Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë. Një rast i tillë u zbulua edhe së fundmi në rrugën “Eliot Engel” në Pejë pasi Policia ndali një veturë dhe arrestoi një person. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Ylli Nezirin, 21-vjeçar, i cili është dërguar në mbajtje, nën dyshimet për armëmbajtje pa leje. Pas kontrollit policor, te i dyshuari është gjetur një armë me karikator, që janë sekuestruar si…
Author: Hamdi Kumanova
Pep Guardiola e ka komentuar humbjen e sotme të Manchester Cityt nga Arsenali. “Gunners” fituan me rezultat 1:0 falë golit të Gabriel Martinellit, duke i dhënë kështu fund dominimit të “Citizens” në vitet e fundit. Trajneri spanjoll thotë se njerëzit nuk duhet të flasin për humbjen e dytë sezonale të kampionit aktual anglez dhe evropian, por për arritjen e “Topçinjve”. Arsenali fitoi ndaj ekipit nga “Etihad Stadium” pas plot pesë vjetësh pritjeje. “Kjo nuk është lajm (humbja e Cityt). Arsenali duke e mposhtur Man Cityn për herë të parë pas 12 ndeshjesh është lajm”, deklaroi ish-trajneri i Barcelonës dhe i…
Ukraina ka rritur prodhimin e dronëve në vitin e fundit pasi Rusia nisi pushtimin, tha kryeministri Denys Shmyhal. Dyqind kompani kanë nisur prodhimin e dronëve të rinj luftues, tha ai në Kiev më 7 tetor. “Tani progresi i dronëve nga zhvillimi i tyre deri te blerja është shumë i shkurtër”, tha Shmyhal. Ai shtoi se industria ukrainase e mbrojtjes në mënyrë radikale ka ndryshuar qasjen dhe se kompania shtetërore e prodhimit të armëve, Ukroboronprom, është modernizuar. closevolume_off Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit 2022, dronët kanë ofruar një avantazh të madh në fushëbetejë. Përderisa Ukraina fillimisht…
Ministri i Financave, Fatmir Besimi vlerëson se javën e kaluar u hodhën dy hapa sistemikë drejt zhvillimit të ekonomisë së gjelbër në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për miratimin e ligjit që mundëson krijimin e Fondit të Efikasitetit Energjetik dhe emetimi i fletobligacioneve të para të gjelbra si burim financimi të projekteve të gjelbra. “Ekonomia e gjelbër është sistem, ku si prioritete janë qëndrueshmëria ekologjike, drejtësia sociale dhe rritja ekonomike”, ka shkruar Besimi. FATMIR BESIMI, MINISTËR I FINANCAVE “Tranzicioni drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë, bujqësia e qëndrueshme dhe prodhimi i ushqimit, efikasiteti në menaxhimin e burimeve, rritja inkluzive…
Pushteti tenton të arsyetohet lidhur me shtrenjtimet pas rritjes së TVSH-së për prodhimet luksoze, mes të cilëve u gjenden edhe disa produkte bazë. – Advertisements – Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se Maqedonia e Veriut është vendi me normën më të ulët të TVSH-së prej 18 për qind dhe listën më të gjerë të produkteve bazë që janë me normë preferenciale 5 për qind, shkruan Alsat. “Ne kemi normë bazë të TVSH-së prej 18 përqind, Serbia ka 20 përqind, Greqia 21, Kroacia 25, Shqipëria 20 përqind, që nënkupton se të gjitjë kanë normë bazë të tatimit më të lartë se tonën.…
Pavarësisht që u paralajmërua për në Tetor, hapja e objektit të ri shkollor në Vizbeg akoma nuk dihet se kur do të bëhet. Kontrolli teknik i kryer në fund të muajit shtator rezulton me disa mangësi. Siç tha kreu i Butelit, Darko Kostovski objekti shkollor ende nuk është lidhur në rrjetin përkatës elektrik dhe atë të ujësjellësit.,shkruan Alsat. Kostovski shtoi se këto lidhje janë të patjetërsueshme për të testuar funksionimin e ashensorit, sistemit të ngrohjes, kondicionerët, ndriçimin e tërësishëm dhe pajisjet që kanë të bëjnë me ujësjellësin. Për shkak të këtyre lëshimeve, Kostovski tha se nuk ka dhënë dritë jeshile…
Çdo nxënës ka të drejtë të ndjek mësimin në gjuhën e tij amëtare, kështu thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit i cili ka hapur peocedurë për shkollën fillore Njegosh të komunës së Gazi Babës. Avokati i Popullit ka konstatuar shkelje e të drejtës kushtetuese për nxënësit të ndjekin mësimin në gjuhën e tyre amtare. Reklama “Neni 10 i ligjit për arsim fillor që i referohet përdorimit të gjuhëve në arsim sipas së cilit, puna edukative mësimore në shkollën fillore realizohet në gjuhën maqedonase dhe shkrimin e saj cirilik. Për nxënësit përfaqësues të bashkësive që ndjekin mësimin të ndryshëm nga…
Mungesa e infrastrukturës dhe lënia pas dore e banorëve nga ana e komunës, kanë bërë që fshati Vranjofcë i Vrapçishtit të boshatiset pothuajse tërësisht. Në fshat, kanë mbetur vetëm më të moshuarit dhe shumë pak të rijnë. Edhe ata pak investime që janë në këtë fshat, sipas banorëve janë bërë me investimin e bashkëfshatarëve të tyre në Zvicër dhe në Gjermani dhe jo nga komuna, shkruan Alsat. “Shumë kemi në kurbet, kanë ikur me gjithë familjet, fëmijët i kanë shkolluar atje dhe vijnë më vetëm përkohësisht këtu. Ama fëmijët më nuk besoj të kthehen. Përpara ishte shumë mirë, kishte perspektivë,…
Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti pretendon se në kompanitë e hapura për kredi të shpejta është i përfshirë ish nënkryetari i Listës Serbe në Kosovë dhe udhëheqësi i grupi terrorist të 24 shtatorit, Millan Radoiçiq. Sipas Mexhitit, i gjithë kapitali i Radoiçiqit pasi është larguar nga Kosova me mbylljen e kazinove dhe lojërave të fatit, ka përfunduar përmes rrugëve ilegale në Maqedoninë e Veriut. Në të gjithë këtë siç e cilëson ai pastrim i parave është e përfshirë edhe BDI-ja, pasi lejet për hapjen e kompanive për kredi të shpejta i jep ministri i Financave, Fatmir Besimi. Në analizat…
Këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Rada Trajkoviq ka thënë se ka qenë e vështirë për të dita e 24 shtatorit kur ka pasur sulm të armatosur ndaj Policisë së Kosovës dhe humbjen e jetës së një polici nga Kosova. “Ka qenë shumë e vështirë për mua kur ndodhen ato të shtëna në Banjskë, humbja e jetës së policit që ishte në vendin e tij të punës, që ishte duke e kryer detyrën e tij dhe natyrisht nga ana tjetër kishim hyrjen e Radojiçiqit me grupin e tij të cilët me veprimin e vet kanë rrezikuar sigurinë edhe të policisë,…
Në lidhje me situatën e vështirësuar të sigurisë në pjesën jugore dhe qendrore të Izraelit, Ministria e Punëve të Jashtme apelon qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të cilët për momentin gjenden në Izrael që të respektojnë udhëzimet e autoriteteve të sigurisë së Izraelit. Informacione më të detajuara mund të gjenden në ueb-faqen në vijim: https://www.oref.org.il/12481-en/Pakar.aspx Sipas informacioneve të MPJ në Tel Aviv të Izraelit, shtatë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndodhen në qytetin Vietlem, në Bregun Perëndimor, që nuk është i përfshirë nga ngjarjet aktuale. Nga MPJ theksojnë se për më shumë informacione, në dispozicion është shërbimi SOS i Ministrisë së Punëve të Jashtme në numrin 075/273-732,…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka komentuar sot rritjen e TVSH-së, për disa produkte ushqimore. Ai thotë se Qeveria kamulfon me oponion duke deklaruar se TVSH-ja do të rritet vetëm për produktet lukzoze, e në fakt sipas tij, kjo nuk ka të bëjë fare me lukzozin, por me produktet udhqimore bazë, të cilat qytetarët i blejnë çdo ditë. HRISTIAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-së “Ju mungojnë para në buxhet, sepse i harxhojnë pa mëshirë për projekte, në të cilat nuk është vendosur asnjë gozhdë. E dini për një projekt të tillë janë harxhuar rreth 200 milionë euro, por fatkeqësisht nuk është…

