Author: Hamdi Kumanova

“Inflacioni në vendin tonë u ul në 3%, por kërkohet vigjilencë,” raporton guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, në takimin rajonal të guvernatorëve të Evropës Juglindore në Split të Kroacisë. Duke komentuar rënie të inflacionit, Angellovska-Bezhoska theksoi se masat monetare dhe ulja e çmimeve në tregjet botërore kanë ndikuar në këtë zvogëlim, por duhet ende një qasje e kujdesshme për shkak të pasigurive. Ndërsa inflacioni është një problem global, ndryshimet ndër vendet janë të ndjeshme. Në vitin 2022, inflacioni mesatar në vendin tonë ishte 14.2%, duke e vënë mbi mesataren e Evropës Juglindore. Megjatë kësaj, nga fundi i 2022, inflacioni…

Lexo më Shumë

Një grabitje e rëndë ka ndodhur sonte në një nga lagjet e Kumanovës, me ç’rast është vjedhur një shumë e madhe parash, raporton portali Kumanovonews. Sipas policisë së Kumanovës, sonte në ora 20:20 është raportuar se në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, një xhip “Range Rover” me targa të Shkupit ka goditur automjetin “Pasat” me targa të Kumanovës që drejtohej nga S.S.(63) nga Kumanova. Më pas personat nga Range Roveri kanë qëlluar në drejtim të drejtuesit të mjetit të pasagjerëve “Pasat” dhe i kanë marrë një çantë me para”. Më tej thuhet se grabitësit i kanë vënë flakën mjetit të…

Lexo më Shumë

Dje në ora 20:15 në Radovish, zyrtarë policorë nga SPB Radovish kanë privuar lirinë M.K.(47) nga Radovish. Gjatë kontrollit në banesën e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur dhe konfiskuar marihuana. Personi, siç bëjnë të ditur MPB-ja, është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Qytetarët kanë edhe tre ditë kohë për të kontrolluar listën e zgjedhësve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve apelon qytetarët që për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare të bëjnë vetëkontroll dhe nëse është e nevojshme të kërkojnë ndryshimin, futjen ose fshirjen e të dhënave të tyre nga Lista zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Të gjithë të regjistruarit në listën zgjedhore do të mund të votojnë si në zgjedhjet presidenciale ashtu edhe në ato parlamentare dhe qytetarët me dokumente personale dhe dokumente udhëtimi të skaduara në nëntë muajt e fundit para zgjedhjeve do të mund të ushtrojnë të drejtën…

Lexo më Shumë

Në Shkup, koha e syfyrit (imsaku) ishte në orën 04 e 06 minuta, ndërsa koha e iftarit (akshami) në orën 17 e 47 minuta. Koha e iftarit dhe syfyrit në Prilep dhe Kumanovë fillon një minutë më herët, në Veles dy minuta më herët, Shtip tre, Strumicë 4 minuta, në Koçan dhe Vallandovë – pesë, ndërsa në Dellçevë gjashtë minuta më herët. Në krahasim me Shkupin, iftari dhe syfyri në Resnjë dhe Manastir fillojnë një minutë më vonë, në Tetovë, Gostivar dhe Kërçovë – dy minuta, ndërsa në Ohër, Dibër dhe Strugë – pesë minuta më vonë.

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane, Angella Ageler, porositi që të ndalet presioni ndaj gjykatësve. Në shënimin e 60-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese, Ageler tha se gjykatësit duhet të jenë të “verbër” ndaj ndikimeve politike dhe mendimit publik, shkruan Alsat. Sipas saj, sundimin e ligjit mund ta ruajnë vetëm gjykatës të pavarur. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, kërkoi nga zyrtarët shtetërorë që të ndikojnë në proceset e fuqizimit të Gjykatës Kushtetuese dhe inkurajoi qytetarët që të kërkojnë mbrojtje juridike para gjykatësve kushtetues. Nga ana tjetër, kreu i Misionit të OSBE-së, Kilian Vall, bëri thirrje që të sigurohet financimi i qëndrueshëm i…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë, d-r Ilir Demiri mbajti fjalim sot në manifestimin solemn me rastin e Ditës së themelimit të Kryqit të kuq dhe Ditës së dhurimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të organizuar nga Kryqi i kuq. Demiri i uroi për këtë ditë dhuruesit e gjakut, duke theksuar se ata janë humanistë të mëdhenj, njerëz me zemër të madhe që janë gjithmonë të gatshëm të japin gjakun e tyre aty ku është më e nevojshme. “Ministria e shëndetësisë ka një fokus të veçantë në këtë temë dhe për këtë qëllim, në drejtim të mbështetjes dhe afirmimit të…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga sot njoftoi se gjatë vizitës së tij në Turqi, është njoftuar se autoritetet turke kanë mbaruar me pjesën gjyqësore për ekstradimin e Lupço Palevskit-Pallços, dhe se tani po merren vetëm me pjesën administrative, përcjell TV21. Lloga tha se tani duhet të firmos Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Drejtësisë në Turqi. “Na dhanë një afat, sido që të jetë, unë nuk dua të tregoj detaje të tilla sepse kjo punë varet nga ata dhe jo nga ne”, deklaroi mes tjerash Lloga, duke shtuar që edhe gjatë ditës së sotme kanë kërkuar informacione shtesë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim e përshëndet deklaratën të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, konkretisht porosinë që, Maqedonia e Veriut të jetë kandidate e plotfuqishme dhe menjëherë të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se partneriteti i fuqishëm dhe aleanca multilaterale e Maqedonisë me NATO-n dhe OSBE-në, është meritë e politikave proevropiane të Qeverisë aktuale, gjë që është theksuar edhe në vlerësimet e partnerit strategjik të Maqedonisë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj, fushata “PO Evropës, JO Rusisë” ngërthen në vete ndryshimet që shteti i ka realizuar në drejtim të integrimeve,…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave për jetëgjatësinë të publikuara nga Eurostat për vitin 2022, Maqedonia e Veriut, ka jetëgjatësinë më të shkurtër në rajon, shkruan Alsat. Në vend, jetëgjatësa është 73.2 vjet, derisa nga rajoni moshën më të lartë të jetëgjatësisë e ka Shqipëria me 79.1. Pas Shqipërisë, vjen Kroacia me 77.7 vjet, Serbia 75.2 vjet, Mali i Zi 73.8 vjet. Në Bashkimin Evropian mesatarja e jetëgjatësisë arriti në 80.6 vjet në 2022 me 0.5 vjet më shumë nga viti 2021. Gjatë dy dekadave, që nga viti 2002, vlera më e lartë u regjistrua në vitin 2019 kur jetëgjatësia në lindje arriti…

Lexo më Shumë

Zhvillimi i kuadrove të reja është një faktor i rëndësishëm në arritjen e konkurrencës, inovacionit dhe qëndrueshmërisë në operacionet e kompanive. Ata janë një burim i vlefshëm sepse ofrojnë ide të freskëta, entuziazëm dhe ndryshime pozitive. ProCredit Bank është një nga kompanitë që investon te të rinjtë përmes programit të saj Onboarding, i cili është krijuar për të ndihmuar stafin e ri të integrohen lehtësisht në organizatë përmes mentorimit të drejtpërdrejtë, të mësojë aftësitë dhe të fitojë njohuritë e nevojshme për të qenë të suksesshëm në punën e tyre. Programi onboarding është një program 6-mujor me pagesë për punonjësit e…

Lexo më Shumë

Zona Zhvillimore Teknologjike e Tetovës distancohet në çdo formë dhe mënyrë nga dështimi i investimit në fabrikën për prodhimin e veturave elektrike në këtë zonë. Tashmë kur të gjitha informacionet janë publike në lidhje me kërkesën e paraqitur dhe të dorëzuar për falimentimin e kompanisë “E-Go” në Gjermani, njoftojmë opinionin publik se mosrealizimi i këtij projekti dhe adresa e këtij dështimi është te kompania “E-Go” dhe pronarët e saj. Kemi mirëkuptim për fushatën parazgjedhore dhe nevojën për përfitime politike ditore nga të gjitha palët, megjithatë duhet patur kujdes se çdo tentim për njollosjen e kësaj zone paraqet baltosje të punëdhënësit…

Lexo më Shumë