
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë me ngjashmëri, të një shtetasi nga Serbia, pas verifikimeve të thelluara nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Interpolin, vihet në pranga 45-vjeçari nga Maqedonia e Veriut. 45-vjeçari, i shpallur në kërkim nga autoritetet e RMV-së, për vrasje. Krahas angazhimit të përditshëm për të ofruar shërbim cilësor për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit kanë intensifikuar kontrollet dhe verifikimet, me qëllim ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo PKK. Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Policisë…
Në dhjetë ditët e ardhshme do të vendosen të jenë të hapura dhjetë vende pune për të nxjerrjen e dokumentit personal, qytetarët do të mund të paraqiten edhe pa u paraqitur për termin, deklaroi dje Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Vendet e reja do të jenë të vendosura në Shkup. Ai tha, kjo bëhet me qëllim që arrihet afati i caktuar për ndryshimin e të gjithë dokumentet personale në të cilën do të vendoset një emër i ri i emri kushtetues i shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut. “Deri tani sipas evidentimin tonë rreth 1 milion qytetarë kanë…
Shkupi është kryeqyteti më i lirë evropian për “nomadët dixhitalë”, sipas “Norton Finance”. Kryeqyteti maqedonas është përshkruar si një destinacion turistik që ia vlen të vizitohet kryesisht për vendet e tij arkeologjike dhe ushqimin e rrugës. Pandemia kishte ndikim të përhershëm mbi mënyrën se si njerëzit udhëtojnë dhe punojnë, dhe kohën e fundit kjo është bërë mënyrë e jetesës për shumë njerëz, përcjell Telegrafi Maqedoni. Lista e vendeve që ofrojnë viza qëndrimi po rritet, por secili ka kërkesa të ndryshme. Duke analizuar kushte të ndryshme, kompania kreditore “Norton Finance” nga Britania e Madhe realizoi anketë mbi kryeqytetet evropiane më të…

