Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për agresionin në Zveçan, ka thënë se qëllimi i Serbisë ka qenë Policia e Kosovës të shtien mbi Manastirin e Banjskës në mënyrë që të nis një luftë fetare në Kosovë. Në një intervistë për Sky News, ai ka thënë se ky do të ishte skenari i përsosur në duart e presidentit rus, Vladimir Putinit, i cili e ka Putinin e tij të vogël në Ballkanin Perëndimi, duke aluduar në presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. “Ata kanë nevojë për luftë për të marrë Republikën Serbe dhe kështu e përdorën Radoiçiqin për të shkuar në…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Tekstet Shkollore për klasën e gjashtë, të cilat tanimë janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve Shkollore dhe kanë marrë publikimin CIP, tanimë janë duke u shtypur dhe shpërndarë në shkolla. Përgjegjësit për shpërndarjen e Tekteve Shkollore janë të angazhuar dhe të përkushtuar maksimalisht, në marrëveshje me udhëheqësin e shkollës që ti shpërndajnë edhe gjatë kësaj fundjave. Tekstet Shkollore të gjuhës shqipe dhe të shkencave natyrore në gjuhën maqedonase për klasën e gjashtë, për të cilat pas miratimit nga Komisioni Kombëtar për Tekste Shkollore, është marrë publikimi CIP më 27 shtator, gjegjësisht më…
Ligji do të sigurojë nivel të lartë sigurie të sistemeve të rrjetit dhe informacionit, ndërtimin dhe zgjerimin e infrastrukturës IT, gjegjësisht transformim digjital më efikas dhe efektiv të sektorit publik, shkallë të lartë të qasshmërisë për të siguruar zhvillimin e zgjidhjeve softuerike inovative, si dhe mundësinë e sigurimit të trajnimeve shumë të rëndësishme dhe të nevojshme për sigurinë kibernetike dhe aftësitë digjitale për të punësuarit në sektorit publik, tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, me rastin e debatit publik të sotëm për këtë Projektligj, transmeton Portalb.mk. “Republika e Maqedonisë së Veriut është ndër vendet e para…
Pushteti dhe opozita nuk kanë pothuajse asnjë formë komunikimi personal në nivel më të lartë për ndryshimet kushtetuese. Kreu i VMRO-DPMNE-së e cilëson të mbyllur çdo mundësi që ata të merren vesh për këtë çështje. Mickoski thotë se tani palët nuk duhet më të diskutojnë për ndryshimet kushtetuese, por duhet të ulen të bisedojnë për zgjedhjet në vitin e ardhshëm. “Mendoj se kjo temë është mbyllur. Nuk ka kohë. Tashmë jemi në muajin tetor. Ne jemi në më pak se gjashtë muaj para zgjedhjeve. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që të mos ketë komunikim për atë se…
Kapaciteti më i madh energjetik në vend, REK Manastir gjysmë ore mbeti pa rrymë pasi shpendi, siç njofton MEPSO, herët në mëngjes ka fluturuar në pjesën e pranë trafostacionit “Manastir 2”. Rastet e këtij lloji, kur një zog shkakton ndërprerje të energjisë elektrike, sipas MEPSO-s, janë të rralla, por jo edhe të pamundura. “Ndërprerja ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike për gjysmë ore, por me reagimin me kohë të punonjësve dhe gjithçka është rikthyer në gjendjen fillestare dhe furnizimi me energji elektrike është normalizuar dhe funksionon pa probleme” – tha SH.A MEPSO. Defekti që ka shkyçur mëngjesin…
Pesë kamionë jeshilë të rinj të blerë në muajin maj me etiketa “K.S.A. International”, kompania në pronësi të dhëndrit të Ali Ahmetit, Kushtrim Smajlaj, është angazhuar per te punuar në “TC Oslomej” (Termocntralin Osllomej) dhe për sanimin e rrëshqitjes së dheut. Por në dokumentet e Byrosë së Prokurimit Publik, “K.S.A.”, askund nuk del si fitues i tenderit për Oslomen, ka bërë të ditur “Telma”. Në termocentral janë verejtur edhe kamionë të kompanisë Adastra, një nga pronarët e së cilës është ish-drejtori i “Sparkasse Bank”, kroati Saša Boko. “Avaz Holding”, menaxher i së cilës është Osman Murteza, ish-inxhinier…
Mbikëqyrës të Halk Bank AD Shkup. Në situatën konkrete, Biljana Angellova është dashur të përjashtohet nga dhënia e propozimit dhe votimit të tij për arsye morale. Këtë pëlqim për një organ drejtues në një bankë ajo e mori menjëherë pasi ishte zgjedhur prorektore në Universitet”, shkruan në letër. Gjithashtu, profesorët pohojnë se në periudhën nga viti 2014, para marrjes së miratimit të Bankës Ndërkombëtare të RMV-së, me anëtarësimin në organet e Akademisë private, për interes personal, Biljana Angellova ka bashkëpunuar drejtpërdrejtë me një menaxher të Bankës Ndërkombëtare të RMV-së i cili ka pasur një rol të rëndësishëm në miratimin e…
Dje policia nga SPB Kumanovë ka ndaluar A.R. (20), M.I. (31), R.R. (27) dhe D.R. (31), të gjithë nga Kumanova. Ata dyshohen se më 02.10.2023, në rrugën “Nikshiqka” në Kumanovë, nga disa automjete të parkuara, kanë marrë disa gjëra. Personat janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse./Telegrafi
Kryetarët e komunave të Strugës dhe Ohrit, Merko dhe Pecakov, hynë në luftë të hapur, pasi Merko publikisht akuzoi Komunën e Ohrit se është më së shumti fajtore për situatën në të cilën ndodhet rajoni i Ohrit, lidhur me statusin nën UNESCO. Merko shkoi aq larg sa fajësoi mediat për këtë situatë, të cilat sipas tij përhapin gënjeshtra për komunën e tij. “Pjesa më e madhe e problemeve dhe vështirësive që u shfaqën dhe ekzistojnë ende në rajonin e Ohrit burojnë nga Komuna e Ohrit dhe drejtuesit e saj, të cilët vazhdimisht, nën patericën e mediave, organizatave dhe lobistëve…
Nga sot qindra produkte ushqimore janë shtrenjtuar nëpër raftet e marketeve nga 2 deri në 9 denarë. Kjo ndodhi sepse Qeveria vlerëson se janë ushqime luksi për dhjetëra produkte të qumështit dhe bulmetit të yndyrshme, gjitha llojet e apeticierëve, ushqimet e konzervuara, brumërat e ngrira, kompostot, pangjari i kuq, makaronat e mbushur, tortillat, nudëllsat dhe produkte tjera ushqimore, të cilat do të tatohen dyfish. Janë 358 kategori produktesh, që janë hequr nga lista e tatimeve prej 5% të TVSH dhe janë vendosur në listën e tatimeve prej 10%, aty ku bëjnë pjesë edhe ushqimet super të shtrenjta luksoze për qytetarët.…
Si ndikoi kriza energjetike në buxhetin e shtetit në vitin 2022? Nga hulumtimi i kryer rezulton se mbështetja e dhënë nga qeveria për SHA EMV gjatë krizës energjetike arrin 378 milionë euro, për periudhën nga fundi i vitit 2021, përfshirë shtatorin e 2023. Duke qenë se janë iniciuar 50 milionë euro shtesë në buxhet për pagesën e faturave më të larta të energjisë elektrike të institucioneve shtetërore, këto shpenzime mbulohen nga paratë që janë dedikuar për realizimin e reformave në interes të qytetarëve. Në hulumtim është konstatuar se qeveria nuk ka realizuar projekte milionëshe të premtuara, por edhe komunat, kështu…
Prokuroria themelore publike e Velesit në bazë të një informacioni që mori, merr masa të verifikojë nëse kujdestaret iu japin të pijnë cigare elektrike fëmijëve të kopshtit “Dimçe Mirçev” Veles. Reklama Për të hetuar shkaqet e mundshme të dyshimit për veprën penale të neglizhencës dhe keqpërdorimin e fëmijëve, prokuroria publike kompetente ka lëshuar urdhër në Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmerr veprime që përfshijnë zhvillimin e bisedave me persona (të punësuar dhe prindër) të cilët mund të kenë njohuri të caktuara mbi ngjarjen. Merren edhe disa veprime, ndërsa lënda është në fazën e hetimeve paraprake, sipas Prokuroria themelore…

