FMN PARASHIKON 10% INFLACION – QEVERIA 5.6% Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron dimër të vështirë, të paktën dyfish më të vështirë se sa pritjet e Qeverisë, përcjellë KlanM. Në Raportin e fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar, parashikon se Maqedonia e Veriut vitin do ta përfundojë me inflacion rreth 10%, që thuajse është dyfish më e lartë se projeksionet e Qeverisë që ishin vendosur në vetëm 5.6%. FMN-ja në raportin e fundit thotë se inflacioni i lartë dhe shkallët e larta të interesit përbëjnë rrezik për rritjen globale ekonomike, që do të jetë dukshëm më i vogël nga parashikimet paraprake, kurse inflacioni deri…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, sot në komunën Aerodrom sugjeroi se “OBRM si një organizatë historike që ka tejkaluar Osmanët, serbët dhe bullgarët edhe komunistët, do t’i kalojë edhe Aliun dhe Kovaçevskin dhe të gjithë tjerët”. “Shumë e rëndësishme është se si ato do të largohen nga pensioni politik. Është në dorën e tyre dhe këshilla ime është mos u bëni njerëzve atë që nuk dëshironi që ata t’ju bëjnë juve”, tha Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se koalicioni qeveritar nuk është dakord për takim të liderëve për një datë të mundshme zgjedhjesh. Rreth intervistës së Dimitar Kolaçevskit…
Policia bën të ditur se në fshatin Jançisht të Tetovës ka gjetur bimë të kanabisit, në një arë që ishte mbjellë kryesisht me misër. “Dje (11-tetor) efektivët e policisë të SPB-Tetovë në lokalitetin “Keramedlija”, në rajonin e fshatit Jançisht të Tetovës, në një fushë të mbjellë me misër, kanë gjetur mbi 150 rrënjë “Kanabis sativa”. Një pjesë e rrënjëve janë dërguar për ekspertizë, kurse pjesa tjetër do të shkulet dhe do të asgjësohen”, thonë mes tjerash nga SBP-Tetovë.
Nënkryetari i VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikoloski, i cili në fjalimin e tij në Këshillin e Evropës për keqpërdorimin e përgjimeve. Ai tha se parlamenti duhet të dënojë përdorimin e spyware nga autoritetet shtetërore për qëllime politike, që është shkelje e së drejtës për respektimin e jetës private dhe të drejtave të tjera të garantuara me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Nikoloski thotë se ekziston një mundësi se qeveria në mënyrë të pa ligjshme përdor softuer për të përgjuar komunikimin e opozitës, duke përfshirë këtu atë, liderin e opozitës Hristijan Mickovski, dhe politikanë të tjerë të nivelit të lart. Gjithashtu…
Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar një mineral të ri strategjik metalik. e cila nuk është dokumentuar kurrë më parë. dhe e quajtën niobobaotite. Por ky nuk është fundi sepse rezulton se ka elementë të tillë si: niobium (Nb), barium (Ba), titan (Ti), hekur (Fe) dhe klorur (Cl), i pari prej të cilëve është jashtëzakonisht i kërkuar sepse e superpërcjellshmërisë së saj. Sipas një raporti publik zyrtar nga Korporata Kombëtare Bërthamore e Kinës (CNNC), minerali u zbulua së fundmi nga studiuesit Ge Xiankun, Fan Guan dhe Li Tin të CNNC. Zbulimi u bë në minierën Bayan Obo në Bautou, në Kinën veriore.…
Lideri demokrat, Sali Berisha ka mbajtur fjalën në Kuvend, kuka folurnë lidhje me rezolutën për dënimin Serbisë për sulmin në Veri. Ai theksoi se fjalimi i Ramës, ishte fjalim i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiçit. Sipas tij fjalimi kishte qëllim kryesor, në prag të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, të portretizonte si djall me zile, kryeministrin e Kosovës. Fjala e Berishës: Zonja drejtuese e seancës, që sot nderove në mënyrën më hipokrite deputetët martirë të opozitës së parë shqiptare, sepse ke përjashtuar 8 deputetë të opozitës në shkelje të çdo ligji, çdo rregulli, çdo norme nga parlamenti,…
Sfidat kyçe në sigurimin e konkurrencës, qëndrueshmërisë dhe pluralizmit, përmirësimt të statusit social dhe ekonomik të gazetarëve, si dhe reformimin e politikave dhe ligjeve të medias, janë ndër temat të cilat u diskutuan në punëtorinë e reformave mediatike: ,,Drejt sektorit mediatik të qëndrueshëm, të larmishëm dhe të sigurtë: Mbështetja e demokracisë dhe pluralizmit edhe në shërbim të qytetarëve”. Organizatorët e punëtorisë dyditore janë Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe anëtarët e konsorciumit që e implementuan projektin: ,,Bashkimi Evropian për Lirinë e shprehjes: Harmonizimi i legjislacionit mediatik nacional me të drejtën e BE-së dhe standardeve…
Shqipëria do të përballet mbrëmjen e së enjtes në orën 20:45 me Republikën Çeke, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”, që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, ku një fitore do të na afronte edhe më tepër me kualifikimin. Stadiumi pritet të jetë i tejmbushur, teksa pritet të vijnë tifozë edhe nga shtete të tjera, siç është edhe Maqedonia e Veriut. Në doganën e Qafë-Thanës, dhjetëra automjete kanë kaluar në territorin e Shqipërisë, e tifozët, do të zhvendosen më pas në kryeqytetin shqiptar, për të parë ndeshjen në stadium.
Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, Duma e Shtetit, do të votojë javën e ardhshme për tërheqjen e ratifikimit të Moskës nga traktati global që ndalon testet bërthamore, thanë ligjvënësit të enjten. Duma tha se do të zhvillonte një lexim të parë mbi projektligjin më 17 tetor. Leonid Slutsky, kreu i komitetit parlamentar të çështjeve ndërkombëtare, tha se priste që miratimi i saj të përfundonte dy ditë më vonë. Të 450 anëtarët e Dumës do të sponsorizojnë mocionin, tha Slutsky. Presidenti rus, Vladimir Putin tha javën e kaluar se Duma duhet të shikojë tërheqjen e ratifikimit e Rusisë nga…
Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,97% në raport me vendimin e datës 9.10.2023. Nga data 13.10.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 81,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 83,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 81,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 80,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 45,087 (denarë/kilogram) Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 2,00 denarë/litër. Çmimet…
Janë sekuestruar katër byzylykë ari në vlerë prej 586.224 denarë me peshë totale prej 77,5 gram, pasi janë gjetur në çantën e një gruaje gjatë kontrollit të detajuar të automjetit të pasagjerëve në vendkalimin kufitar Bogorodicë. Pasagjerja nuk i ka paraqitur byzylykët në organet doganore, informojnë nga Drejtoria doganore. “Gjegjësisht, ajo së bashku me shoferin dhe katër persona të tjerë në hyrje të vendit, në pyetjen se a kanë për të raportuar, janë përgjigjur se nuk kanë asgjë”, thonë nga Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut. Ndaj personit është ngritur kallëzim penal për dyshimin e kryerjes së veprës penale…
Me ligjin e ri për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare me zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore dhe ushqimore, jo vetëm që do të ketë ulje të çmimeve të produkte bujqësore dhe ushqimore, por do të përmisohet edhe kualiteti i prodhimeve sepse në kuvend nga 26 praktikat tregtare, janë të parashikuara prodhime bujqësore të cilat kanë afat të shkurtër, tha sot ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas takimit të punës me Odën Ekonomike të Maqedonisë së Veriut. Siç tha ai para mediumeve, në përgjithësi cilësia e prodhimeve është dëmtuar në produkte me një afat të tillë dhe kur nuk…

