Presidenti Stevo Pendarovski foli me rastin e hapjes së Konferencës së 51-të Evropiane të inxhinierëve të rinj, e organizuar për herë të dytë nga Klubi i inxhinierëve të rinj në Institucionin inxhinierik të Maqedonisë. Konferenca me temën “Lidhja e shtigjeve të inxhinierëve” ka nisur dje dhe do të zgjasë deri më 8 tetor, në Fakultetin e Shkencave Elektrike dhe Teknologjive të Informacionit (FETI), nën patronatin e Presidentit, transmeton Portalb.mk. Në hapje të konferencës folën kryetarja e Institucionit inxhinierik të Maqedonisë, Hristina Spasevska, kryetarja e Klubit të inxhinierëve të rinj, Tina Manoleva dhe kryetari i Inxhinierëve të rinj evropianë, Paul Jenkinson.…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi po përgatit padi për mbrojtje nga diskriminimi ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shkak të mungesës së teksteve shkollore, tha kryetarja e Komisionit, Vesna Bendevska. Në takimin e sotëm me qytetarët, përfaqësues të sektorit civil dhe pushtetit lokal në Strugë, Bendevska tha se komisioni punon në disa çështje mbi strukturën e disiplinës, pra kur preket një popullsi e madhe, si mungesa e teksteve dhe mos sigurimi i transportit falas për nxënësit dhe gjimnazistët e shkollave të mesme dhe të fakulteteve private. Duke theksuar numra ajo tha se gjithsej edhe 123 tekste janë…
Gjatë ditës së djeshme nga ora 17:00 deri më ora 21:00 Sektori për çështje të komunikacionit pranë Departamentit të Policisë së uniformuar-Byroja e sigurisë publike dhe njësiti mobil për siguri në komunikacionin rrugor kanë realizuar kontrollim aksional të përforcuar në territorin ee Tetovës, për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk I reaspektojnë rregullat dhe rregulloret në trafik. Gjatë kontrollit, siç njofton MPB-ja janë sanksionuar 64 shoferë, prej tyre 13 sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 6 sanksione për shkak të skadimit të afatit të lejes së qarkullimit, 7 shpferë për shkak të skadimit të vërtetimit mjeksëor gjatë kryerjes së…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, e ka akuzuar kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për bllokim të rrugës euroatlantike të vendit. Nga LSDM thonë se Mickoski është Gruevski i vogël dhe se përveç bllokadave nuk di gjë tjetër. “Duke bllokuar rrugën europiane të vendit, ai vazhdon politikën e paraardhësit të tij, i cili e mbajti vendin të izoluar për 11 vite, jashtë BE-së dhe NATO-s”, theksojnë nga LSDM. “Gruevski i vogël, në vend të ardhmërisë evropiane dhe vlerave evropiane, pagave dhe pensioneve më të larta, qasje në tregun evropian prej 500 milionë banorësh dhe fonde evropiane, qytetarëve u ofron pasiguri dhe…
Komandanti i KFOR-it në largim, Angelo Michele Ristuccia ka thënë se prania e trupave të KFOR-it në Banjskë ka penguar që ngjarjet të përshkallëzohen në një situatë edhe më të rëndë. Ai ka thënë se ishte në kontakt të rregullt me të gjithë kolegët përkatës, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe Organizatat e Sigurisë së Kosovës, si dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë. Ristuccia në krye të KFOR-it do të zëvendësohet nga gjenerali turk Ozkan Ulutaš, dorëzimi i detyrave është planifikuar për më 10 tetor dhe komandanti aktual i KFOR-it…
Në Tetovë sot do të mbahet tribunë si pjesë e fushatës “Ne jemi Evropa”, në të cilën do të drejtohen zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, Andrea Silvestri, ambasadore e Republikës së Italisë dhe Pranvera Kasami nga Institute for Leadership and Public Policy – ILPP. Ngjarja është pjesë e fushatës “Ne jemi Evropa” që mbahet në disa qytete të vendit, nën moton “Panairi i vlerave evropiane”. Siç kumtoi SÇE-ja, ngjarjet janë të karakterit informativ dhe synojnë thellimin e dialogut me qytetarët për mundësitë dhe përfitimet…
Klasikja” e parë e sezonit në La Liga, e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit spanjoll, tashmë ka një datë dhe orë. Dueli mes Barcelonës dhe Realit të Madridit do të zhvillohet më 28 tetor duke nisur nga ora 16:15. E veçanta e kësaj sfide është se për herë të parë në histori ajo do të luhet në stadiumin olimpik të Barcelonës. Klubi i Barcelonës ka nxjerrë në shitje biletat për këtë sfidë të madhe dhe çmimet janë disi të kripura. Çmimet e ndenjëseve variojnë nga 179 euro, që është më e lira, deri tek ato më të shtrenjtat…
Një samit që mblodhi afër 50 liderë evropianë, dhjetëra ndihmës e gazetarë, përfundoi pa ndonjë përparim të rëndësishëm për të zgjidhur konfliktet që “po i trokasin Evropës në derë”, shkruan POLITICO. Si edicioni i tretë i këtij projekti të presidentit francez, Emmanuel Macron, Komuniteti Politik Evropian, në parim është dukur si një mundësi për të ndërmjetësuar paqen midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, për të de-përshkallëzuar tensionet në Ballkan dhe për të zhvilluar një bisedë strategjike për sigurinë e kontinentit, shkruan tutje mediumi, por që “[liderët evropianë] nuk arritën të ecin përpara”. E, përpos fokusit te Ukraina dhe shtetet e tjera, POLITICO…
Procesverbali i Gjykatës së Lartë në Beograd, Radoiçiq pranoi se këto vepra penale i ka kryer në sulmin terrorist në Banjskë Milan Radoiçiq, njeriu që organizoi dhe ishte pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë, u lirua me vendim të Gjykatës së Lartë në Beograd. Ai mori përgjegjësinë për organizimin e sulmeve në veri të Kosovës, ku mbeti i vdekur një polic dhe tre terroristë, shkruan nova.rs. Siç thuhet në procesverbalin e seancës, Radoiçiq ka pranuar veprën penale 348 – prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese, pastaj veprën penale 349 – pjesëmarrje në grupin që…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se në rast se lufta në Ukrainë “bllokohet”, Rusia mund të sulmojë vende të tjera në vitin 2028. Këtë deklaratë, siç shkruajnë mediat e huaja, Zelensky e ka bërë në një konferencë shtypi në Spanjë. “Për momentin Rusia po shqyrton skenarë të ndryshëm për vitet e ardhshme. Njëri prej tyre është veçanërisht i rrezikshëm. Nëse ka ndonjë pauzë në këtë agresion kundër Ukrainës, nëse kjo luftë ‘ngrihet’, atëherë do të ketë një moment të ri kritik në vitin 2028”, citohet të ketë thënë ai. potencialin ushtarak që i kemi privuar dhe Rusia do…
Presidenti rus Vladimir Putin tha se copa granate u gjetën në trupat e themeluesit të Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe udhëheqësve të tjerë mercenar që vdiqën në një aksident avioni, pasi ai la të kuptohet se njeriu që udhëhoqi një revoltë të armatosur kundër udhëheqjes ushtarake të Kremlinit kishte qenë përdorues droge. “Në trupat e atyre që vdiqën në përplasjen ajrore u gjetën fragmente granatash dore”, tha Putin. Këto deklarata i bëri të enjten në takimin vjetor të klubit Valdai në qytetin e Detit të Zi të Soçit, duke cituar ato që ai tha se ishin gjetjet e hetuesve. closevolume_off Nuk…
Deshi apo jo Kovaçevski, zgjedhje do të ketë. Deri më tani, në këto më shumë se 3 dekada, nuk ka ndodhur që të mos ketë takim të liderëve në të cilin do të pajtohen datat për ato zgjedhje, tha sot lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Ai thotë se duhet një takim udhëheqës, por për të rënë dakord për procesin zgjedhor, për të përcaktuar datat e zgjedhjeve, për një qeveri teknike dhe për të zbatuar rekomandimet e OSBE/ODIHR. “Nëse Kovaçevski nuk pranon, përgjegjësia është e tij”, thotë lideri i opozitës. Ai thotë se është logjike që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare…

