Author: Hamdi Kumanova

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka marrë vendim për zbatimin e procedurës hetuese kundër një personi të dyshuar për vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Siç bëri të ditur Prokuroria Publike, te një strugan 32-vjeçar policia ka gjetur rreth një kilogram mariuhanë, të cilën e mbante me vete në një kuti kartoni. Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Tetovë, ka ngritur procedurë hetuese kundër një tetovari 34-vjeçar për veprën e njëjtë penale, sepse në bodrumin e një ndërtese ka mbajtur gjithsej 30 paketime drogë narkotike mariuhanë me gramazhë të…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE po përpiqet me dëshpërim të përçmojë punën e doganierëve dhe sekuestrimin rekord të letrave me vlerë prej 92 milionë dollarësh, thuhet në reagimin e LSDM-së. “Është e qartë se VMRO-DPMNE e vlerëson luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe punën e suksesshme të Drejtorisë Doganore në krye me Stefan Bogoev. Dezinformatat e dëshpëruara të VMRO-DPMNE-së janë mohuar dje. Të gjitha obligacionet e sekuestruara në aksionin e suksesshëm kanë afat, nuk kanë skaduar. Gjithashtu, pasagjeri me të cilin janë gjetur obligacionet e ka pranuar fajin para gjykatës kompetente, pas së cilës gjykata ka marrë aktgjykim me të cilin janë konfiskuar…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar Kongresit Amerikan 13 miliardë dollarë të tjerë si mbështetje për Ukrainën. Një raketë ruse ka goditur një hotel në Zaporishjan ukrainase, ku shpesh qëndrojnë punonjës të OKB. Përgjegjësja për buxhetin në Shtëpinë e Bardhë, Shalanda Young është shprehur, se qeveria amerikane po aplikon për mjete shtesë për ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën si edhe për vende të tjera që vuajnë nga efektet e “marshimit brutal” të Rusisë në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara janë mbështetësja kryesore e Ukrainës në luftën mbrojtëse kundër Rusisë. Që nga fillimi i luftës agresore të Rusisë në…

Lexo më Shumë

Nga të gjitha lidhjet që keni në jetën tuaj, marrëdhënia me veten është më e rëndësishmja. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që kjo marrëdhënie të jetë e shëndetshme. Siç është rasti me çdo partneritet apo miqësi, edhe marrëdhënia që keni me veten mund të bëhet gjithashtu toksike kur fillojnë të shfaqen modele dhe sjellje negative. Të mësosh se si të dallosh nëse je në një marrëdhënie toksike me veten mund të jetë e ndërlikuar, por ekspertët thonë se ato janë të rëndësishme për të mos dëmtuar vetëvlerësimin tuaj apo edhe marrëdhëniet me të tjerët. “Kur nuk e…

Lexo më Shumë

Harry Kane është kryefjala e merkatos në Angli dhe Gjermani. Sulmuesi anglez pritet t’i bashkohet Bayern Munichut, pasi u arrit marrëveshja mes dy klubeve. Madje, Kane pritej të udhëtonte sot drejt Mynihut, por Tottenhami ka dalë pengesë. Madje, “Spurs” ia kanë ndaluar udhëtimin Harry Kane pasi që nuk po pranojnë ta lagojnë nga skuadra.

Lexo më Shumë

Dr. Idriz Orana së bashku me zëvendës ministrin e kulturës, Daim Luçi si dhe Erkan Shabani para një numri të madh shkupjanësh u falënderuan për sakrificën dhe kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve. Paralajmëruan të mbajnë edhe takime në të ardhmen. “ Në Shkup, në prani të qindra pjesëmarrësve u mbajt takim miqësor organizuar nga Dr.Idriz Orana, kirurg i njohur i trojeve tona, Erkan Shabani afarist dhe aktivist si dhe Zëvendësministri i Kulturës Daim Luçi. Folësit para të pranishëm përcollën mesazhe falënderimi për sakrificën dhe kontributin që deri sot kanë qëndruar së bashku në shumë sfida shoqërore e politike.…

Lexo më Shumë

Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut theksojnë se nuk ka vend për panik nga infeksioni i shkaktuar nga pickimi i rriqrave, që njihet si ethet hemorragjike – krime kongo. Ata sqarojnë se kjo sëmundje është e rrallë dhe shumë vështirë transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me personat e infektuar. Shqetësimi nga shfaqja e etheve hemorragjike është rritur pas vdekjes së një gruaje 27-vjeçare nga një fshat i Shtipit (qytet në lindje të Maqedonisë së Veriut), më 27 korrik, si pasojë e pickimit nga rriqra. Ndërkohë, në spitalin e Infektologjisë qe më shumë se një javë është duke u kuruar një…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë nga drejtori i Doganave, Stefan Bogoev që të dalë në konferencë për shtyp për të njoftuar opinionin se fletobligacionet në vlerë të 92 milionë dollarëve, që u konfiskuan nga një shtetas turk, janë të pavlera, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se fletobligacionet janë me afat të skaduar dhe se personi në emrin e të cilit ishin fletobligacionet, është i vdekur. “Stefan Bogoev duhet menjëherë të thërrasë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, me pompozitet të njëjtë si ajo e mëparshmja, vetëm këtë herë për t’i kërkuar falje popullit për përhapjen e lajmeve të rreme. Mediat dje…

Lexo më Shumë

Azia Qendrore dhe Kazakistani ballafaqohen me sfida të shumta sigurie. Situata në Afganistan rezulton me ndikime të fuqishme në të gjithë rajonin, por OSBE-ja vazhdon t’i mbështesë vendet pjesëmarrëse në ballafaqimin me këto ndikime përmes paket-projekteve gjithëpërfshirëse për zbutjen e rreziqeve. Këtë e theksoi Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në konferencën për media me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Murat Nurtleu, që vijoi pas takimit në Astana, njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut. “Pavarësisht sfidave me të cilat përballet OSBE-ja, veçanërisht për shkak të agresionit ushtarak rus në Ukrainë, i cili…

Lexo më Shumë

Në pikën kufitare “Deve Bair” janë kapur 300 copë mbushës të fytyrës (filer) vlera e të cilëve arrin 9.000 euro. Nga Dogana e Maqedonisë së Veriut bëjnë të ditur se mbushësit janë gjetur tek një shtetas i Kosovës, i cili nuk e ka paraqitur mallin të cilin tashmë e ka konfiskuar Dogana. “Personi, ndryshe shtetas kosovar me inicialet A.G., ka tentuar të hyjë në vend pa deklaruar mallin. Në pyetjen e doganierit nëse kishte diçka për të deklaruar, ai u përgjigj se nuk kishte asgjë për të deklaruar përveç bagazheve personale. Gjatë kontrollit rutinë të kryer nga doganierët, në valixhen…

Lexo më Shumë

Zyra e Fondit për popullatë e Kombeve të Bashkuara – UNFPA në Shkup dhe Forumi rinor i të rinjve (MOF) në parteritet me Agjencinë për rini dhe sport, Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara – UNDP, Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Aktivitetet e USAID-it pr të rini, të cilët në mënyrë aktive krijojnë mundësi, sot organizojnë shënim të Ditës ndërkombëtare të të rinjve. Ngjarja që do të mbahget sonte në ora 19 te Guaca në Parkun e Qtetit i dedikohet të rinjve, me qëllim që t’i nxisë që të kyçen në aktivitete të ndryshme për to, që t’i…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, për çështje ryshfeti në Shkup është arrestuar shtetasi bullgar B.E.G, përcjell TV21. 60-vjeçari nga Petriçi i Bullgarisë tentoi të korruptonte policët e Maqedonisë së Veriut pasi kishte kaluar në semafor të kuq. “B.E.G. është ndalur nga punonjësit e policisë pasi ka kryer kundërvajtje rrugore, gjegjësisht ka kaluar semaforin e kuq me një automjet mallrash “Iveco” dhe pasi punonjësit e policisë i kanë kërkuar leje drejtimi dhe i kanë treguar se do të gjobitej, B.E.G. ka futur para (euro) në lejen e qarkullimit dhe ka thënë se e ka bërë për t’i qerasur, pra për të mos…

Lexo më Shumë