Author: Hamdi Kumanova

Derisa vijon regjistrimi elektronik i studentëve, interesim i ulët për drejtimet deficitare. Në fakultetin matematiko natyror në ditët e para të regjistrimit elektronik janë paraqitur rreth 50 kandidatë në të gjitha drejtimet. Sipas dekanit të këtij fakulteti, pritet që ky numër të arrij deri në 300, sikurse në vitet e kaluara. Aleksandar Skeparovski thotë se më kritike janë drejtimet për mësimdhënës për shkollat fillore dhe të mesme. Për mësimdhënës të matematikës, fizikës, kimisë, biologjisë, kimisë dhe gjeografisë, paraqiten vetëm nga një apo dy studentë në vit. “E mira është se numri nuk ulet, në disa vitet e fundit kemi…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona në Zubin Potok derisa gjatë tentimit për ndalim kishte shkëmbim zjarri në drejtim të policisë. Personat ishin ndaluar nën dyshimin për kontrabandë me mallra, ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e komunës së Zubin Potokut, policia ka has në një kombi dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra. Gjatë tentimit për ndalim ka pas shkëmbim me armë zjarri por nuk ka të plagosur. 5 persona janë arrestu, ndërsa janë konfisku kombi dhe…

Lexo më Shumë

Arrestohen dy persona në kufirin me greqinë Në një aksion të përbashkët të policisë maqedonase dhe asaj greke, në vetëm një javë është parandaluar transporti i dytë ndërkombëtar i drogës në kufirin jugor, me vlerë totale prej 200 mijë euro, njofton KlanM. Aksioni është zhvilluar mbrëmjen e së enjtes pak para mesnate. “Më datë 10.08.2023 në orën 23.30 nga punonjësit e policisë kufitare nga Qendra Rajonale Jugore, në afërsi të vendit të quajtur Vrsnik Bara, pranë vijës kufitare me Republikën e Greqisë, janë vërejtur dy persona të cilët kanë hedhur dy thasë nga territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka takuar ambasadoren e SHBA, Angela Aggeler me të cilën, siç thekson, kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe eurointegrimet e vendit. “Me ambasadoren amerikane Angela Aggeler theksuam se marrëdhëniet bilaterale mes vendeve tona po zhvillohen me dinamikë të shkëlqyer, në përputhje me miqësinë afatgjatë maqedono-amerikane dhe në frymën e partneritetit strategjik dhe aleancës në NATO. Shkëmbyem mendime dhe informacione për zhvillimin e procesit të integrimit evropian dhe hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren në këtë drejtim, si dhe për situatën në rajon më të gjerë në kuadër të agresionit rus kundër…

Lexo më Shumë

Tre persona janë konfirmuar të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin boshnjak Gradacac pasi një burrë transmetoi drejtpërdrejt të shtënat ndaj një gruaje në platformën sociale Instagram. Derisa, nga informatat e fundit bëhet e ditur se dorasi ka kryer vetëvrasje. Mediat raportojnë se një operacion i madh policor është nisur në Gradacac, qytet i vogël në veri-lindje të Bosnjës dhe Hercegovinës, ku një burrë transmetoi drejtpërdrejt veten duke qëlluar një grua të premten në mëngjes dhe më pas pretendoi se kishte vrarë disa njerëz. Sipas raportimeve të mediave boshnjake, burri filloi transmetimin e…

Lexo më Shumë

Ekocidi në Konjare/Deputeti Snopçe në mbrojtje të banorëve Dje në fshatin Konjare të komunës së Petrovecit ka qëndruar deputeti i ASH-së, Halil Snopçe. Ai është gjindur atje për shkak të revoltës së banorëve të shprehur disa herë për shkak të germimeve ilegale që po bëhen reth lumit Pçinja, ku po ndodh një ekocid i vërtetë dhe po vështirëson jetën e banorëve të këtyre fshatrave. Nga gërmimet herë legale e herë ilegale, por me “amin” të të “fuqishmive” u kanë ndodhur shumë dëme banorëve, në fisa raste edhe tragjike për jetën. “Ndodhemi para Stacionit policor në Petrovec, ku kam ardhur personalisht…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, gjatë një prononcimi për TV21, kishte theksuar se ai tashmë ka biseduar me struktura të VMRO-DPMNE-së, ku ka propozuar që kjo parti të mbështesë fazën e parë të ndryshimeve Kushtetuese respektivisht nevojën e këtyre ndryshimeve, e më pas të shkohet në zgjedhje të parakohshme kurse fituesi i këtyre zgjedhjeve të obligohet ta vazhdojë miratimin e ndryshimeve kushtetuese si njëfarë garance se do të vazhdohet rruga e evropiane, percjell KlanM. VMRO-DPMNE nuk e komentoi dhe as që u përgjigj nëse kanë shqyrtuar këtë propozim, duke e quajtur Taravarin zëdhënës të BDI-së. “Do të thoja se është…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (10.08.2023) në ora 21.20 në Stacionin Policor-Gostivar, M.D. ka raportuar se rreth orës 18:00 në Çegran të Gostivarit, në shtëpinë në pronësi të A. “N”, ku ishte për vizitë, pas një debati të shkurtër verbal ka qenë e sulmuar fizikisht nga dy femra. Rasti është duke u zbardhur dhe ndaj të përfshirëve do të vijojë procedimi përkatës.Ts

Lexo më Shumë

Dje (10.08.2023) në ora 07:55 në SPB-Tetovë është raportuar se në Bogovinë të Tetovës në afërsi të tregut të bagëtive, personi H.Z.(41) nga Gradeci i Gostivarit është sulmuar nga personi N.F. dhe djemtë e tij G.F dhe AF, të gjithë nga lagja ”Drenovec” e Tetovës. Sipas raportit, gjatë sulmit personat kanë përdorur edhe një send druri dhe personit H.Z. i kanë marrë para dhe librzën e automjetit me targa të gostivarit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, ndërsa ndaj të përfshirëve do të vijojë edhe kallëzimi përkatës.TS

Lexo më Shumë

Të enjten në ora 09.05 në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër, në vendin e quajtur “Uji i varur”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Dacia” me targa të Serbisë, e drejtuar nga V.I.(37) nga Serbia dhe veturës “Mercedes” me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.A.(43) nga Shkupi. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar rëndë të dy drejtuesit e mjeteve, ndërsa pasagjeri nga mjeti “Mercedes”, B.M. nga Shkupi, ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Emergjente–Gostivar. Me autorizim të Prokurorit publik, ekipi i policisë së Gostivarit ka kryer kontroll në vend e aksidentit.P oashtu të enjten në ora…

Lexo më Shumë

Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar ka publikuar shpallje për një pjesë të pasurisë së konfiskuar të ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Ankandi është caktuar për 25 gusht. Shpallja është publikuar në ueb faqen e Agjencisë, në kohëzgjatje prej 15 ditëve, afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është deri më 23 gusht. Bëhet fjalë për pasurinë e paluajtshme të konfiskuar të ish-kreut të DSK-së nga rasti “Perandoria”. Ofrohen për shitje dy banesa në Ohër, njëra prej të cilave është 65 metra katrorë me vlerë të llogaritur prej 5.775.234 milionë denarë, nga Byroja për ekspertizë ligjore, ndërsa tjetra në…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se ka pasur rrahje në tregun e bagëtive në Bogovinë . Nga SPB-Tetovë thonë se një 41-vjeçar nga Gradevi ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person dhe dy djemtë e tij. “Dje (10.08.2023) në ora 07:55 në SPB-Tetovë është raportuar se në Bogovinë të Tetovës në afërsi të tregut të bagëtive, personi H.Z.(41) nga Gradeci i Gostivarit është sulmuar nga personi N.F. dhe djemtë e tij G.F dhe AF, të gjithë nga lagja ”Drenovec” e Tetovës. Sipas raportit, gjatë sulmit personat kanë përdorur edhe një send druri dhe personit H.Z. i kanë…

Lexo më Shumë