Gjatë ditës së djeshme, për çështje ryshfeti në Shkup është arrestuar shtetasi bullgar B.E. 60-vjeçari nga Petriçi i Bullgarisë tentoi të korruptonte policët e Maqedonisë së Veriut pasi kishte kaluar në semafor të kuq. “B.E.G. është ndalur nga punonjësit e policisë pasi ka kryer kundërvajtje rrugore, gjegjësisht ka kaluar semaforin e kuq me një automjet mallrash “Iveco” dhe pasi punonjësit e policisë i kanë kërkuar leje drejtimi dhe i kanë treguar se do të gjobitej, B.E.G. ka futur para (euro) në lejen e qarkullimit dhe ka thënë se e ka bërë për t’i qerasur, pra për të mos u gjobitur.…
Author: Hamdi Kumanova
Një person është arrestuar në fshatin Godanc të Shtimëes, pasi i njëjti dyshohet se kishte gjuajtur me armë në aheng familjarë. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 10 gëzhoja të armës zjarrit, ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tri revole me gas,një armë AK-47 dhe 201 copë fishekë. Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Një burrë është arrestuar në Kaçanik, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, si pasojë e sulmit lëndime trupore ka pësuar bashkëshortja e të dyshuarit. Asaj edhe i është ofruar tretmani mjekësor. Tutje, Policia bën të ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Teksa janë regjistruar 36 viktima, zjarri i Maui duket të jetë një nga më vdekjeprurësit në historinë moderne të SHBA. Sipas analizës së CNN të të dhënave të disponueshme, zjarri në Maui tashmë renditet si zjarri i dytë më vdekjeprurës në 100 vitet e fundit, pas zjarrit të Camp Fire në Kaliforni, i cili mbyti 85 njerëz në nëntor 2018, sipas CalFire. Duke krahasuar të dhënat nga CalFire dhe databaza ndërkombëtare e fatkeqësive EM-DAT, CNN zbuloi se pesë zjarret më vdekjeprurëse në SHBA të shekullit të kaluar përfshijnë: Camp Fire – Paradise, Kaliforni, nëntor 2018: 85 të vdekur Zjarri Lahaina…
Hudhra është një ushqim që sjell shumë përfitime për trupin tonë: vetitë e saj antioksidante, antimykotike dhe antibakteriale janë të njohura që nga kohërat e lashta. Përveç kësaj, konsumimi i hudhrës ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson shëndetin e zemrës. Megjithatë, për fat të keq, konsumimi i këtij ushqimi shoqërohet me probleme me erën e keqe të gojës që mund të krijojë situata të pakëndshme për shkak të pranisë së disa substancave që thithen në gjak gjatë procesit të tretjes dhe transportohen në mushkëri. Kjo është arsyeja pse larja e dhëmbëve pas konsumimit të hudhrës nuk është…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të qëndrojë për vizitë në qytetet e Tetovës dhe Shkupit, ku do të realizojë takim me përfaqësuesit e Komunës së Tetovës dhe Çairit. Në Shkup kryeministri Kurti, siç njoftojnë nga Komuna e Çairit, në ora 14:30 do të bëjë përurimin e rrugës me ermin Adem Demaçi . Edhe nga Komuna e Tetovës kanë publikuar agjendën e vizitës së kryeministrit Kurti në qytetin e Tetovës. 16:00 – Arritja në komunën e Tetovës 16:00-16:15 – Takimi me kryetarin e komunës së Tetovës në zyrë. 17:00 – Arritja në rrugën e fshatit Vicë në Tetovë. 17:30-17:45…
Moises Caicedo do të marrë rrugë sot për në Liverpool. Kjo pasi Liverpooli ka arritur marrëveshje me Brighton& Hove Albionin për shifrën e 110 milionë eurove. Caicedo gjatë ditës së sotme do t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe më pas do ta nënshkruajë kontratën, raporton The Athletic, transmeton Klankosova.tv. Trajneri Jurgen Klopp tashmë e ka dhënë aprovimin për lojtarin dhe që do ta ketë në bankën rezervë për ndeshjen ndaj Chelseat. Të Kuqtë ishin shumë të interesuar për Romeo Lavian, por që nuk ofruan mbi 50 milionë euro për të, ashtu siç kërkoi skuadra e Southamptonit. Kështu në vend të tij,…
Ragmi Mustafa, këshilltar politik i zv.kryeministrit Besnik Bislimi, ka thënë shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë që prej procesit të dialogut të përmbushen edhe kërkesat e tyre. Ai ka theksuar se shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit kërkojnë që të mos diskriminohen më në Serbi dhe pozita e tyre atje të përmirësohet. “Për shkak të rrethanave gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor dhe në dialog, shihet mundësia si të avancohet pozita e shqiptarëve të Luginës. Shqiptarët e Luginës nuk kanë hequr dorë nga aspirata e tyre politike që është nga vitet 90, por jemi hap pas hapi që të realizohen minimumi i…
23 persona kanë mbetur të lënduar pas tërmetit 5.3 ballë që goditi mbrëmë Turqinë, saktësisht Malatyan. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca. Ai ka thënë se ata janë lënduar si pasojë e rënies dhe kërcimit nga lartësia. “Në tërmetin 5.3 ballë me qendër në Malatya Yeşilyurt: 23 qytetarë tanë, duke përfshirë 22 persona në Malatya dhe 1 person në Adiyaman, u plagosën si pasojë e rënies ose kërcimit nga lartësia”, ka shkruar ai në Facebook. Pos në Malatya, tërmeti u ndje edhe në Kahramanmaraş, Adiyaman, Şanlıurfa dhe Gaziantep. Shumë qytetarë kanë dalë në…
Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen “grua e lumtur, jetë e lumtur”, por një studim i ri thotë “grua kontrolluese, jetë më e shëndetshme”. Studimet e mëparshme kanë treguar se bashkëshortët mund të ndikojnë në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njëri-tjetrit. Me këtë studim kuptojmë se si një burrë mund të përfitojë nga të paturit një grua kontrolluese. Gratë ‘e bezdisura’ mund të jenë të mira për burrat e tyre. Rezulton se kur burrat kontrollohen nga gratë e tyre, kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të diabetit, sipas një studimi të udhëhequr nga një sociolog i Universitetit Shtetëror të…
Më 11 gusht 1997 përfundoi një nga misionet më të mëdha të zhvilluara nga forcat e ndryshme ushtarake në Shqipëri i cili njihet nën emrin “Operacioni Alba”. Të gjendur pas klimës së pasigurisë me ngjarjet e ndodhura gjatë atij viti, qeveria shqiptare e pa të udhës të kërkonte ndihmesën e një force shumëkombëshe për të kryer operacione humanitare në vend. Kërkesa ju drejtua OKB-së më 27.03.1997 nga pala shqiptare dhe Këshilli i Sigurimit e miratoi atë duke i hapur udhë një kontingjenti prej 3000 ushtarësh nga shtete si Franca, Turqia, Greqia, Spanja, Rumania, Austria dhe Danimarka. Shteti koordinues i kësaj…
Edhe pse avokado ka hyrë shumë vonë në tregun tonë vendas krahasuar me atë evropian e më gjerë, është shndërruar shumë shpejt në një prej produkteve më të çmuara për shëndetin aq sa nuk do të gënjenim aspak nëse themi që ky frut çudibërës është i vetmi që ju ndihmon të rivendosni ekuilibrin hormonal, të humbni peshë dhe të mbroheni nga kanceri. 1.Përmirëson shëndetin e zemrës: Avokado balancon lipidet e gjakut për shkak të acideve të shëndetshme yndyrore që përmban. Në një avokado me madhësi mesatare gjenden rreth 71% acide yndyrore mono të ngopura, 13% acide yndyrore poli të ngopura dhe…

