Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu tha se largimi i “Balancuesit” nuk e zgjidh problemin me keqpërdorimet gjatë punësimeve, përcjell TV21. Aziri thotë se kjo metodologji duhet të zëvendësohet me zgjidhje tjetër ligjore, që do t’i parandalojë keqpërdorimet.
“Ju nuk gjeni, nuk besoj se mund të gjeni një qytetar në shtetet europiane i cili ndryshon brenda ditës nacionalitetin, veç të jetë pjesë e një institucioni dhe besoj se është nënçmim edhe për institucionin edhe për këtë qytetarë, që bën këtë hap, kjo flet shumë edhe për formën edhe për profesionalizmin, por edhe moralin dhe etikën e qytetarit. Nëse do të duhet të zëvendësohet “balanceri” me diçka, detyrimisht do të gjejmë formë që të mbrojmë nga kjo, që ta zëvendësojmë me ligj apo me ndonjë formë tjetër, metodologji tjetër, që të jemi të sigurt që në fund të ditës institucionet të jenë në përputhshmëri me demografinë e popullit që jeton në RMV”, theksoi Aziri.


