Kryeministri Edi Rama është takuar dhe ka darkuar me Alex Soros në Dhërmi, teksa ndodhet me pushime në jug të vendit.
Pamjet e takimit janë publikuar nga faqja “Lolita” në Facebook. Rama e ka pritur Alex Soros në rezidencën qeveritare në Dhërmi.
Takimi vjen në një kohë kur kryeministri ndodhet me pushime në jug, ndërsa në Tiranë vijon prej 73 ditësh protesta e qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës.
Protesta e cila vijon prej javësh në kryeqytet, përcjell mesazhe për ndryshimin e sistemit politik.



