Gjatë ditës së djeshme nga ora 17:00 deri më ora 21:00 Sektori për çështje të komunikacionit pranë Departamentit të Policisë së uniformuar-Byroja e sigurisë publike dhe njësiti mobil për siguri në komunikacionin rrugor kanë realizuar kontrollim aksional të përforcuar në territorin ee Tetovës, për sanksionimin e shoferëve të cilët nuk I reaspektojnë rregullat dhe rregulloret në trafik.
Gjatë kontrollit, siç njofton MPB-ja janë sanksionuar 64 shoferë, prej tyre 13 sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, 6 sanksione për shkak të skadimit të afatit të lejes së qarkullimit, 7 shpferë për shkak të skadimit të vërtetimit mjeksëor gjatë kryerjes së transportit public, dy gjoba për errësimin e xhamave në mënyrë jo të rregullt… Për të gjithë shoferët të cilët kanë shkelur rregullat e trafikut janë shqiptuar gjoba përkatëse.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.