Erdhi koha ti themi lamtumirë verës dhe të mirëpresim vjeshtën. Ekuinoksi i vjeshtës hyri sot në orën 08:50 të mëngjesit të 23 shtatorit. Orët e ditës tani do të vazhdojnë të ulen gradualisht deri në solsticin e ardhshëm dimëror më 22 dhjetor. Ekuinokset janë ditët në të cilat gjatësia e ditës është e barabartë me atë të natës dhe orët e errësirës do të rriten deri në ditën e solsticit të dimrit, 22 dhjetorin e ardhshëm. “Në orën 8.50 të mëngjesit të 23 shtatorit, Dielli, në lëvizjen e tij të dukshme përgjatë ekliptikës, domethënë projeksioni i orbitës së Tokës në…
Author: Hamdi Kumanova
Një mësuese në Fier është proceduar penalisht pasi ka qëlluar me shpullë nënën e një nxënësi të klasës së tretë. Videoja është publikuar në rrjetet sociale dhe menjëherë ka ardhur reagimi i policisë. Sipas nënës, mësuesja e dhunonte djalin, e rrihte sa herë nuk kishte mësuar apo nuk bënte detyrat, pavarësisht se ai nuk ishte agresiv. NJOFTIMI I POLICISË closevolume_off Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas publikimit të pamjeve filmike, kryen veprimet hetimore për këtë rast dhe në vijim të tyre referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen V. C., 48 vjeçe,…
Dy persona janë proceduar penalisht, pasi u kapën në flagrancë duke peshkuar në Liqenin e Shkodrës, duke peshkuare me pajisje që furnizohen me energji elektrike. Këto pajisje janë të ndaluara për shkak të rrezikut që kanë. Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti lundrues dhe pajisjet që shërbenin për peshkimin paligjshëm. close volume_off Dy shtetasit, 52 vjeç dhe 36 vjeç, banues në lagjen “Guerrile”, akuzohen për veprën pënale “Peshkimi i ndaluar”.
Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, i pyetur për ndryshimet në Kodin Penal me të cilat zvogëlohen dënimet për veprën keqpërdorim i detyrës zyrtare, tha se “me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, Nikolla Gruevski, nuk do të kthehen në Maqedoni”. “Unë pretendoj, deri më tani nuk është kthyer, për shkak të këtyre ndryshimeve nuk do të kthehet, kjo është e sigurt”, tha Pendarovski. Megjithatë, Pendarovski nuk mund të garantojë një skenar se Gruevski do të sillet para drejtësisë në rast se ai kthehet në vend. I pyetur se çfarë mesazhi pret nga pala amerikane pas…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka takuar Ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan. Takimi u realizua në margjinat e sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në Nju Jork. Siç kumtoi MPJ-ja, Osmani shprehu kënaqësinë për nivelin e përgjithshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe u zotua për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, në përputhje me Strategjinë për Forcimin e Marrëdhënieve Bilaterale, nga viti 2008. “Përveç takimeve dhe dialogut të rregullt, interesi i të dyja vendeve është që të vazhdojë dinamika pozitive edhe në bashkëpunimin ekonomik. Është për t’u…
Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit korrik është regjistruar rroga mesatare neto 36 286 denarë, ndërsa ajo bruto 54 434 denarë. Ndërkohë në disa sektorë rroga mesatare e tejkalon dyfishin e rrogës mesatare. Rroga mesatare mujore më e madhe neto është regjistruar te sektori i Programimit kompjuteri (91 970 denarë), Veprimtaritë të tjera profesionale, shkencore dhe teknike (61 687) dhe Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve (61 098 denarë). Ndërkohë rroga mesatare mujore më e ulët u regjistrua në sektorët: Veprimtaritë e sigurisë dhe të hetimit (20 014 denarë), Shërbime lidhur me mirëmbajtjen e ndërtesave dhe veprimtari për rregullimin dhe mirëmbajtjen…
Dje, më datë 22.09.2023 rreth orës 12:00 në fshatin Haraçinë, Shkup, zyrtarë policorë të KK Haraçinë dhe Sektori për Çështje Kriminale në Gazi Babë, kanë arrestuar shtetasin E.B (28) nga fshati Haraçinë. Ai dyshohet se me datë 21.09.2023 ka kryer një vjedhje të rëndë në një dyqan sanduiçësh, duke marrë një shumë të madhe të hollash, ndërsa më datë 14.09.2023 ka kryer një vjedhje të rëndë në një shtëpi në fshatin Haraçinë, e më pas ka vjedhur edhe një motoçikletë. Gjatë marrjes në pyetje në stacionin policor ai i ka pranuar të gjitha vjedhjet e sipërpërmendura. Po ashtu, gjatë kontrollit…
Të enjten e kaluar në mbrëmje, një person ka plaçkitur Raiffeisenbank në Goldach SG të Zvicrës. Ai ka kërcënuar me armë një punonjës dhe ka ikur me disa mijëra franga, thanë nga policia, transmeton portali Shtegu. Më pas ata kanë mundur ta arrestojnë grabitësin e bankës. Reklama Përderisa pas grabitjes po ikte, burri u vëzhgua nga një kalimtare e rastit, shkruan policia të premten në një deklaratë. Ajo u dha patrullave të policisë që mbërrinin informacione thelbësore për hetimin e mëpasshëm. Si rezultat, Policia Kantonale e St. Gallenit ka mundur ta arrestojë në Rorschach grabitësin e bankës, një 33-vjeçar nga…
Tiketa milionëshe në “Sport Life”-Strumicë, me ndihmën e bonusit të madh Fibanoçi me fitim prej 610 %. Prej gjashtëfishimit të rritjes së fitimit, lojtari i rregullt i “Sport Life” e realizoi përmes pagesës prej 50 denarëve dhe ka fituar 1,795,145 denar të paimagjinueshme. Madje 1,5 milion denar janë nga bonusi i fitimit e cila përndryshe do të ishte 300.000 denar. Për tiketën milionëshe, e renditur me 23 ndeshje nga e premtja e kaluar dhe vikendi, më dramatike ka qenë ndeshja me Fenerbahçen të dielën. Goli fitues i klubit nga Stambolli është arritur në minutën e 80 pas kthimit paraprak të…
Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit i Punëve të Brendshme Gostivar dje (21-shtator) rreth orës 21:45, në rrugën “”Nikolla Parapunov”” në Gostivar, kanë arrestuar gostivarasit A.M. (29), A.K.(25) dhe H.D.(23) për arsye se gjatë kontrollit të kryer tek ata është gjetë dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përballen me parashtresa përkatëse.TS
Dje (21-shtator) në orën 13:15 në SPB-Tetovë është raportuar se në një shtëpi në rrugën e Ilindenit në Gostivar kishte qenë i lënë vetëm një fëmijë i vogël. Sipas raportit atë e kishte lënë vetëm nëna e tij 39-vjeçare. Në prani të përfaqësuesve të Qendrës për Çështje Sociale, të cilët raportuan rastin, fëmija u transferua në Spitalin e Përgjithshëm Ferid Murad në Gostivar për trajtim dhe ndihmë mjekësore. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.TS
Dje, më datë 21.09.2023 rreth orës 19:35 në SPB-në e Shkupit është raportuar se në autobusin e JSP-së në fshatin Arnakijë të Shkupit ka ndodhur një konfrontim fizik mes shtetasut të N.M.(20) nga fshati Çajlane dhe një të mitur nga f. Kopanica. Në fillim ka pasur një konfrontim verbal dhe më pas situata ka degraduar ku të dy personat kanë përdorur sende të mprehta dhe të dy janë lënduar. Të plagosurit janë dërguar në Qendrën e Ndihmës së Shpjetë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohen kallëzimet përkatëse penale.

