Author: Hamdi Kumanova

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar personat E.G. (35) dhe S.I. (41), të dy nga fshati Buqim i Radovishit, pasi të njëjtit dyshohen për veprat penale “shkatërrim i pyllit” dhe “falsifikim të shenjave dhe vulave të mallit”, përcjell TV21. Nga MPB thonë se tek të njëjtit janë gjetur dru të prera në mënyrë të paligjshme, të cilat janë konfiskuar nga Policia e Pyjeve. “Me datë 09.10.2023, komision i Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare”, filial “Pllaçkovicë” – Radovish, ka inspektuar kamionin “Fiat Ducato” me targa të Radovishit në pronësi të E.G., i cili ishte i ngarkuar me…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi urim me rastin e 11 Tetorit – Ditës së Kryengritjes Popullore, në të cilin porosit se “që t’i ruajmë përfitimet e gjeneratës antifashiste, duhet ta ndërtojmë Maqedoninë e Veriut si shtet demokratik dhe funskional juridik, me barazi para ligjeve dhe mundësi të barabarta për zhvillim dhe për progres për çdo qytetar të saj”. Liria dhe drejtësia, thekson presidenti, janë ideale të cilat e lëvizin historinë njerëzore. Të shtyrë nga këto ideale, më 11 tetor 1941, 16 luftëtarë të rinj nga çeta partizane e Prilepit “Goce Dellçev” sulmuan simbolet e pushtetit pushtues fashist dhe shënuan fillimin…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në natën e fundit të edicionin e 17- të, FNT Skupifestival u shfaq “Orfeu” e teatrit kombëtar Ivan Vazov nga Sofja e Bullgarisë. Një adaptim dramaturgjik nga Matich Starina,regjisor Jernei Lorenci, si dhe në interpretim të Aleksandra Vasileva, Gergana Zmiçarova, Biljana Petrinska, Radena Valkanova, Eva Danailova, Vasilena Vincenzo/Nadja Keranova, Joreta Nikolova, Vladimir Penev, Valentin Ganev, Dejan Donkov, Stelian Radev, Nenço Kostov, Darin Angelov, Dimitar Nikolov. FNT Skupifestivali ka karakter garues, dhe ndan çmimin për shfaqjen më të mirë të festivalit. Këtë vit, për këtë do të kujdesen juria në përbërje Teja Shugareva regjisore nga Bullgaria, Vjollca Bekteshi Hamiti…

Lexo më Shumë

MPB-ja informon se herët në mëngjesin e sotëm në ora 04:45 në SPB Shkup është paraqitur se në udhëkryqin nga rr. “Kozle” dhe rr. “Vojvoda Vasil Çakalarov”, M.L.(18) nga Shkupi, duke drejtuar motoçikletën “Piaggio” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Pas aksidentit drejtuesi M.L. është dërguar në kompleksin klinik “Nënë Tereza”, ku janë konstatuar se ka marrë plagë të rënda. Një ekip nga SPB Shkup ka kryer kontroll në vendin e aksidentit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës së Kryengritjes Popullore – 11 Tetori, sot në parkingjet publike në Shkup ZOIL, Kombinati i duhanit dhe 8 Shtatori, do të jenë të lira për parkim, gjegjësisht nuk do të kryhet pagesë. Siç bënë të ditur nga NP “Parkingu i Qytetit” – Shkup, hapësirat publike të dedikuara për parking (parkingjet zonale), gjithashtu do të jenë të lira për parkim, përveç zonës AO (Vodno), ku vazhdon me orarin e rregullt të punës 09:00 – 16:00, përderisa, parkingjet publike: Shtëpia e shtypit, Fronti popullor, Koço Racin, Spitali i Qytetit, Qendra Klinike “Nëna Terezë”, Treskë, si dhe garazhët…

Lexo më Shumë

Maqedonasi Joshko Çervenkovski, për të cilin bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi ka deklaruar se ka qenë montues i minës që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lame e Artan Arsit në 2005, është rikthyer sërish në SPAK për t’u marrë në pyetje. Një ditë më parë ai u paraqit në seancën ndaj Emiljano Shullazit e Viktor Imerit, teksa ndalimi i tij u bë në Rinas të hënën. Ai kërkohej nga Prokuroria e Posaçme si dhe nga avokatët e të pandehurve të pyetej në cilësinë e dëshmitarit, madje është dërguar edhe letërporosi. Të martën ai nuk u lejua të dëshmonte pasi avokatët…

Lexo më Shumë

Sot (11.10.2023), zyrtarët policorë të Njësisë për trafikim të paligjshëm të narkotikëve në kuadër SPB Shkup, pas urdhëresës së pranuar paraprakisht nga Gjykata Themelore Penale Shkup, kanë kryer bastisje në fshatin Straçinc tek personi T.F.(32), thuhet në njoftimin e MPB-së. “Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua pluhur i bardhë, pluhur ngjyrë kafe, peshore dixhitale, dy korniza pushke automatike, një pushkë, 399 fishekë, një pistoletë kornizë, një pushkë gjuetie, 13 gëzhoja, një jelek antiplumb, celularë, 26.160 euro dhe 698.580 denarë”, thuhet në njoftimin MPB-së. Nga MPB thonë se po merren masat shtesë për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministria e Jashtme njoftoi se edhe 9 qytetarë të Maqedonisë së Veriut u larguan nga Izraeli, përmes rrugëve të ndryshme të transportit, përkatësisht: katër me fluturim për në Athinë, tre për në Jordani dhe dy për në Beograd. Numri i përgjithshëm për tre ditët e fundit është rritur në 40 qytetarë të RMV-së që janë larguar nga Izraeli, përcjell INA. Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv tha se është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë qytetarët tanë në Izrael dhe në koordinim me shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Numri i saktë i qytetarëve…

Lexo më Shumë

Pesë zjarre janë aktive nga gjithsej 37 që janë regjistruar ditën e djeshme në vend, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave. Sipas QMK-së, zjarret janë aktive në: Komunën e Makedonski Brodit, lart mbi fshatin Belicë, në lokalitetin “Argulica” nën Solunska glava në terren të paarritshëm (ku digjet pylli me pisha); Komuna e Shtipit, afër fshatit Selcë në pjesën malore të Sertës nga Koneçka Planina (pyll me kërcell të ulët); Komuna e Çashkës, lokaliteti “Gorna dhe Dolna Babina Dupka” (pyll me kërcell të ulët); Komuna e Dollnenit, fshati Dollneni (bimësia e ulët) dhe në Komunën e Kumanovës, afër fshatit Lubodrag (bimësia…

Lexo më Shumë

Irene Maria Plank, ambasadorja e Gjermanisë në Sofje, në bisedën e sotme për “BGNES” tha se është dëshmitare e përpjekjeve të qeverisë aktuale bullgare për të mbajtur një ton miqësor me Maqedoninë. Siç tha ai, Bullgaria gjatë kësaj periudhe po merret me çështjet aktuale dhe nuk kërkon emocionalisht të riorganizojë të kaluarën. ” Unë besoj se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë të angazhohet dhe të bëjë atë që tha se do të bënte. Mendoj gjithashtu se Bullgaria ka të drejtë që ka një qasje miqësore. Qeveria po e bën dhe unë jam plotësisht pas saj. Mendoj se ne me…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon për qëndrimin joprofesional të udhëheqësisë së Spitalit Klinik të Tetovës ndaj gazetarëve dhe punëtorëve mediatik, gjatë dhënies së deklaratës së djeshme të ministrit të shëndetësisë dhe drejtorëve të Spitalit Klinik në Tetovë, thuhet në njoftimin e SHGM-së. ” Konkretisht për ngjarjen në Spitalin Klinik në Tetovë, gazetarët që punojnë për media në gjuhën maqedonase ankohen se nuk kanë marrë ftesë për ta ndjekur. Nga spitali thonë se nuk ka pasur ftesa zyrtare, por megjithatë pranojnë se ekipi për PR të spitalit ka gabuar. Sipas njoftimeve publike të një pjese të mediave që kanë…

Lexo më Shumë