Author: Hamdi Kumanova

Videollotarija Kasinos Austria do të ndajë bursa për 8 studentë të Universitetit të Tetovës përmes fondacionit Edukata. Paraqitja për të fituar të drejtën e bursës do zgjasë deri më 20 Tetor, ndërsa përparësi do të kenë studentët që vijnë nga familje me të ardhura shumë të ulëta, theksoi drejtori i Fondacionit Edukata, Oliver Arsovski. “Vendosëm që këtë vit të bashkëpunojmë me Universitetin Shtetëror të Tetovës. Dy bursa do të ndahen për studentët e Fakultetin Ekonomik, drejtimi financiar dhe kontabilitet, dy bursa për studentët në Fakultetin Filozofik, drejtimi Psikologji Profesionale, dy bursa për studentët e Fakultetit Matematiko-Natyror, nga një për drejtimet…

Lexo më Shumë

Ky vit po shënon rritjen e numrit të turistëve në Maqedoninë e Veriut, sidomos ato të huaj dhe pritshmëritë janë se do të tejkalohet numri i vitit 2019. Statistikat, në periudhën janar-korrik, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë se numri i turistëve është rritur për 25,33 për qind, ndërsa turistët vendor kanë pasur rritje të parëndësishme prej një për qind, ndërsa te turistët e huaj kanë rritje prej 44 për qind. Në periudhën janar-korrik të vitit 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i përgjithshëm i bujtjeve është rritur për…

Lexo më Shumë

Pjesëmarrësit e konferencës kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ushtarak dhe për ruajtjen dhe forcimin e sigurisë në rajon. Karta SHBA-Adriatik është krijuar më 2003 nga Shtetet e Bashkuara dhe ka për synim që të koordinojë aktivitetet mbështetëse për shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në NATO. Maqedonia e Veriut është pjesë e NATO-s dhe po ashtu ka hapur negociatat për anëtarësim në BE.

Lexo më Shumë

Banorët e Konjares protestojnë sërish kundër gërmimeve afër lumit Pçinjë. Ata kërkojnë që Ministria e Ekonomisë të ndërpres koncesionin e kompanisë e cila po gërmon për burime minerale dhe po e dëmton ujin e pijshëm, tokën bujqësore, ajrin si dhe po rrezikon jetën e banorëve. Banorët tregojnë se si ishte kjo hapësirë përpara gërmimeve, ndërsa nënvizojnë se tani është krijuar një liqen artificial që ka arritur rreth 100 metra afër shtëpive të banuara. “Megjithëse ky vend është i Konjares së Mesme, ata ja kanë dhënë koncesionin, Konjara e Poshtme, ndërsa gërmojnë në Konjaren tonë. Ne nuk po dimë çfarë të…

Lexo më Shumë

Kodi i ri Penal do t’i dënojë më pak personat që abuzojnë seksualisht me fëmijët nën moshën 14 vjeçare. Ndonëse fokusi i ndryshime u vu tek zbutja e dënimeve për shpërdorim me detyrën zyrtare, ekspertët vlerësojnë se ulja e dënimeve për këtë kategori është alarmante. Profesoresha Besa Kadriu gjatë intervistës në Alsat tha se këto ndryshime janë bërë pa një analizë të mirëfilltë profesionale juridike. “Unë vlerësoj se kjo nuk ka një bazë të fortë profesionale dhe juridike. Kjo dëshmon jo seriozitetin dhe kjo nënkupton se krijohen ligje sa për sy e faqe. Vetëm dëgjohet thënia se duhet përshtatet ligjet…

Lexo më Shumë

Në raste kur plagët nuk janë shëruar nga asnjëri në lidhje me atë që ka ndodhur në klinikën e Onkologjisë, vinë një tjetër afera ku një vajzë jep tender babait së saj, tender i cili është i vlefshëm prej tre milion euro. Kështu tha kryetari i partisë OBRM-PDUKM -së, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së sotme në komunën e Ilindenit duke ju përgjigjur pyetjes së gazetarëve për aferën lidhur me klinikën e Hematologjisë, ku drejtoresha, Irina Panovska, e cila i ka dhënë tender për shitblerjen e barnave babit të saj. Mickoski theksoi se një gjë e tillë po ndodh me vite…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot u lavdërua me gjendjen ekonomike në vend, përcjell TV21. Ai thotë se me një pagë mesatare prej 37.000 denarëve dhe një pagë minimale prej 21.000 denarëve, mund të mbulohet shporta e konsumit. “Pensionet janë rritur për 40 për qind në krahasim me periudhën para se kjo qeveri ta merrte drejtimin e shtetit. Paga minimale nga 8.000 denarë, në disa industri edhe 7.000 denarë, është rritur në 21.000, ndërsa tani vijon rritje e re. Paga mesatare tashmë është 37.000 denarë. Do të jap një të dhënë, asnjëherë nuk ka ndodhur që një pagë mesatare dhe një pagë…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se me masat e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve bazë të ushqimit, në Maqedoninë e Veriut çdo shtëpi ka kursyer rreth 2.070 denarë, shkruan TV21. Bekteshi thotë se pas vendimit për çmim të garantuar te pijet, pritet që kursimi të shkojë në 2.500 denarë. “Krahasuar me 1 gushtin, çmimet që kanë qenë me pakicë dhe ajo që ishte me 20 shtator, pothuaj se secila amvisëri në shtetin tonë, ka kursim prej rreth 2.070 denarëve nga të gjithë ata produktet që janë ngrirë nga Qeveria, këtu nuk hyjnë pijet dhe pijet joalkoolike…

Lexo më Shumë

Ushtri e pajisur mirë është një nga garantuesit kryesorë të sigurisë së Maqedonisë në kohë të tensioneve globale të lidhura me trazirat civile dhe terrorizmin, por edhe një nga parakushtet kryesore që ajo të kryejë me efikasitet hapat e saj në aleancën e NATO-s. Pajisja e ushtrisë maqedonase është e lidhur ngushtë me financat në dispozicion të shtetit, shkruan Top24. Duke marrë parasysh faktin se Kuvendi i Maqedonisë po mban seancë për rishpërndarjen e zërave të buxhetit, me të cilën përveç rritjes së pagave dhe kontributeve në administratë, shkurtohen financat e disa ministrive, përfshirë edhe atë të mbrojtjes, janë parashikuar,…

Lexo më Shumë

Një incident i armatosur ka ndodhur mbrëmë në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, pasi siç njoftoi MPB-ja, dy persona me armë kanë sulmuar një person tjetër dhe i kanë shkaktuar plagë me armë zjarri, përcjell TV21. “Me datë 27.09.2023, në ora 00:47, në SPB-Shkup është raportuar se në zonën e Gjorçe Petrovit në Shkup, dy persona kanë shtënë në drejtim të A.V.(31) nga Shkupi dhe i kanë shkaktuar plagë me armë zjarri. Nga të shtënat është dëmtuar edhe një veturë e parkuar Citroen”, thonë nga MPB. Sipas MPB-së, i plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2022 në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,074 gra viktima që janë bërë pjesë e dhunës familjare, edhe përkundër fushatave dhe masave të ndryshme ndërgjegjësuese dhe paralajmëruese, reagojnë nga forumi i grave nga Partia Liberale Demokratike(PLD). “Dënojmë ngadalësinë e reagimeve të institucioneve dhe mosfunksionimin e tyre dhe apelojmë që të marrin masa të menjëhershme për ndriçimin e ngjarjes tragjike në Koçan. Është e nevojshme më shumë ndihmë sociale dhe reforma për mbrojtje më të mirë të grave nga këto ngjarje të tmerrshme. closevolume_off Ajo që më tremb është fakti se kërcënimet disa herë kanë qenë të paraqitur në…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut këtë vit do të ketë rritje të bruto prodhimit vendor (BPV) prej 2 për qind, ndërsa në vitin 2024 prej 3 për qind, parashikon Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit për gjendjen e ekonomive në rajonin që i mbulon. “Rritja e BPV -së me siguri do të mbetet modeste në vitin 2023 prej rreth 2 për qind, para se të rritet deri në 3 për qind në vitin 2024, për shkak të rimëkëmbjes së pritshme ekonomike globale. Edhe krahas rritjes së mëtejshme të pagave minimale nga prilli i vitit 2023, rritja e…

Lexo më Shumë