Author: Hamdi Kumanova

Në Shkup sot do të mbahet ngjarje organizuar nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilën do të shënohen 79 vite nga themelimi i Organizatës dhe 29 vite nga anëtarësimi i plotë në Federatës ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Siç është paralajmëruar, në ngjarje, mes tjerash, do të marrë pjesë dhe do të flasë ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri, si dhe përfaqësuesi i UNDP-së, Armen Grigorian. Gjithashtu, është paraparë nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim mes Kryqit të Kuq dhe UNDP-së, por edhe ndarja e mirënjohjeve për Organizatat komunale të…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bojan Mariçiq në ClickPlus në TV21 ka deklaruar se Qeveria ka marrë kritika për përdorimin e flamurit europian. “TV21: A keni marrë, personalisht ju kritika për përdorimin e flamurit europian? Personalisht jo, por si Qeveri po. Të sqaroj për flamurin europian. Disa ministri kanë dhënë propozim që të vendoset flamuri europian, atë propozim e arsyeton me ndonjë parim tjetër europian apo dokument. Më tej, ne si Sekretariat japim mendim dhe në fund Qeveria sjell vendim ta vendos apo jo dhe në çfarë procedurë e propozon Ligjin”, tha Mariçiq.

Lexo më Shumë

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka reaguar pas takimeve që emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka zhvilluar në Kosovë për dy ditë me radhë. Sipas tij, ai i ka dërguar mesazhe mjaft të mprehta dhe të qarta lidershipit kosovar, duke shtuar se edhe pse çështja e shfuqizimit të dinarit është më i fundit, çështja themelore që duhet të zgjidhet është – themelimi i Asociacionit. Hill tha se me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe duhet të zgjidhen të gjitha problemet e tjera, si strukturat paralele apo përdorimi i dinarit, duke theksuar se çështja është se kur…

Lexo më Shumë

Një studim amerikan thotë se ciklet e agjërimit të zgjatur jo vetëm që mbrojnë nga dëmtimi i sistemit imunitar – një efekt anësor kryesor i kimioterapisë – por gjithashtu nxisin rigjenerimin e sistemit imunitar, duke i zhvendosur qelizat burimore nga një gjendje e fjetur në një gjendje të vetë-rinovimit. Sipas testimeve klinike, periudhat e gjata të mos ngrënit ulën ndjeshëm numrin e qelizave të bardha të gjakut, shkruan Today.usc.edu. Studimi ka implikime të mëdha për plakjen më të shëndetshme, në të cilën rënia e sistemit imunitar kontribuon në rritjen e ndjeshmërisë ndaj sëmundjeve ndërsa plakemi. Ciklet e zgjatura të agjërimit,…

Lexo më Shumë

Ministrat në Maqedoninë e Veriut do të bëhen me vetura luksoze, pasi Qeveria pritet të shpenzojë 1.6 milionë euro për të blerë 45 vetura. Ky vendim ka ngjallur reagime në publik, pasi sipas qytetarëve blerja e veturave luksoze nuk duhet të bëhet tani. Kjo sepse vendi gjendet në krizë ekonomike dhe mungojnë fondet për të përmbushur nevojat elementare të qytetarëve.

Lexo më Shumë

Një sasi mbi 102 kg kanabis është sekuestruar në orët e para pas mesnatës në qytetin e Igumenicës në Greqi. Rreth orës 02:25 policia greke ka tentuar të ndalojë një automjet me targa HNE-9563, që nga verifikimi, rezultoi automjet i sektorit të anti-drogës së Igumenicës. Automjeti nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë deri sa është përplasur me 3 automjete të parkuara. Efektivët që ishin në operacion kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar shoferin dhe pasagjerin. Drejtuesi i mjetit u identifikua si Konstantinos Nakos, 41 vjeç, oficer i sektorit të anti-drogës së policisë së Igumenicës ndërsa pasagjeri si Arben Murto, 41…

Lexo më Shumë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se hetimi për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit mund të zgjasë me vite të tëra. Duke e mbështetur këtë deklaratë të tij, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se hetimet janë në duar të institucioneve të Kosovë dhe afatet varen nga to. E adresimet e tilla, ish-drejtori i Policisë së Kosovës, aktualisht deputet i PDK-së, Rashit Qalaj i vlerëson të pavend. Ai në një prononcim tha se institucionet e drejtësisë në Kosovë do t’i konkretizojnë hetimet me një aktakuzë ndaj personave që janë të përfshirë…

Lexo më Shumë

Sfondi i zgjedhjeve në Rusi është i zymtë: Lufta kundër Ukrainës vazhdon, shtypja e pamëshirshme ndaj disidencës është bartur nga debati politik i fushatës zgjedhore në gjykatore, dhe kundërshtari kryesor i presidentit rus, Vladimir Putin, ka vdekur. Putin, që ka qenë herë president, e herë kryeministër për pothuajse 25 vjet, pritet që të sigurojë edhe një mandat gjashtëvjeçar në zgjedhjet ashpërsisht të kontrolluara të 15-17 marsit, rezultati i të cilave, me Kremlinin që mban të gjitha levat e pushtetit në mbarë vendin, nuk vihet në dyshim. Zgjedhjet – në të cilat Putin, 71 vjeç, po garon kundër tre kandidatëve të…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (14.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 gjoba, nga të cilat: gjashtë për tejkalim të shpejtësisë, 23 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, katër sanksione për kalim në semafor të kuq, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit …, shkruan Alsat. “Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë…

Lexo më Shumë

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 19 gradë, shkruan Alsat. Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me diell. Temperatura minimale do të ulet në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 17 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi tentoi të vriste ish partneren e tij. Ngjarja ka ndodhur në Alessandria, ku ai ka tentuar të përplasë me makinë 41-vjeçaren, po ashtu shqiptare, teksa po ecte në rrugë. Kamerat e sigurisë kanë kapur edhe momentin ku 50-vjeçari lëvizë me shpejtësi me makinë. 41-vjeçarja ka arritur të shmanget, teksa 50-vjeçari ka përplasur disa makina të parkuara. Më pas ka dalë nga automjeti dhe e ka sulmuar. Në atë moment, aty pranë ka rastisur një ish polic 71 vjeçar, i cili ka ndërhyrë. Shqiptari ka tentuar të arratiset, por është kapur nga…

Lexo më Shumë

Udhëheqja komuniste në Pekin reagoi me kritika të ashpra ndaj vendimit të fundit të Kongresit Amerikan për aplikacionin Tiktok. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha: “Nëse të ashtuquajturat arsye të sigurisë kombëtare mund të përdoren për të shtypur në mënyrë të qëllimshme kompani superiore nga vende të tjera, nuk mund të flitet për ndershmëri.” Duke vepruar kështu SHBA vepron sipas logjikës së një kalorësi grabitës. Pala amerikane nuk ka paraqitur kurrë prova, se Tiktok-u rrezikon sigurinë kombëtare. “Mënyra se si SHBA po e trajton çështjen TikTok i bën të qartë botës, nëse i ashtuquajturi rendi i SHBA-së i…

Lexo më Shumë