Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë në Ferizaj, pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Rasti ka ndodhur ditën e diel, ndërsa polici i lënduar ka pranuar trajtim mjekësor. “Është arrestuar e dyshuara shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policor të cilët e kanë ndaluar pasi kishte shkaktuar kundërvajtje në komunikacion. Lidhur me rastin, si pasojë njëri nga viktimat ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Author: Hamdi Kumanova
Një burrë është arrestuar në Malishevë, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj tri viktimave femra, të cilave u ka shkaktuar lëndime trupore. Femrave të cilat u sulmuan u është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Malishevë 08.10.2023 – 14:00. I dyshuari kosovar ka sulmuar fizikisht 3 viktimat femra kosovare të cilave u ka shkaktuar lëndime trupore, për çka dhe u është ofruar ndihma mjekësor. I dyshuari është arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë
Nga VMRO-DPMNE vlerësojnë se qeveria me rritjen e TVSH-së tek produktet që qytetarët i përdorin çdo ditë, do të shkatërrojnë standardin edhe më shumë. Inflacioni, ashtu siç shtojnë nga atje, në vend që të ndalojnë në nga kjo lëvizje e qeverisë, varfëria do të rritet, dhe në kurriz të kësaj do të mbushet buxheti mbi kurrizin e popullit. Me rritjen e çmimit të ushqimit për fëmijë, panxharit, kaskave, djathit, gjizës, specave djegëse, kaçkavalli është rritur çmimi i asnjë prodhimi luksoz siç thoshte qeveria, por bëhet mashtrim nëpërmjet të cilës do të rritet buxheti që më pas do të harxhohet për…
Nga sot deri në fund të nëntorit pasagjerët që do të shfrytëzojnë shërbimet ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit duhet të mbërrijnë tre orë para fluturimit. Nga “TAV Maqedoni” të premten informuan se kompania ajrore do të kryejë përmirësim të sistemit për bagazh. “Duke filluar nga data 9 tetor (e hënë), deri në fund të nëntorit të vitit 2023, gjegjësisht në periudhën prej dy muajsh, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, do të bëhet përmirësimi i sistemit për trajtimin e bagazhit. Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithëve që do të udhëtoni në periudhën e theksuar kohore përmes Aeroportit Ndërkombëtar në Shkup,…
Në Ministrinë e Financave pritet të mbahet takim me importuesit e automjeteve pas njoftimit për rritjen e taksës për importin e automobilave. Rritja e taksës për një pjesë të automjeteve është paraparë me ndryshimet në Dekretin për mënyrën e llogaritjes së taksës për automjetet i cili është përgatitur në kuadër të projektit me Bankën Botërore për avancimin e tatimit të automjeteve. Importuesit e automjeteve thonë se kjo do të ndikojë në punën e tyre dhe kërkesën për automobila e cila është ulur pas disa prej krizave botërore.
Tre persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për veprën penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Policia njofton arrestimin e shtetasve me S. M., 59 vjeç, Y. B., 47 vjeç dhe F. B., 35 vjeç, të tre banues në Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe u shpall në kërkim shtetasi N. M., 33 vjeç, banues në fshatin Panaja, Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” , “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë…
Bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti para Gjykatës kërkesën e konfiskimit të pasurive të subjektit Guxim Zenelaj (ish gjyqtar i Gjykatës së Lartë). Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.26 datë 06.10.2023 ka vendosur ndërmjet të tjerave konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive si më poshtë: 1. Pasuria me nr. 674, zk.1952, Tokë në Porto Palermo,…
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në Prizren ka ndodhur një grabitje në një lokal, ku një person ka goditur me thikë një femër dhe më pas ka marrë një shumë parash. Lidhur me rastin, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa policia ka identifikuar personin e dyshuar. “Është raportuar se në një lokal i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte goditur me një mjet të mprehtë/ thikë viktimën femër kosovare, nga vendi i ngjarjes ka grabitur një shumë parash dhe më pas është larguar. closevolume_off Lidhur me rastin, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman…
Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në një familje në Rahovec, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person ka pësuar lëndime të rënda dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Burimet kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një burrë, i cili vdiq pasi u vetkaksidentua derisa po punonte me traktor në një fushë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, që intervenoi në vendin e ngjarjes, bashkë me njësitet policore që kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast ka njoftuar se me urdhër të Prokurorit të Shtetit…
Ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski thotë se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhet të mbahen së bashku, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas Veljanoskit nga rishikimi i proceseve zgjedhore në 33 vitet e kaluara, vërehet se në tri raste (pra në vitin 1994, 2009 dhe 2014) janë mbajtur dy procese zgjedhore njëkohësisht. “Prandaj, kur bëhet fjalë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale, është absolutisht e qartë se nuk ka arsye financiare, ekonomike dhe/ose sigurio- politike për të pasur zgjedhje të ndara presidenciale dhe parlamentare, përveç kalkulimeve partiake të qeverisë”, shkruan Veljanoski në profilin e tij në Facebook. Mandati i rregullt…
Ish-korrespondentja nga Beogradi, Liljana Jakovlevska sonte në emisionin debatore “Click Plus” në TV21 ka theksuar se Maqedonia po mbahet shumë keq në situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas saj, vendi duhet të reagojë si Shqipëria apo Kroacia. “Duhet të mbajë qëndrim për të gjithë këtë. Mjaft qëndrimi ynë se nëse nuk jemi me serbët do të na ikën çështja shqiptare ose do të jetë kështu apo tjetra. Me një fjalë, Maqedonia ende po udhëheq politikë pro-serbe”, tha Jakovlevska. Sipas saj, vendi është shumë i ndjeshëm ndaj propagandës serbe. “Mbi 75 për qind e lajmeve që hyjnë në Maqedoni janë nga Rusia, të…
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e së hënës në bregdetin e Rrjollit në Velipojë. Trupi i përket një 70 vjeçari nga Tirana, i cili kishte dalë ditën e djeshme me shokët për peshkim. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

