Author: Hamdi Kumanova

Dy vëllezër u arrestuar dje pasi u gjet drogë gjatë bastisjes së shtëpisë së tyre në Tetovë. Është gjetur marihuanë në disa paketime. “Më datë 11.10.2023 në ora 18:40 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personat K.R.(24) dhe L.R.(22), të dy nga Tetova. Gjatë një bastisje në banesën e tyre, të kryer me urdhër gjykate, në ambientet që ata kishin përdorur janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me rreth një kilogram e 300 gramë marihuanë dhe një peshore digjitale”, thonë nga SPB-Tetovë. Pas dokumentimit të plotë…

Lexo më Shumë

Gjatë deklaratës të dhënë nga LSDM në mëngjesin e sotëm sugjeroj se Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i ka përmirësuar projeksionin për ekonominë e Maqedonisë dhe parashikon rritje e ekonomike nga 2,5% për vitin 2023. Projektet për vitin e ardhshëm janë se norma e rritjes do të rritet në 3.2%. Ky është edhe një konfirmim i politikave ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja, me të cilat ekonomia e vendit arrin rritje në kushte të vështira të krizës globale ekonomike dhe energjetike dhe zinxhirëve të ndërprerë të furnizimit. Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha dje se projeksionet për vendin…

Lexo më Shumë

Deri më tani janë kontaktuar 150 qytetarë tanë nga Izraeli, prej të cilëve 60 tashmë kanë mbërritur, ndërsa 90 të tjerët pres që nesër gjatë ditës të kthehen në Maqedoninë e Veriut, kështu njoftoi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ambasada në Kajro, theksoi Osmani, është në komunikim me një çift të martuar që ndodhen brenda zonave të rrezikuara të Gazës, të izoluara nga Izraeli, pasi nuk arritën të dilnin para mbylljes së pikës së vetme kufitare me Egjiptin. “Ata janë të sigurt për momentin. Situata atje është shumë e ndryshueshme dhe mund t’i konsiderojmë të jenë në një…

Lexo më Shumë

Pensionistët e Pollogut sot kanë bllokuar disa rrugë në Tetovë në shenjë proteste. Ata nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për rritje lineare të pensioneve. Thonë se do të protestojnë me shatorë para institucioneve , ndërsa kërkesat e tyre theksojnë se do të dorëzohen edhe në ambasadat e shteteve të BE-së. “Asnjëherë nuk i kanë përmendur, ndërsa i kërkojnë votat tona, asnjëherë më, kur njëherë, le ta shohin ata se ne, qytetarët e këtij vendi, nuk jemi analfabetë, po na i merrni votat dhe pensionet nuk po i përmendni asnjëherë”, tha një protestues i revoltuar. Ndryshe, së fundmi pensionistët…

Lexo më Shumë

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut raportohet të ketë ndërruar jetë në një aksident trafiku në autostradën A3 në Kroaci. Mediat kroate raportojnë se nga aksidenti është lënduar edhe një person, ndërsa personi i vdekur, një 51-vjeçar, ka qenë pasagjer në automjetin me targa të Italisë. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në relacionin Bregana-Lipovac.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka dhënë informacionin e fundit mëngjesin e sotëm për shtetasit tanë që ndodheshin ose ndodhen aktualisht në Izrael dhe rreth zonës së rrezikuar në Gaza. Siç tha ai, janë njëzet qytetarë tanë që kishin ngecur brenda dhe rreth Gazës. “Fokusi ynë ishte t’i sillnim në aeroportin e Tel Avivit, për t’i nxjerrë nga atje. Prej tyre, pesë mbërritën sonte në Athinë, ambasada jonë u siguroi atyre vende në komunikim me autoritetet greke. Ata u pritën nga ambasada jonë në Athinë dhe prej andej mbërritën në vend nëpërmjet Selanikut. Sot në mëngjes edhe 17…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugë jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, i dyshuar për fajde dhe detyrim. Policia njofton se gjatë bastisjes në dy lokacione prona të të dyshuarit kanë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë, dy karikatorë, 27 fishekë, një laptop, një telefon celular, një DVR, një granatë dore, një pushkë gjuetie. Po ashtu i janë gjetur 4,800 euro para të gatshme, një automjet si dhe dokumente me shënime të ndryshme që lidhen me veprat penale. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Dani Olmo është një nga objektivat e Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Mesfushori ofensiv spanjoll pëlqehet shumë nga trajneri Xavi, por problem mbetet klauzola e tij. Drejtuesit e klubit gjerman kërkojnë 60 mln euro për të lënë të lirë 25-vjeçarin. Shumë që kampionët e Spanjës e kanë pothuajse të pamundur ta paguajnë, duke marrë parasysh edhe probleme financiare. Vetë Olmo nuk e mohuar kurrë dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona, aty ku është rritur përpara se të transferohej në vitin 2014 te Dinamo e Zagrebit. Lojtari i kombëtares së Spanjës, ua ka bërë të qartë drejtuesve të Leipzigut “fiksimin” e…

Lexo më Shumë

Kampionati Botëror i vitit 2030 do të zhvillohet në Spanjë, Portugali dhe Marok, por tri ndeshjet hapëse do të jenë në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai. Ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter kritikoi vendimin, pasi sipas tij nuk ka kuptim që të zhvillohet një kompeticion madhor në këtë plan. “Është absurde të ndash turneun në këtë mënyrë. Finalja e Kampionatit Botëror duhet të jetë një ngjarje kompakte”, ka thënë Blatter. Ish-kreu i shtëpisë më të madhe të futbollit në botë beson se turneu në vitin 2030 duhet të zhvillohet në Amerikën e Jugut si një mjet për të festuar 100-vjetorin e garës…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka paralajmëruar një hetim të madh ndërkombëtar. Sipas tij në hetimet që po zhvillohen kundër personave të lidhur me krimin e terrorizmin përfshihet edhe Serbia. Cak i këtyre hetimeve sipas Bogdanooviq, janë persona që financojnë terrorizmin ndërkombëtar nëpërmjet një projekti të njohur në Serbi. “Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë! Një hetim ndërkombëtar është duke u zhvilluar kundër personave të lidhur me kriminelë, terroristë dhe shtetas të disa vendeve duke përfshirë Serbinë, të cilët lehtësojnë financimin ose financojnë drejtpërdrejt terrorizmin ndërkombëtar nëpërmjet projektit “Beograde Waterfront””, ka shkruar Bodanoviq në platformen X. Në mesin…

Lexo më Shumë

Ashtu siç ishte përcaktuar, Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare ku do të diskutojë mbi rezolutën mbi Kosovën, e dakordësuar mes maxhorancës dhe opozitës. Duket se qëndrimi i të gjithë deputetëve në seancën e sotme do të jetë për miratimin e një rezolute të përbashkët, që përbën një sukses për klasën politike në Shqipëri, që bëhen të gjithë bashkë për çështjen kombëtare, duke mos e përdorur atë për debatet e ditës. Grupi Parlamentar i PD kërkoi unifikimin e qëndrimit të Kuvendit të Shqipërisë me atë të Kuvendit të Kosovës, duke mbështetur Rezolutën që ky i fundit miratoi më…

Lexo më Shumë