Mbikëqyrës të Halk Bank AD Shkup. Në situatën konkrete, Biljana Angellova është dashur të përjashtohet nga dhënia e propozimit dhe votimit të tij për arsye morale. Këtë pëlqim për një organ drejtues në një bankë ajo e mori menjëherë pasi ishte zgjedhur prorektore në Universitet”, shkruan në letër.
Gjithashtu, profesorët pohojnë se në periudhën nga viti 2014, para marrjes së miratimit të Bankës Ndërkombëtare të RMV-së, me anëtarësimin në organet e Akademisë private, për interes personal, Biljana Angellova ka bashkëpunuar drejtpërdrejtë me një menaxher të Bankës Ndërkombëtare të RMV-së i cili ka pasur një rol të rëndësishëm në miratimin e anëtarësimit në Bordin Mbikëqyrës të Halk Banka AD Shkup.
Sipas njohurive të burimeve, të cilat ata I theksojnë në letër, Angellova dhe personi nga Banka Ndërkombëtare e RMV-së (pozicioni drejtues për dhënien e miratimit të Angellovës) kanë qenë anëtarë të Bordit Drejtues i cili gjithashtu përfaqëson interesat të Akademisë private.
“Ajo që është e tmerrshme veçanërisht për komunitetin akademik është se Biljana Angellova, nga pozita e prorektorit dhe tash rektore e Universitetit, ligjëronte dhe vazhdon të ligjërojë në të ashtuquajturat Akademi private. Ndër të tjera, Angellova është trajnerë në “Progressive Academy”, e cila është e regjistruar si fondacion, e themeluar nga MCPROGRESS DOO Vinica, në Bordin e Drejtorëve të së cilës është anëtare Angellova. Sipas të dhënave me karakter publik,, tarifa e regjistrimit për këtë të ashtuquajtur Akademi private është 1900 euro. Është evidente se është anashkaluar edhe Ligji për Arsimin e Lartë.”, shkruan në letër.
Siç thonë profesorët, me qëllim që të mbrohet integriteti I Universitetit, publikisht kërkojnë nga Komisioni Shtetëror të veprojnë te secila prej akuzave në përputhje me kompetencat e tyre dhe të raportojnë publikisht për vendimin e tyre.
“Në të njëjtën kohë, ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetence në vend që të marrin parasysh pretendime në kallëzim dhe të veprojnë në kuadër të kompetencave të tyre për të mbrojtur Universitetin e “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup”, shkruan në letër.
Më 15 shtator të këtij viti Profesoresha Biljana Angellova nga Instituti Ekonomik e ka marrë funksionin e rektorit pranë Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup.