Author: Hamdi Kumanova

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për pronat e Manastirit të Deçanit. Komandanti i KFOR-it, Oezkan Ulutash, ka thënë se njësitë e këtij misioni do të vazhdojnë të kujdesen për sigurinë përreth manastirit. “Mirëpresim vendimin e institucioneve të Kosovës, i cili njeh pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Agjencia Kadastrale e Kosovës tashmë është udhëzuar të zbatojë këtë vendim”, tha ai për “Zërin e Amerikës”, duke shtuar se njësitë e KFOR-it, që janë të angazhuara për mbrojtjen e kësaj zone fetare…

Lexo më Shumë

Një aksion i Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë i zhvilluar të mërkurën në Prizren ka rezultuar me sekuestrimin e një sasie të marihuanës dhe arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje të drogës. Dy të dyshuar të tjerë arritën të ikin nga Policia, teksa njëri prej tyre tashmë është dorëzuar. Personi që ra në prangat e Policisë është Emil Tarakaj, ndërsa dy personat e tjerë që ishin me të Sali Salihu dhe Ali Saramati u arratisën. Burimet kanë bërë me dije se Saramati u dorëzua në Polici, ku është intervistuar lidhur me rastin dhe më pas me…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, ka kujtuar sot viktimat e Gërdecit, në 16 vjetorin e kësaj tragjedie. Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se 26 persona u “poqën të gjallë” në fabrikën e demontimit të armëve, ndërsa shtoi se gjykata nuk po bën punën e saj për të zbardhur me një vendim krimin e përbindshëm të ndodhur sipas tij si pasojë e korrupsionit. Braçe i ka bërë thirrje të gjithë personave ë përfshirë në proces të “bëhen burra” dhe të bëjnë detyrën e tyre. Postimi i plotë: KESHTU U POQEN TE GJALLE, 26 BURRA, DJEM, GRA-FEMIJE…

Lexo më Shumë

As pesë muaj pasi kishte regjistruar procedimin për katër vepra, SPAK kërkoi arrestimin e Evis Berberit, drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i dorëhequr nga detyra pak përpara se të përfundonte në pranga. Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën ndaj ish zyrtarit i cili dyshohet se kreu korrupsion dhe pastrim parash. Për të njëjtën skemë u firmosën fletë arreste dhe për dy biznesmenët Ervis Lamaj dhe Valter Begaj. Një person i katërt është nën hetim në gjendje të lirë. Hetimet e SPAK hedhin dyshime mbi shitblerjen e një shoqërie midis të hetuarve, që në 2018 emërohej ‘Vaal eng 10” blerë prej Valter…

Lexo më Shumë

Duket se në kulturën e lashtë të Cocla-s, e cila banonte në zonën e Panamasë midis 200 para Krishtit dhe 1550 pas Krishtit, elita nuk shqetësohej shumë për vetminë gjatë jetës së përtejme. Gjegjësisht, në varrin e sundimtarit të ri Cocle në luginën e Rio Grande, i cili është afërsisht 1200 vjeçar, arkeologët gjetën dëshmi të një rituali të tmerrshëm të fisnikut. Ata zbuluan se krerët dhe fisnikëria brenda asaj kulture varroseshin së bashku me të dashurit e tyre, si shërbëtorët ose gratë e dashura, të cilët u flijuan gjatë ceremonisë së varrimit. Në varrin e sundimtarit të Cocle, i…

Lexo më Shumë

Babai i një të armatosuri në shkollën e Miçiganit, i cili vrau katër studentë, është dënuar për vrasje. Në gjyq u dëgjua se James Crumbley, 47 vjeç, kishte injoruar nevojat e shëndetit mendor të djalit të tij 15-vjeçar, duke i blerë atij pistoletën që përdori në sulmin e nëntorit 2021, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Juria diskutoi më shumë se një ditë përpara se të vinte në vendim. Jennifer Crumbley, gruaja e tij, do të dënohet muajin e ardhshëm pasi u dënua për të njëjtat akuza. Çështja kundër Crumbleys shënon herën e parë që prindërit akuzohen për vrasje nga pakujdesia për…

Lexo më Shumë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e quajti Rusinë e Vladimir Putin kundërshtare që nuk do të ndalet në Ukrainë nëse mposht trupat e Kievit në konfliktin dyvjeçar, duke u bërë thirrje evropianëve që të mos jenë “të dobët”, por të bëhen gati që të përgjigjen. Ai tha se nëse Evropa duhet të bëhet gati për luftë nëse dëshiron paqe. Muajin e kaluar, Macron shkaktoi kundërthënie kur deklaroi se nuk e përjashton mundësinë e dislokimit të trupave tokësore në Ukrainë në të ardhmen, përderisa shumë udhëheqës u distancuan nga ky qëndrim ndërkaq disa të tjerë, veçmas në Evropën Lindore, e mbështetën…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka deklaruar se opozita shqiptare e koordinuar me VMRO-DPMNE-në dhe Levicën e Apasievit po frikësojnë shqiptarët, duke akuzuar këtë subjekt politik se është e gatshme të shkaktojë krizë politike. Në njoftim thuhet se akuza të njëjta dhe shpërndarje të dezinformatave po dëgjojmë çdo ditë edhe nga VMRO-DPMNE dhe derivatet e saj. “Të vetëdijshëm për humbjen e thellë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicioni “PO Evropës, JO Rusisë” dyshon se koalicioni i përbërë nga derivatet e BDI-së tashmë e ka përgatitur skenarin në shërbim të VMRO-DPMNE-së dhe Levicën për të mos e pranuar rezultatin zgjedhor dhe…

Lexo më Shumë

Një nga masat që po ndërmerren tani është që banorëve të Shkupit t’u mundësohet që në vend që të shkojnë disa herë në stacion policor, të kontrollojnë statusin e letërnjoftimit dhe patentë shoferit përmes ueb-faqes së MPB-së, tha Toshkovski pas vizitës së sotme në MPB-në e Kumanovës, transmeton Portalb.mk. “Tani jemi duke punuar për këtë zgjidhje. Por ne kemi vetëm një skaner nga i cili nxjerrim të dhënat dhe kjo masë do të zbatohet vetëm për Shkupin. Janë të gjitha kapacitetet, por hap pas hapi do ta normalizojmë procesin e nxjerrjes së dokumenteve personale”, tha Toshkovski. Toshkovski sot ka…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka iniciuar procedurë kundër tre personave nga fshati i Vinicës Trsino, të cilët dyshohet se në grup kanë rrezikuar sigurinë dhe kanë kryer dhunë të rëndë ndaj dy femrave dhe u kanë shkaktuar lëndime fizike, transmeton Portalb.mk. “Ndërsa viktimat ndodheshin në oborrin e shtëpisë së tyre, tre personat u hodhën mbi gardhin e oborrit dhe u drejtuan drejt tyre duke mbajtur në duar sende të forta – dru dhe gypa. Gratë janë fshehur në një objekt ndihmës, por të dyshuarit i kanë tërhequr zvarrë dhe kanë filluar t’i rrahin, duke u shkaktuar lëndime fizike dhe…

Lexo më Shumë

Rreth 120 deri në 150 persona janë në listën e pritjes për transplantim të veshkës, por lista reale është shumë më e madhe, thotë Dushko Gjorgiev, kryetar i Shoqatës së qytetarëve për sëmundje të veshkëve “Nefron”, në shënimin e Ditës Botërore të Veshkave, shkruan TV21. Ai gjithashtu tha se personi më i ri në dializës është një 4 vjeçar, ndërsa më i madhi 92 vjeç. Sipas të dhënave të “Nefron”, në vendin tonë vlerësohet se sëmundja kronike e veshkave është e pranishme në 10% të popullsisë, ndërsa 1.540 persona janë në fazën përfundimtare të sëmundjes që i nënshtrohen trajtimit me…

Lexo më Shumë

Sot në Seksionin për Çështje Administrative në Kumanovë, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësministri plotësues për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Stefan Andonovski, kanë promovuar sistemin “Merr numër”. Sistemi “Mer numër”, i cili në bashkëpunim me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë ka filluar të funksionojë që sot, synon të vendosë rregullin në pritjen e palëve për fotografimin dhe dhënien e dokumenteve personale. “Mund të them se fillimisht, me sa pashë, jam i kënaqur me mënyrën se si funksionon bashkëpunimi që kemi pasur deri më tani këtu në Kumanovë dhe shpresoj se do të mund ta realizojmë këtë…

Lexo më Shumë