Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq ka paralajmëruar një hetim të madh ndërkombëtar.
Cak i këtyre hetimeve sipas Bogdanooviq, janë persona që financojnë terrorizmin ndërkombëtar nëpërmjet një projekti të njohur në Serbi.
“Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë! Një hetim ndërkombëtar është duke u zhvilluar kundër personave të lidhur me kriminelë, terroristë dhe shtetas të disa vendeve duke përfshirë Serbinë, të cilët lehtësojnë financimin ose financojnë drejtpërdrejt terrorizmin ndërkombëtar nëpërmjet projektit “Beograde Waterfront””, ka shkruar Bodanoviq në platformen X.



