Author: Hamdi Kumanova

Inflacioni ka ngrënë pensionet, pagat dhe standardin e qytetarëve. Nga janari 2021 deri në shtator 2023, ushqimet dhe pijet janë rritur me 45%, kostot e banesave me 27%, transporti me 35%, si dhe shërbimet e restoranteve dhe pagat dhe pensionet nuk janë rritur me të njëjtin ritëm. Kjo do të thotë se vlera reale e pagave është ulur. Numrat janë të pamëshirshëm. Në vitin 2022 paga reale ka rënë për 5 për qind dhe këtë vit në shtator në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar kostoja e jetesës është rritur për 6,6 për qind dhe çmimet e shitjes…

Lexo më Shumë

Me rastin e festës së sotme “11 tetorit”, Ditës së Kryengritjes Popullore, autobusët e transportit publik do të qakullojnë sipas orarit të ditës së diel, njoftojnë nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik– Shkup. Do të ketë dy biletari shërbimi, të cilat do të punojnë nga ora 08:00 deri në 14:00, ajo në Qendrën e Transportit (në dalje) dhe biletaria në Gjorçe Petrov. NQP rikujton se teleferiku do të funksionojë normalisht nga ora 10:00 deri në 18:00, ndërsa nga ora 17:00-17:30 do të jetë udhëtimi i fundit nga poshtë-lart, pra në orën 17:45 udhëtimi i fundit nga lart-poshtë.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ua uron festën e madhe kombëtare 11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes Popullore. “Falë suksesit të LNÇ-së, ekziston Republika e sotme, moderne dhe e pavarur, demokratike, euroatlantike e Maqedonisë së Veriut. Prandaj 11 tetori 1941, kur filloi kryengritja antifashiste e popullit çlirimtar maqedonas, ishte, është dhe do të jetë gjithmonë në faqet e ndritshme të historisë maqedonase. Luftëtarët maqedonas, me mosbindjen e tyre që nga viti 1903 dhe me suksesin e tyre në Luftën Nacionalçlirimtare të vitit 1944, i hapën rrugën lirisë dhe shtetësisë, por edhe…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët njëherit deputetja e kësaj partie, më e zëshmja sa i përket mbrojtjes së qytetarëve që nuk kanë shtetësi dhe atyre që kjo e drejtë ju mohohet me pa të drejtë, sonte në Alsat M ka folur për procesin e nënshtetësisë dhe ligjin që partia e saj e propozoi dhe u miratua. “Rastet që janë në procedurë për marrjen e nënshtetësisë janë raste që janë që para 10 viteve dhe që vazhdojnë dhe sot e kësaj dite disa prej këtyre personave të kenë probleme. Por megjithate sot jemi në një pozicion shumë më të favorshëm…

Lexo më Shumë

Kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, edhe një herë I ka bërë thirrje LSDM-së që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, duke pohuar se përballja në zgjedhje është anketa më e madhe se kush ka përkrahjen e popullit. “Unë shpesh them publikisht se në vend se të ikin, anketa më e madhe është përballja me popullin. Ndoshta unë nuk e flas të vërtetën, ndoshta matjet publike nuk janë të sakta, ndoshta anketat e krijuara nëpër shtabet e tyre janë të sakta, ka vetëm një mënyrë për të treguar se kush janë shifrat e vërteta, kurse shifrat e vërteta tregohen…

Lexo më Shumë

Opozita në Maqedoninë e Veriut kërkon nga kryeministri Dimitar Kovaçevski apo kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, takim të liderëve të partive politike, në të cilin do të bisedohej për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se zgjedhjet duhet të mbahen për shkak të dështimit të shumicës parlamentare për miratimin e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues, që është kusht për procesin e integrimit evropian. Në vitin 2024 duhet të mbahen zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe parlamentare. Mandati i…

Lexo më Shumë

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, gjatë një interviste për “360 shkallë” ka theksuar se disa herë ka dhënë përgjigje konkrete në pyetjen – nëse ka ambicje të jetë kandidat për President të vendit ose lider i LSDM-së. Sipas tij me rëndësi për momentin është të realizohen projektet dhe reformat në Ministrinë që udhëhiqet nga ai. “Mund të thoni – përgënjeshtroj, heq dorë, vendos pikë – s`kam ambicje as për kandidat për shef të shtetit e as për lider të LSDM-së? -Ju mund të më pyesni çfarë të doni, kurse unë si do të përgjigjem është e drejta ime dhe këtë…

Lexo më Shumë

Ky fëmijë i lënë i vetëm në rrugë është një ndër 18 700 lypsarë të cilët janë të shpërndarë nëpër rrugët e vendit tonë. Vetëm në qytetin e Shkupit janë mbi 2000 të tillë të cilët sipas kryetarit te Organizatës “Ndërtojmë Ardhmërinë” janë të organizuar dhe keqpërdoren nga tutorët të cilët përfitojnë 3000 denarë në ditë nga një lypsar ndërsa nga vetëm 2000 lypsarë të Shkupit përfitojnë mbi 6 milionë denarë në bazë ditore. “Për fat të keq fëmijët nga këto fitime ditore dhe këto shuma milionëshe të cilat dikush i grumbullon dhe ua merr, fëmijët marrin nga 10,…

Lexo më Shumë

Anglia i ka thënë UEFA-s se dëshiron të luajë për vendin e tyre në Euro 2028 duke hyrë në kualifikim së bashku me katër bashkëpritesit e tyre, duke rritur rrezikun që dikush të humbasë turneun e vet. Oferta e Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës u vulos në Zvicër ditën e martë, me UEFA që konfirmoi se nuk kishte mbetur asnjë kudnërshtim ndaj ndeshjeve që dotë mbaheshin në Angli, Glasgoë, Cardiff, Belfast dhe Dublin. Kjo do të thotë se Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda do të presin një turne të madh në terësinë e saj për herë të parë në 27…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti tha se zgjedhjet e parakohshme nuk ofrojnë zgjidhje dhe se preokupimi kryesor i vendit duhet të jetë sigurimi i votave për ndryshimet kushtetuese. Ahmeti tha se zgjedhje do të mbahen në terminin e rregullt. “Zgjedhjet do t mbahen në terminin e rregullt në pranverë të vitit të ardhshëm, kurse një plotësim nëse VMRO-së i pengon të qenurit BDI-ja në drejtim të vendit ne me automatizëm kemi paraqitur vullnetin e fortë dhe qëndrojmë pranë atij premtimi ne tërhiqemi nga ekzekutivi në momentin që ata votojnë ndryshimet e kushtetues”, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Ky subjekt i ri politik vjen në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, kurse formimi I tij ishte paralajmëruar që në mars të këtij viti. Nismëtarët e partisë së re paralajmëruan se që sot do të nisin me grumbullimin e nënshkrimeve, me qëllim që sa më shpejt të regjistrohen si subjekt politik dhe të nisin me punë. Kryebashkiaku i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, mbrëmë në Shkup ka promovuar subjektin e ri politik “Lëvizja për Maqedoninë tonë – E DI”. Dimitrievski si Ideatori i Lëvizjes, bashkë me përfaqësues të dhjetë shoqatave qytetare, nga po aq qytete, nënshkruan nismën për formimin e partisë…

Lexo më Shumë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut i ka publikuar të dhënat për pagesat që janë bërë në tre mujorin e dytë në vitin 2023. Të dhënat tregojnë se edhe në tre mujorin e dytë ka trend të rritjes së përdorimit të kanaleve digjitale për pagesa, sidomos nga qytetarët të cilët përdorin kartela pagesore dhe aplikacione të ndryshme. Rritja vjetore e përdorimit të kartelave pagesore të lëshuara në vend për transaksione kesh dhe për pagesat e produkteve dhe shërbimeve në vend nga qytetarët në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është 13,9%…

Lexo më Shumë