Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë shok-bombë, ka shqetësuar tejmase banorët e “Lagjes së boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier.
– Advertisements –
Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë rreth mesnatës, ndërsa përveç dëmtimeve të vogla në një automjet, nuk ka të lënduar.
Mësohet se policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.



