Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë ndërlikuar edhe më shumë pas ngjarjes së 24 shtatorit kur një grup terrorist serb sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Profesori nga University College London, Eric Gordy, thotë se shumë fakte tregojnë se regjimi serb ka qenë i informuar për aksionin në veri. “Nëse do të kishim nevojë për një dëshmi se negociatat për statusin e Kosovës nuk po shkonin askund, sulmi i javës së kaluar tregoi gjithçka. Ky është një moment krize që i përshtatet nevojave të dy regjimeve që varen nga kriza…
Author: Hamdi Kumanova
Prodhimet e vendit po mbarojnë, teksa numri ende i lartë i turistëve po mban konsumin në nivele të larta. Pas dy muaj frenimi çmimet e zarzavateve dhe patateve pësuan rritje vjetore me 24 për qind në shtator, raportoi INSTAT. Në të gjithë shportën e mallrave që përbëjnë konsumin e familjeve shqiptare çmimet e zarzavateve dhe patateve pësuan rritjen më të lartë. Rritja e tyre po kërcënon buxhetin e familjeve, pasi janë produkti kryesor i shportës. Burimet nga tregu i pakicës pohuan se, prodhimi vendas është i pamjaftueshëm sidomos për qepë dhe patate. Në qershor rritja e çmimeve në këtë grup…
“I gjithë progresi që është bërë deri më sot është reflektim i mosbindjes sonë dhe lirisë së zgjedhjes”, vlerësoi kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, në fjalimin me rastin e festës së 11 tetorit – Ditës së Kryengritja Popullore. Ai tha se “në këtë tokë maqedonase nuk është arratisur asnjëherë – as nga flakët, as nga pushtuesit, as nga vendimet”. “Me sfidat dinjitoze, të shikojmë përpara dhe të mendojmë për të ardhmen dhe gjeneratat e ardhshme, dhe kur lufta antifashiste është më e vështira për t’u fituar, e bashkë me të edhe beteja për shtetësinë maqedonase”, tha Kovaçevski. Ai…
Nga MPB njoftojnë se mëngjesin e sotëm është privuar nga liria 45-vjeçari M.N. nga Haraçina. Nga MPB thonë se i njëjti kërkohej për vuajtje të dënimit me burg. “Sot (11.10.2023), në ora 09:50 në fshatin Haraçinë të Shkupit, zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë për Intervenim në SPB-Shkup kanë privuar nga liria M.N.(45) nga fshati Haraçinë. Ai kërkohej me urdhër qendror me nga Gjykata Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg”, thonë nga MPB.
Sindikata e Pavarur e Mjekësisë e cilëson si të ulët dhe nënçmuese rritjen e pagave për 10% në shëndetësi. Kryetari i saj Goran Risteskit hotë se rritja nuk do të vërehet as nuk do të luaj ndonjë rol, pasi që paga e disa punonjësve në këtë sektor është më e ulët se paga minimale. Sipas tij Ministria e Shëndetësisë është dashur ta rris pagat më së paku 20%. “Nuk ndjehet, nuk ndjehet sepse paga minimale është shumë e ulët. Nga rritja e pagës për 10% nuk shohim ndonjë përfitim, për shkak se të vetmit në sektorin e shëndetësisë nuk respektohet…
Mirënjohja e parë për sukses të arritur tashmë është ngjitur në murin e shkollës së re të lagjes Bardhi të fshatit Bllacë. Pas shumë vitesh vështirësi, fëmijët e kësaj lagjeje nga klasa e parë e deri atë të pestë po mësojnë në lagjen e tyre në paralele të kombinuara. “Edhe pse jemi vetëm dy klasa, nuk e zgjedhim, luajmë bashkë, këndojmë, mësojmë. Nuk na pengojnë mësimet e tjerëve, secili mëson mësimin e vet. Është më mirë këtu se e kemi edhe më afër”, tha një nxënëse. “Në shkollën e re është shumë mirë, mësojmë, luajmë. I mbaj mend…
Elektranat e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një komunikate me shkrim njoftojnë se për të mundësuar një shpërndarje të rregullt dhe cilësore të energjisë termike në fillim të sezonit të ngrohjes, i bëjnë thirrje konsumatorëve që të heqin pengesat dhe defektet e mundshme në instalimin e brendshëm, ndërsa komunitetet e qiramarrësve ose menaxherët e ndërtesave të lejojnë që zyrtarët të kenë qasje të papenguar në stacionin e ngrohjes si dhe sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm të stacionit të ngrohjes me energji elektrike. ELEKTRANAT E MAQEDONISË SË VERIUT “Iu bëjmë thirrje konsumatorëve, para se të raportojnë ndonjë defekt ose ankesë…
Nga dita e premte gjiza, lloje të caktuara të kaçkavallit, ushqimet e fëmijëve pinxhuri i shtëpisë dhe feferonat do të tregtohen me TVSH prej 5%. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut solli Vendim për ndryshimin e Vendimit për përcaktimin e mallrave dhe shërbimeve që i nënshtrohen normës preferenciale të TVSH-së. Vendimi i propozuar nga Ministria e Financave është në drejtim të saktësimit rreth zbatimit të një norme preferenciale prej 5% dhe për mbështetjen e ekonomisë vendore dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve. QEVERIA E RMV-SË “Sipas vendimit, pjesa më e madhe e produkteve ushqimore bazë tatohen me…
Nga dita e premte pritet të rritet çmimi i cigareve, purove, prodhimeve të duhanit dhe cigaret elektrike. Një pako e cigareve pritet të shtrenjtohet për 5 denarë. Nga shtrenjtimi i cigareve, buxheti i shtetit do të mbushet edhe me 13 milionë euro në vit. Qytetarët nga ana tjetër thonë se po mos të jenë mërgimtarët vështirë se ia dalin me të ardhurat që i marrin. “Çfarë mundet të bëjë populli si dhentë për ujë, me rrena jemi mësuar më. – A jeni konsumator i duhanit? – Po. – A do të ndikoje kjo në xhepin tuaj? Po sigurisht, por…
Raportet financiare dhe ato të auditorit tregojnë që shpenzimet e përgjithshme për postier me kontratë dhe kontrata tjera në vepër kanë arritur shumën prej 𝟑𝟔𝟓,𝟏𝟕𝟖 𝐞𝐮𝐫𝐨𝐯𝐞 𝐧ë 𝐯𝐢𝐭𝐢𝐧 𝟐𝟎𝟐𝟐, apo një rritje prej 𝟏𝟓𝟓.𝟏𝟐% nga viti 2021. Nga një përllogaritje e thjeshtë del që Posta e RMV ka të angazhuar diku 619 persona me kontrata në vepër (sipas pagës mesatare), apo nga 8 në secilën prej 80 komunave në Maqedoninë e Veriut. Është e paqartë nëse angazhimi i këtij numri të të punësuarve me kontrata në vepër, përskaj 𝟏,𝟗𝟗𝟖 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬𝐮𝐚𝐫𝐯𝐞 të tjerë, është domosdoshmëri apo është thjeshtë blerje e…
Lidhja Demokratike i bën thirrje Qeverisë, veçanërisht Ministrisë së Punëve të Jashtme, të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për evakuimin e sigurt të mbi 100 qytetarëve të Maqedonisë në aeroportin e Tel Avivit. “Qytetarët e bllokuar në Tel Aviv po bëjnë përpjekje të dëshpëruara për t’u larguar nga Tel Avivi, por linjat ajrore që kanë fluturime nga Tel Avivi po u japin përparësi shtetasve të tyre. Në Izrael është shpallur gjendje lufte dhe sulmet me raketa në Tel Aviv janë të vazhdueshme, prandaj situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe kërkon angazhimin e qeverisë për evakuimin e qytetarëve tanë”,…
Nëse dikur me 3 mijë denarë ke mbushur një karrocë të marketit, tani me ato para mezi mbush një torbë dore. Qytetarët kështu bëjnë krahasim se po paguajnë më shtrenjtë e po marrin më pak. Thonë se nuk i kuptojnë autoritetet nga i nxjerrin shifrat e uljes së çmimit të produkteve ushqimore, pasi në praktikë ballafaqohen me të kundërtën. Tani në këtë stinë parapërgatitjet për dimër ua kanë vështirësuar situatën. “Janë shtrenjtuar, si jo! Sa është i qëndrueshëm për një buxhet familjarë? Nuk e di për të tjerët, për mua mund të them që me pensionin, të cilin e…

