Author: Hamdi Kumanova

ficeri i lartë i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Mohammed Akiki ka mbetur i plagour rëndë gjatë ditës së sotme. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ai ka rënë pre e një sulmi në Teheran dhe aktualisht ndodhet në spital në gjendje kritike pas plagëve të rënda të raportuara. Fillimisht ishte shkrimtari izraelit Amir Tsarfati që shkroi për atentatin ndaj zyrtarit të lartë të shërbimeve sekrete iraniane në kanalin e tij në Telegram duke nënvizuar se Akiki ndodhet në terapi intensiven një spital në Teheran. Më pas lajmi u konfirmua edhe nga rrjeti Bnn. Për momentin ka mungesë informacioni për sulmin, por sipas…

Lexo më Shumë

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë nevojë për simbolizëm politik, por për një vendim politik konkret në rrugën e integrimit evropian, tha presidenti Stevo Pendarovski. Ai i bëri thirrje BE-së të marrë vendim për integrim më të shpejtë në samitin e ardhshëm të dhjetorit, në vend që ta shtyjë çështjen deri pas zgjedhjeve evropiane të vitit të ardhshëm, shkruan Alsat. Pendarovski theksoi se zgjerimi ishte zgjatur për shumë vite sepse vendet kandidate nuk kishin zbatuar reforma, por edhe BE nuk ishte e gatshme për zgjerim. Tani, siç thotë ai, me luftën në Ukrainë ka një kontekst të ri…

Lexo më Shumë

Për më shumë se dy dekada lagja 146 e qytetit të Tetovës po vuan mungesën e ujit për pije. “Shumica e çezmave në këtë lagje janë në gjendje të këtillë, i lëshon por ujë nuk kanë. Ky problem është me vite të tëra në këtë lagje të qytetit të Tetovës dhe me vite të tëra po premtohet rregullimi i sistemit të ujësjellësit, megjithatë, nuk ka asnjë rezultat. Në situatë të njëjtë janë edhe fshatrat Poroj e Xhepçisht, ku madje vite më parë u dërguan edhe gypat për sistemin e ri të ujësjellësit, por kanë mbetur në diell prej vitesh…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE pranon që ekipet e partive politike të ulen në një tryezë për të negociuar datën e zgjedhjeve. Kjo u njoftua sot nga kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski, pas ofertës së një dite më parë nga kryeministri Dimitar Kovaçevski për të diskutuar çështjen në nivel të grupeve të punës dhe jo në një takim liderësh siç kërkohet nga opozita, shkruan Alsat. Duke iu përgjigjur pyetjes, Mickoski gjithashtu përsëriti akuzat në adresë të Kovaçevskit se ai ishte një frikacak, po i shmanget zgjedhjeve të parakohshme dhe se është partner i vogël në koalicion me BDI-në. Nga ana tjetër, Kovaçevski…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari beson se ende ka gjasa të vogla që në momentin e fundit me ndihmën e VMRO-DPMNE-së të votohen ndryshimet kushtetuese. Nëse kjo nuk ndodh, ai parashikon se do ketë radikalizim i cili nuk nënkupton luftë të re, por se në skenë do të shfaqen mendime radikale shqiptare kundër atyre që i promovon e Majta radikale maqedonase. Në këtë mënyrë, sipas tij, do të hapen temat legjitime për riorganizim të bredshëm të shtetit, të cilat thotë se akoma janë tabu për të cilat jo që nuk duhet të flasësh, por as që duhet t’i…

Lexo më Shumë

Ky është zëri unik i veturës së Burhanit nga Çairi i Shkupit të cilën nga Audi A3 e ka shndërruar në veturë unike. Në Audin e tij deri tani ka investuar mbi 8 mijë euro, shkruan Alsat. Çmimi i fundit që ka marrë është disa ditë më herët për zërin dhe dizajnin unik te kësaj veture. “Ky çmimi është vendi i dytë për ‘ekstrime’, vetura më e rregulluar dhe për ‘tuning’ mora vendin e dytë ne RMV. Këtë e kam çmimin e parë për mysafirin më të kompletuar që merr pjesë në të gjithë Ballkanin. Ky është…

Lexo më Shumë

Këtë verë u kapën tre herë më shumë drogë se në të kaluarën në qendrat turistike të Strugës dhe Ohrit. Sa i përket moshës së personave tek të cilët u gjet droga, ajo varionte nga 20 deri në 31 vjeç. U sekuestruan marihuanë, heroinë dhe kokainë. Në periudhën prej 01.07 deri më 31.08.2023, përkatësisht gjatë sezonit turistik veror, në zonën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ohër, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është konfiskuar më shumë se një kilogram ose trefishi i sasisë së marihuanës dhe përzierjes së marihuanës dhe duhanit. Gjatë kësaj periudhe…

Lexo më Shumë

“Nuk kemi ndërmend të hyjmë në korrespodencë partiake nëse duhet apo nuk do të ketë mbledhje liderësh. Ne nuk do të hyjmë në mendësinë e njerëzve të frustruar, nëse ata vlerësojnë se kështu mund të dalim nga kriza potenciale politike dhe kushtetuese, nuk ka problem, ne pranojmë gjithçka dhe le të jetë në Kuvend, le të ulen grupet e punës dhe të bisedojnë”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski nga Shtipi. Mickoski kërkoi nga Kovaçevski të emërojë persona të cilët do të jenë të gatshëm të diskutojnë për datat e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, sepse siç tha…

Lexo më Shumë

Këshilltari i kryeministrit Kurti, Bekim Qoku thotë se Maqedonia e Veriut për Serbinë sot është bërë si Bjellorusia për Rusinë. “Ballkani i Hapur është eufemizëm për Botën Serbe. Maqedonia e Veriut për Serbinë sot është bërë si Bjellorusia për Rusinë. Vuçiqi sot ka më shumë kundërshtarë në Serbi sesa në Maqedoninë e Veriut. Qeveria e MV është vënë në shërbim të plotë të Vuçiqit. Pala shqiptare në këtë qeveri është tretur në agjendën e dirigjuar nga Vuçiqi. Një përafrim të tillë me Serbinë dhe largim të këtillë me Kosovën nuk është parë deri më tani. Po…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski duhet të jetë në Maqedoni dhe të përballet me drejtësinë. Kështu komentoi ministri i Jashtëm, Bujar Osmani në një intervistë për TV21, duke aluduar se siguria e shtetit është trazuar nga mungesa e ish-kryeministrit, i cili gëzon azil politik në Budapest të Hungarisë. “Nga pikëpamja politike, është një çështje që e di që do të abuzohet, por nga pikëpamja e sigurisë, të kesh një kryeministër që ishte kryeministër yt për më shumë se 10 vjet dhe ka të gjitha informacionet e shtetit, ndërsa tani është në duart e një shteti tjetër, kjo nuk është gjë e…

Lexo më Shumë

Në pritje të ligjit të ri për praktikat e padrejta tregtare, si dhe listës së fundit të produkteve, TVSH-ja e të cilave do të rritet nga 5 në 10%, si të fundit në një serinë e masave për uljen e çmimeve, si dhe kufizimin e inflacionit, edhe më të zëshme bëhen reagimet e opinionit, ekonomistëve dhe biznesmenëve. Ata bëjnë thirrje jo vetëm për një vigjilencë më të madhe, pasi siç thonë ata, disa nga hapat e mëparshëm korrigjohen menjëherë për shkak të paqëndrueshmërisë së tyre, por sugjerojnë edhe një mënyrë tjetër ndryshe për t’u përballur me situatën, shkruan PRESSonline.al “Duhet…

Lexo më Shumë

Sivjet është 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Maqedonisë (së Veriut) dhe Republikës Popullore të Kinës. Ishte vjeshtë e vitit 1993, pra 2 vite pas pavarësisë së Maqedonisë, kur u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve, gjë i hapi rrugë një komunikimi e bashkëpunimi të gjerë. Nga atëherë e deri më tani RP e Kinës është një nga përkrahësit kryesor të pavarësisë dhe identitetit maqedonas. Krahas kësaj, bashkëpunimi tregatr e ekonomik ka qenë vazhdimisht në rritje. Vlera e përgjithshme e mallrave të eksportuara nga Maqedonia e Veriut në periudhën janar-tetor 2022 ka qenë 6 931 984…

Lexo më Shumë