Author: Hamdi Kumanova

Zëvendësndihmës sekretarit amerikan, Gabriel Escobar ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes së Ohrit dhe bëri thirrje për zbatimin e saj të shpejtë si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia. Stabiliteti në Ballkan dhe paqja më e gjerë rajonale ishin temat kryesore gjatë takimit të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Escobar. Në njoftimin e OEAK-së thuhet se gjatë diskutimit në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, zëvendësndihmës sekretari Escobar nënvizoi lidhjen e rrënjosur thellë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës. “Ai më tej theksoi rëndësinë e marrëveshjes së Ohrit dhe bëri thirrje për zbatimin e saj të shpejtë si nga…

Lexo më Shumë

Është arrestuar një person i cili përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se ky i fundit është liruar, teksa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. “Prishtinë  12.10.2023 – 11:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, raporti i plotë i policisë.

Lexo më Shumë

Politikat ekonomike të LSDM-së po japin rezultatet e pritura dhe konkrete, inflacioni po zvogëlohet, ekonomia po rritet, njofton LSDM. “Inflacioni ka qenë në rënie të vazhdueshme prej muajsh, me tendencë uljeje nën 5% deri në fund të vitit. Me masat e ndërmarra nga qeveria e LSDM-së, norma e inflacionit në shtator ra në nivelin më të ulët të 20 muajve prej 6,6% dhe vitin e ardhshëm duhet të kthehet në normat e para krizës prej 2-3%. Suksesin e masave dhe politikave ekonomike të LSDM-së e ka konfirmuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili ka përmirësuar projeksionet për ekonominë e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Karposhit dhe lideri i OQM-it, Stevçe Jakimovski, beson se kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, me vetëdije po kërkon zgjedhje paralele, sepse, siç thotë ai, e din se do t’i humbë zgjedhjet presidenciale dhe do të jetë në rrezik serioz për të humbur edhe ato parlamentare. “Tani i gjori është i trembur sepse fillimisht janë presidencialet, pastaj ato parlamentare. Pastaj do të jetë në rrezik serioz, dhe për këtë arsye kërkon që ato të jenë në një paketë. Ai bën gjithçka për të ardhur në pushtet. Mendoj se përfaqësuesit e pushtetit nuk do t’ia mundësojnë”, tha Jakimovski…

Lexo më Shumë

Politikat ekonomike të LSDM-së po japin rezultatet e pritura dhe konkrete, inflacioni po zvogëlohet, ekonomia po rritet, njofton LSDM. “Inflacioni ka qenë në rënie të vazhdueshme prej muajsh, me tendencë uljeje nën 5% deri në fund të vitit. Me masat e ndërmarra nga qeveria e LSDM-së, norma e inflacionit në shtator ra në nivelin më të ulët të 20 muajve prej 6,6% dhe vitin e ardhshëm duhet të kthehet në normat e para krizës prej 2-3%. Suksesin e masave dhe politikave ekonomike të LSDM-së e ka konfirmuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili ka përmirësuar projeksionet për ekonominë e…

Lexo më Shumë

Debati për Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet, për raportet përfundimtare të revizorit të autorizuar shtetëror për revizionin e kryer të raporteve financiare dhe revizionit të harmonizimit për vitin 2021 në ISHP Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji Shkup, vazhdon edhe sot. Anëtarët e Komisionit gjatë ditës së djeshme kanë pasur mundësi të parashtrojnë pyetje lidhur me raportet. Paraprakisht, u formua edhe Komisioni anketues për skandalin e lidhur me këtë klinikë. Vendimi për Komisionin anketues u miratua më 20 shtator, pasi pas informatave në opinion për keqpërdorimin e ilaçeve në këtë klinikë, Prokuroria publike ka hapur procedurë parahetimore. Informatat…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (12.10.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëviznin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrrastë janë sanksionuar 208 vozitës. Prej tyre, 15 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me shpejtësi më shumë se 70 kilometra në orë. 103 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, dhe 105 të tjera jashtë vendbanimeve, shkruan Alsat. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në…

Lexo më Shumë

E kontestoj tezën se ndryshimet në Kodin Penal janë bërë që ish kryeministri Nikolla Gruvski të kthehet. Nuk është kthyer. Unë nuk e shoh. Me siguri edhe po të ketë (ndonjë plan për kthimin e tij) nuk do të kalojë përmes meje, theksoi sonte presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. “Nuk kam plan A apo plan B. Unë nuk jam pjesë e asnjë plani. Kemi një muaj ligjin në fuqi, dekret të nënshkruar. Ku është Gruevski? Si u kthye? Ku është amnistia e fshehur? Mediat spekulojnë se Gruevski do të kthehet me mendim juridik parimor të Gjykatës Supreme. Atëherë pse janë…

Lexo më Shumë

Nën këto kushte as tani, as në të ardhmen nuk do të pajtohemi që bullgarët të hyjnë në Kushtetutë, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Mickoski për radio “Lider” theksoi se derisa është kryetar i VMRO-DPMNE-së edhe nëse nuk vjen deri në ndryshim të kushteve, pa dallim nëse VMRO-DPMNE-ja e udhëheq Qeverinë ose jo nuk do të ndodhin ndryshime, siç thotë për shkaqe parimore. Sipas Mickoskit, deri më tani Bullgaria nuk ka treguar vullnet të mirë ndaj shtetit tonë. “Çka është ajo që do të tregojë Bullgaria si shenjë e vullnetit të mirë se me të vërtetë në të ardhmen…

Lexo më Shumë

Pajtimi më i mirë do të jetë kur secili do të mbajë përgjegjësi për krimet e tij dhe këtu nuk ka dhe nuk duhet të ketë kompromis, për njerëz të cilët i bënë dëme serioze shtetit, demokracisë, shumë proceseve, duhet të mbajnë përgjegjësi, porositi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duke e komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Fatmir Bytyqi se për të mirën e shtetit do të pajtohej me ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Ministri Spasovski në ditarin e sotëm në TV Sitel theksoi se pajtimi i vetëm mes subjekteve politike duhet të bëhet në bazë të parimit të përgjegjësisë. “Varet…

Lexo më Shumë

Pardje në komisariatin e Policisë Probishtip u raportua se rreth orës 11:30 në vendin e quajtur “Livadi” në hyrje të fshatit Tursko Rudari, Probishtip, katër persona e kanë sulmuar fizikisht dhe e kanë lidhur në pemë G.K (53) nga fshati Nivivan i Koçanit, i cili punonte si bari. Së shpejti, ai u gjet nga D.T fshati Turkso Rudari, më pas është dërguar në Spitalin klinik Shtipit, ku i janë konstatuar lëndimet dhe i është dhënë ndihmë. Për rastin e njoftuar prokuroria publike tha se po punojnë për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë raporti përkatës./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Komisioni Nobel i Norvegjisë njoftoi të premtën që kaloi vendimin se Çmimi Nobel për Paqë për vitin 2023 do i jepet gruas iraniane, aktivistes së të drejtave të njeriut dhe gazetares, Narges Mohammadi, me motivacionin: “Për punën e saj në mbrojtje të drejtave të femrave në Iran dhe për përpjekjet e sajë në mbështetje të drejtave të njeriut dhe promovimit të lirisë, për të gjithë”, thuhet në shpalljen e vendimit të Komisionit Nobel. Kryetarja e Komisionit Nobel të Norvegjisë, Berit Reiss-Andersen e filloi njoftimin e saj me fjalët: “Gruaja – Jeta – Liria”, që është parulla e përdorur në demonstratat…

Lexo më Shumë