Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i ftuar n Click Plus në TV 21 zbardh detaje të një bisede të cilat, sipas tij, kanë ndodhur mes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi dhe personit i cili ia ka dërguar në zyrë USB-në e ish-kryeministrit të arratisur Nikolla Gruevski.
“Në ndonjë mundësi tjetër kur do ta keni këtu mysafir Talat Xhaferin pyeteni nëse është e vërtetë se personit që ia ka dhënë USB-në e Gruevskit i ka kërkuar falje në emër të tij që i e ka lagur me ujë, Xhaferi ka thënë, “në rregull është sepse nuk ka lagur me kiselinë, por me ujë më ka lagur’. Normal ai do të thotë se kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Mickoski.
Për vërtetësinë e të gjithë kësaj bisede dhe për atë që ka thënë nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski në lidhje me përmbajtjen dhe materialet e USB-së, Mickoski thotë se garanton me nderin e tij.