Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari sërish do të dalë sot para gjykatës për aksidentin që kishte ndodhur më 10 prill 2022 ku një fëmijë kishte marrë lëndime të lehta. Në seancë pritet të dëgjohen përfaqësuesja e palës së dëmtuar dhe e pandehura Hajdari. Pas seancës së fundit, përfaqësuesi i palës se dëmtuar ka deklaruar se ekspertët kanë konstatuar se vetura e ministres Hajdari s’kishte gjurmë të frenimit në momentin e aksidentit. Gjykata Themelore e Prishtinës, ka vendosur ta mbyllë për publikun seancat ndaj ministres Hajdari. Më 12 tetor 2022, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore…
Author: Hamdi Kumanova
Shtetet e Bashkuara po i dhurojnë Ukrainës deri në 200 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë në një paketë të re e cila u njoftua të mërkurën. Ndihma vjen ndërsa administrata e Presidentit Biden po përpiqet të zbusë shqetësimet se nevojat në rritje të Ukrainës dhe tani lufta e Izarelit me militantët e Hamasit mund të mbingarkojnë Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara do të mbështesin përpjekjet e Ukrainës dhe Izraelit për të mbrojtur vendet e tyre, njëri kundër pushtuesve rusë, ndërsa tjetri kundër militantëve të Hamasit. “Absolutisht, ne mund t’i bëjmë të dyja dhe do t’i bëjmë të dyja. Ne…
Ura që lidh fshatrat që ndahen nga lumi Seman në Fier dhe është përdorur nga banorët e këtyre zonave për transportin e mallrave dhe lëvizjen e tyre është dëmtuar. Prej kohësh traseja e saj është amortizuar, por edhe këmbët mbajtëse apo kolonat janë dëmtuar, duke vënë në rrezik jetën e mijëra banorëve që përshkojnë këtë rrugë. “Për të ndihmuar na ndihmon shumë, mirë është të bëhet, por është puna e fondeve. Këtu kalojnë të gjithë fshatrat. 10-15 fshatra po, që lidhet pjesa matanë lumit me ne këtej”, u shpreh një qytetar për Euronews Albania. “Është pozitive mirëmbajtja e kësaj ure.…
Bota po e ndjek me frikë përshkallëzimin në Lindjen e Mesme, por lufta në Ukrainë vazhdon me të njëjtin ritëm. Të mërkurën në mbrëmje dhe gjatë natës, Moska nisi një sulm në territoret lindore të Ukrainës, duke përdorur 33 dronë në drejtime të ndryshme. Rajonet e Sumy, në veri të vendit në kufi me Rusinë, dhe Odessa, në Detin e Zi, u goditën. Përgjigja e Kievit nuk vonoi dhe qeveria e Zelensky dha urdhër për lëshimin e dronëve në rajonin e Belgorodit të Rusisë, në kufi me Ukrainën. Në një intervistë për Ukrainska Pravda, kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo…
Pas deklaratës së kryeministrit Dimitar Kovaçevski se LSDM-ja do ta paraqesë kandidatin fitues në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm dhe do të formojë Qeverinë e ardhshme, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përsëriti se janë të gatshëm ta shpërndajnë Kuvendin dhe nesër të shkojnë në zgjedhje. “Kovaçevski ka një sens humori të çuditshëm, duhet ta pranoj, por ka vetëm një mënyrë për ta vërtetuar dhe treguar atë. Në vend që të jetë frikacak nën fustanin e BDI-së, le të shkojë në zgjedhje dhe të shohim kush kë do ta rrahë, si do të jenë rezultatet. Përderisa gjunjëzohet si frikacak nën…
Agjencia për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar njoftoi se është iniciuar procedurë për kthimin e mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e konfiskuar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Bëhet fjalë për banesa, banesa dhe truall ndërtimi që i janë marrë me vendime gjyqësore të formës së prerë. -Me hyrjen në procedurë qeveritare filloi kthimi i mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e konfiskuar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Fjala është për dy banesa që gjenden në rrugën Bihaçka, njëra prej 65m2, tjetra 44m2, në Kisella Voda , të konfiskuara me aktgjykim të formës së prerë III KOK nr.63/21 nga Gjykata…
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar sot me shifrat 3-0 ndaj Çekisë dhe ka hedhur hapin më të rëndësishëm drejt kualifikimit në Euro 2024. Tashmë kuqezinjtë kryesojnë grupin me 13 pikë dhe më 4 pikë diferencë ndaj ndjekëses më të afërt që është Polonia. Dhe sigurisht, tani mund të bëhen më lehtësisht llogaritë dhe të gjitha kombinimet e mundshme që çojnë kuqezinjtë në Europian. Për të qenë matematikisht të sigurt në Gjermani në verën e ardhshme, djemve të drejtuar nga Silvinjo u mjafton vetëm një pikë në dy ndeshjet e mbetura. Kjo për faktin se në çfarëdo lloj kombinimi rezultatesh…
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se janë shumë të përkushtuar për të parë përparim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. I pyetur nëse mund të pritet ndonjë lëvizje në ditët në vijim për ta çuar përpara këtë proces, Hovenier ka thënë se pret përpjekje të reja, duke shtuar se duhet të ecet përpara urgjentisht dhe se s’ka kohë për të humbur. “Ne jemi shumë të përkushtuar për të parë përparim në dialog. Nuk mund të flas për veçanti, por pres përpjekje të reja sepse është urgjente. Siç e thashë edhe më parë,…
Thirrja e kreut të opozitës Hristijan Mickoski për një takim liderësh përfundoi pa sukses. Propozimi i tij për të diskutuar datat e zgjedhjeve, ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin nuk u mbështet. Sot, ai tha se edhe pa një takim liderësh, afatet për zgjedhjet do të vijnë, por përsëri bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare. “Nëse data do të përcaktohet nga takimi i liderëve apo me forcë, në rregull, ky është vendimi i tyre. Ne e vlerësuam se shtetërore ishte qasja që ne të ulemi, siç ka qenë praktika për më shumë…
Kryetari i Komunës së Çairit ka reaguar lidhur me deklaratën e BDI-së për shqetësimet e tyre për keqpërdorimet e pretenduara rreth furnizimeve publike. Ganiu thotë se është më se e pritshme që të gjithë ata që mendojnë ndryshe do të jenë targeti i BDI-së, por kjo “nuk do t’ju ndihmojë t`i fshehin të gjitha skandalet korruptive dhe mëkatet që i kanë bërë kundrejt popullit shqiptar” “Poashtu, duam të njoftojmë opinionin e gjerë se kompania e apostrofuar Bauer BG, nga Qeveria RMV-së në vitin aktual 2023, ka marrë tender në vlerë prej 6.5 milionë euro. Njëjtë, nga Ministria e Arsimit dhe…
Në protestën e mbajtur para ministrisë së kulturës, sindikalistët e kulturës dhe të SASHKUT, thonë se të punësuarit në kulturë u vendosën para aktit të kryer dhe me forcë u jepen akte të përgatitura individualisht me çka u rregullohet e drejta e rritjes së pagave, në kundërshtim me vullnetin e tyre dhe në kundërshtim me marrëveshjen kolektive në kulturë dhe marrëveshjen e përgjithshme kolektive për sektorin publik. “Ekziston revoltë të madhe tek të punësuarit në veprimtarinë e kulturës, për tentimin e suspendimit të marrëveshjes kolektive për kulturë. Domethënë me paralajmërimet për rritje prej 10 përqind të pagave në sektorin…
Po krijohet një mundësi sistematike për futjen e mekanizmave mbrojtës që të pafajshmit të mos përfshihen në ndëshkim për shkak të lidhjes së tyre me përkatësinë e një kolektivi të caktuar, në një situatë në të cilën ata nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në një vepër penale të caktuar. Shkruar nga: Fatmir BYTYQI Ndryshimet në Kodin Penal në skenën publike kanë zgjuar në qarqe të caktuara politike një nostalgji romantike për sistemin e vlerave, që u dogmatizua në “gjyqësorët e defterëve”, në kohë të shkuara, por, prapëseprapë, jo edhe aq të largëta. Nga hija e kolektivizmit, në të…

