Kreshnik Bekteshi nga BDI sot kërkoi që partitë politike në Maqedoninë e Veriut të nënshkruajnë marrëveshje, me çka obligohen që pas zgjedhjeve, ata që humbasin, të mos merren më me politikë. Bekteshi tha se kjo vlen edhe për partitë maqedonase. I pyetur nëse do të tërhiqe Ali Ahmeti nëse i humb zgjedhjet, ai tha se kjo pytje duhet t’i adresohet atij. “Kjo është pyetje për Ahmetin. Ju a do të tërhiqeni nëse humbni? Kjo është pyetje për Ahmetin, po ja bëj thirrje që të bëjmë marrëveshje…të bëjmë marrëveshje mes të gjitha partive politike, ai që do të humbë, më të…
Author: Hamdi Kumanova
Marija Davkova Jordanovska, vajza e kandidates për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkovës në rrjetin social Facebook ka njoftuar se nëntë vite më parë ka qenë e dhunuar fizikisht nga lideri i së Majtës (Levica), Dimitar Apasiev. Ajo ka shkruar se ka qenë e sulmuar brutalisht dhe e dëbuar nga vetura e tij. “Unë, Maria Davkova, u sulmova brutalisht dhe u nxorra nga vetura e Dimitar Apasiev. Kjo ka ndodhur rreth 9 vjet më parë pa asnjë arsye. Ja 5 minutat e mia”, ka shkruar dje Davkova Jordanovska. Gordana Siljanovska Davkova me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së do të tentojë të bëhet…
Ministria e Punëve të Jashtme ruse ka vendosur e sanksione ndaj disa qytetarëve amerikanë. Në mesin e tyre është edhe profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins në Washington, Edward Joseph. “Nga sot, më ndalohet zyrtarisht hyrja në Rusi. Hyrja nën lëkurën e Kremlinit nga këtu në Ballkan. Mirënjohës për Ministrinë e Jashtme Ruse që më bëri të drejtë fillimin e mesit”, ka shkruar ai në platformën ‘X’. Ministria e Punëve të Jashtme ruse, njofton se në listën e të sanksionuarve amerikanë janë 227 persona.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Ai duke njoftuar për takimin, ka thënë se zgjedhja e Xhaferit si kryeministër i parë shqiptar është ngjarje kulminante, për çfarë edhe ka dhënë sqarimet e tij. “Vizitë në Shkup, për ta uruar Kryeministin Talat Xhaferi. Mandati i tij është ngjarje kulminante e vetëdijes politike në Maqedoni të Veriut dhe të ndërgjegjësisë kombëtare të shqiptarëve në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj.
Ka ndërruar jetë shtetasi francez që u përfshi në një aksident gjatë natës në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Spiten. Makina me të cilën udhëtonte 65-vjeçari u përplas me një tjetër dhe për pasojë doli nga rruga. Ai u dërgua në spitalin e Traumës në kryeqytet por nuk ka mundur që të mbijetojë. Ndërkohë, policia ka arrestuar 23-vjeçarin që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pas përplasjes së makinave. Mësohet se në pranga ka rënë S. Ç., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave…
Softueri i ri i lejon mësuesit të përdorin inteligjencën artificiale për të vlerësuar testet. Nuk është sekret që shumë studentë përdorin ChatGPT për të shkruar ese dhe për të kryer detyra të tjera. Megjithatë, tashmë gjithnjë e më shumë ndihmë nga inteligjenca artificiale kërkohet nga mësuesit dhe profesorët, për të vlerësuar testet e studentëve dhe studentëve. Softueri i ri, i quajtur Writable, i lejon mësuesit të përdorin inteligjencën artificiale për të vlerësuar testet dhe kompania e softuerit thotë se u kursen kohë mësuesve në baza ditore dhe u jep atyre reagime. Mjeti funksionon duke i detyruar mësuesit të fusin përgjigjet…
Në 24 orët e fundit ishte raportuar vetëm një zjarr në ambient të hapur. Zjarrfikësit e NJZT Tetovë dje, prej orës 18:25 deri në orën 19:10, me tre zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës kanë shuar mbeturinat e djegura dhe vegjetacioni i ulët në afërsi të fshatit Bogovinë, kumtoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Në kuadër të fushatës “Raporto rrezik në 112 në QMK”, QMK Rajonale – Shtip informon se dje në orën 10:35 në numrin për raste urgjente 112 është raportuar për disa shelgje në “Koçanska Reka”, Komuna e Koçanit. Sipas raportit, këto paraqesin rrezik nëse ka reshje të…
Presidenti aktual dhe kandidati i përkrahur nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, në 5 vitet e fundit ka treguar se është faktor bashkimi, ndërsa Siljanovska është simbol i asaj opozite që po e bllokon rrugën drejt BE-së, tha deputetja e LSDM-së Snezhana Kalevska Vançeva. “LSDM-ja asnjëherë nuk ka pasur problem me konsistencën në atë që nënkuptojnë politikat nacionale për ta afruar këtë vend një ditë anëtarësimit të BE-së”, theksoi ajo në emisionin “24 Analiza”. Duke komentuar deklaratën e fundit të të dërguarit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Vançeva theksoi se Uashingtoni gjithashtu e pranon se jo të gjithë në…
Nga Anisa Bahiti 1.Republika e Azerbajxhanit u krijua pas shpërbërjes së Bashkimit të madh Sovjetik pas vitit 1991. Fatkeqësisht, Azerbajxhani ishte teatri i një prej masakrave më të mëdha kundër popullsisë Azere në Khrabakh dhe në Baku para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Vendi kaloi një dhjetvjeçar jo të lehtë në krijimin dhe forcimin e shtetit nën drejtimin e Hajdar Alyievit, President i parë i vendit dhe babai i Presidentit të sotëm të Azerbajxhanit. Azerbajxhani në mënyrë të shpejtë zhvilloi reforma të mëdha ekonomike të cilat synonin burimet natyrore si Naftë, Gaz, minerale si dhe bujqësinë, turizmin dhe trashëgiminë kulturore. Një…
Një grua në Fushë Kosovë është arrestuar nga Policia. E njëjta dyshohet se e ka lënë fëmijën e saj vetëm në banesë. Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmiu ne bashkëpunim me Qendrën për Pune Sociale tek një familjar i tij. “Fushë Kosovë 14.03.2024-01:56. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin, se e njëjta dyshohet se ka braktisur fëmiun e saj duke e lënë vetëm në banesë.Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa fëmiu ne bashkëpunim me Qendrën per Pune…
Një grua dhe burrë shtetas të Serbisë, pasi janë përleshur mes vete, janë shoqëruar në stacionin policor. Rasti është raportuar në Mitrovicë të Veriut, teksa bëhet e ditur se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërsa, pas intervistimit të dy janë liruar në procedurë të rregullt. “Mitrovicë Veri 14.03.2024-13:00. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull shtetas të serbisë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Të dyshuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin…
Me rastin e 60 vjetorit të themelimit, Gjykata Kushtetuese sot do të jetë nikoqire e Konferencës Ndërkombëtare e cila do të mbahet në Kuvend, me fillim në orën 10:00. Temë e konferencës do të jetë “Mbrojtja kushtetuese-gjyqësore e lirisë së mendimit dhe lirisë së shprehjes publike të mendimit”. Ngjarja organizohet me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup, të cilit i parapriu përfundimi i një Memorandumi për mirëkuptim. Në konferencë është paralajmëruar fjalimi i shefit të shtetit Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski, kryeministri Talat Xhaferi, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ambasadorja e SHBA-së, Anxhela P. Ageler, kryetarja e…

