Rreth 5 kilogramë stoli argjendi dhe bizhuterie janë sekuestruar nga ana e doganierëve në Aeroportin Ndërkombëtarë të Shkupit pasi shtetas të huaj nuk i kanë deklaruar stolitë me çka kanë bërë shkelje të rregullave doganore. Në njërin rast bëhet fjalë për rreth katër kilogramë stoli argjendi dhe bizhuteri ku shtetasi britanik, pronar i një argjentarie, ka tentuar të nxjerrë jashtë vendit, pa i deklaruar mallrat me karakter tregtar te doganierët. Stolitë janë zbuluar gjatë kontrollit të bagazheve të dorës dhe bagazheve shtesë, të cilat u kërkuan nga ana e doganierëve pas kontrollit të kartës së pasagjerit. Në rastin e dytë,…
Author: Hamdi Kumanova
Si fillim nevojiten ndryshime në Ligjin për Media, Ligjin për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta si dhe Kodin Zgjedhor. Ekziston një besim i përgjithshëm se mediat online dhe platformat e rrjeteve sociale në Maqedoninë e Veriut janë burimi kryesor i keqinformimit, gjuhës së urrejtjes dhe shkeljes së standardeve profesionale në gazetari. Kjo “diagnozë” mund të lexohet edhe në raportet e Komisionit Europian. Veç kësaj, vazhdimisht publikohen apele alarmante për të “vendosur rregull” në mediat online, për të miratuar një “ligj për portalet” apo thjesht për t’i shfuqizuar ato. Arsyeja e zhurmës së madhe buron nga fakti…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është intervistuar si pjesë e hetimit ndaj tij për mënyrën e trajtimit të dokumenteve të klasifikuara pasi ishte larguar nga posti i zëvendëspresidentit në vitin 2017, njoftoi Shtëpia e Bardhë të hënën vonë. Presidenti demokrat u intervistua vullnetarisht dhe intervista zgjati mbi dy ditë, duke përfunduar të hënën, tha Ian Sams, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. Biden u intervistua nga prokurori special, Robert Hur. Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, e emëroi Hurin në janar si prokuror special për ta hetuar ruajtjen e papërshtatshme të dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë…
Romelu Lukaku dhe Chelsea kanë bërë një marrëveshje dhe sulmuesi belg mund të shitet me kushte më të arritshme që në verën e ardhshme. Pas një merkatoje të gjatë verore, që solli Lukakun në kryeqytetin italian pas interesimit nga Interi, Juve dhe shumë klube të tjera, “blutë” në fakt kanë arritur një marrëveshje me sulmuesin për t’u transferuar në verë, me çmimin e vendosur prej 37 milionë paund sipas Fabrizio Romano. Në fakt shifra përkon deri më tani me performancën e belgut, ku Romelu ka shënuar 7 gola në 8 ndeshje deri më tani në total me fanellën “giallorossi”.…
Në Parlament sot do të mbahet seanca e Komisionit Anketues për rastin në Onkologji ku do të dëgjohen dëshmitarët dhe ekspertët si dhe do të shqyrtohen aktet dhe dokumentet që lidhen me skandalin në Klinikën Universitare, transmeton Almakos. Ashtu si dje paralajmëroi kryetarja e Komisionit Anketues për rastin në Onkologji, deputetja e VMRO-DPMNE-së, Rashella Mirzahi, deklaroi se të paët në seancë do të flasin ish ministri i shëndetësisë Bekim Sali dhe pas tij ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski. Mirzahi theksoi se si parti politike kanë sjell 44 dëshmitar që do të duhet të dëshmojnë në lidhje me rastin…
Në intervistën për “360 gradë” në MTV 1, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes për procesin e ndërrimit të dokumenteve personale për shkak të ndryshimeve kushtetuese dhe në kontekstin se çfarë do të ndodhë me qytetarët që nuk arrijnë të zëvendësojnë dokumentet deri në shkurt të vitit të ardhshëm, kur skadon afati ligjor, ai theksoi se e gjithë procedura e ndryshimit të dokumenteve është në proces e sipër dhe se në bazë të analizave që bëhen në baza ditore, procesi po ecën me dinamikën e dëshiruar, transmeton Almakos. “Tashmë kemi tejkaluar 1.000.000 qytetarë që…
Edmond Smajli, është piloti i parë shqiptar i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Smajli në një intervistë për Edicionin Special ka treguar se si i lindi ideja për të qenë pilot luftarak. “E kemi pasur një klient në restorantin tonë, ai e ka pasur aeroplanin e vet. Unë në atë kohë kam qenë 15-vjeçar, kur kam filluar të pilotoj dhe pak nga pak ia kam arritur”, tha Smajli. closevolume_off Ai thotë se me krenari e mban uniformën e ushtrisë amerikane.
Prej kohësh tashmë, dihet admirimi që tekniku Pep Guardiola ka për “yllin” argjentinas të futbollit, Lionel Messi dhe këtë gjë e treguar sërish. Në fjalën e tij për mediat, këtë të hënë, teksa ishte i pranishëm në një event, tekniku spanjoll e ka ritheksuar se për të, “pleshti”, 7 herë fitues i “Topit të Artë” është më i miri i të gjitha kohërave. “Ai është më i miri që kam parë ndonjëherë. E kam parë Maradonan, por e kam pare edhe Messin. Maradona ishte sigurisht më i miri në kohën e tij, më vjen keq për të gjithë të…
Një familje nga Italia po kërkon ndihmë nga shqiptarët pasi vajza e tyre Olga e cila ishte me pushime në Shqipëri është zhdukur pa gjurmë. Në një postim në Facebook prindrit e vajzës që quhet Olga kanë thënë se kjo e fundit duhej të kthehej në Itali mbrëmjen e djeshme, por që nuk u shfaq në aeroport. Sipas njoftimit tashmë autoritetet kompetente kanë ndërhyrë për ta gjetur, por ndihma e kujtdo që e ka parë së fundmi apo e ka takuar do të ishte shumë e dobishme. Mesazhi i çiftit italian: Unë dhe bashkëshorti im kërkojmë ndihmë nga shqiptarët, por…
Gazetari Artan Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit” u shpreh se ndër vite ne kemi parë raste kur krimi i organizuar ka ndërhyrë në zgjedhjet për kupolën e universitetit. Teksa tregoi rastin e përfshirjes së Emiliano Shullazit në zgjedhjet e unviersitit dhe kërcënimet që ai i ka drejtuar kandidatëve duke u kërkuar tërheqjen nga gara, Hoxha tha se kjo ndërhyrje vjen pasi kandidatët kanë mbështetje politike. “Emiliano Shullazi është arrestuar kur kërcënoi në zgjedhjet për universitetin. Këto ngjarje u bënë publike më mbrapa dhe aty filloi gjithë mekanizmi. Për herë të parë ne pamë që këto personazhe kanë një lloj interesi…
Ish-korrespondentja nga Beogradi, Liljana Jakovlevska sonte në emisionin debatore “Click Plus” në TV21 ka theksuar se Maqedonia po mbahet shumë keq në situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj, vendi duhet të reagojë si Shqipëria apo Kroacia. “Duhet të mbajë qëndrim për të gjithë këtë. Mjaft qëndrimi ynë se nëse nuk jemi me serbët do të na ikën çështja shqiptare ose do të jetë kështu apo tjetra. Me një fjalë, Maqedonia ende po udhëheq politikë pro-serbe”, tha Jakovlevska. Sipas saj, vendi është shumë i ndjeshëm ndaj propagandës serbe. “Mbi 75 për qind e lajmeve që hyjnë në Maqedoni janë nga Rusia, të…
Shoqatat për rregullimin e lojërave të fatit dhe bastoreve sportive protestuan para Kuvendit për të mos lejuar procedimin e propozim-Ligjit për Lojërat e Fatit. Sipas tyre, Qeveria me këtë zgjidhje ligjore po largon nga puna të paktën 10 mijë punonjës dhe po dëmton buxhetin e shtetit me miliona euro në bazë vjetore. “Është jo racionale që të shtyhen me forcë ndryshimet të cilat parashikojnë mbylljen e klubeve dhe bastoreve sportive dhe me këtë largojnë nga puna 10 mijë qytetarë. Qeveria do të humb të paktën 280 milion euro të ardhura vjetore në buxhetin e shtetit. Dëmtohet garancia ligjore dhe me…

