Skuadra nga Kosova, FC Ballkani e ka nisur me humbje sezonin e ri në “Conference League”.
Ekipi nga Suhareka u mposht me rezultat 1:0 nga skuadra çeke, Viktoria Plzen.
Goli i vetëm u shënua nga Kalvech në minutën e 73-të.
Ndeshja e radhës e Ballkanit në “Conference League” do të jetë kundër Dinamo Zagrebit në Kosovë me datën 5 tetor.



