Author: Hamdi Kumanova

Gjykata Penale e Shkupit sot ka shpallur aktgjykimin për aksidentin tragjik në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona. Pronari i kompanisë “Durmo Tours” Durmish Behluli u dënua me katër vite burg, ndërsa shoferi i autobusit me 14 vite burg. Prokurori publik Darko Jakimovski, tha se sigurisht që do të shqyrtohen dënimet për të gjithë të akuzuarit. Ai ka pritur që dënimet të jenë maksimale, e jo t’i afrohen minimumit ligjor, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pritja jonë ishte që dënimet të mos i afroheshin më shumë se minimumi ligjor i dënimit për këtë vepër që mund të variojë nga 4…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka bërë një njoftim lidhur me numrin e punësimeve të reja në sektorin e shëndetësisë, duke konfirmuar se numri i personave të punësuar do të jetë 1117. Procedura e aplikimeve është përfunduar, dhe dokumentacioni është dorëzuar te Ministria e Shëndetësisë. Mexhiti gjithashtu ka bërë të ditur se pas procedurës së miratimit nga Ministria e Financave, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor, pritet që të finalizohet procesi i punësimeve. Objektivi është që të mbyllet kjo procedurë para se të shpallen zgjedhjet. Ministri tha se, megjithëse numri i punësimeve është ende i…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se të dy shtetet kanë një vizion të përbashkët për integrimin në Bashkimin Evropian (BE). Përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidencës, është thënë se nga të dyja palët u konfirmua përkushtimi për vazhdimin e raporteve dhe bashkëpunimit. “Shqiptarët në Maqedonisë së Veriut, sipas Presidentes Osmani janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”. “Sipas Presidentes Osmani, të dy shtetet kanë vizion të përbashkët për një Ballkan…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës vendos transport me autobus për qytetarët deri në Kodrën e Diellit gjatë ditëve të fundjavës, me qëllim që qytetarët të mund të udhëtojnë në këtë qendër turistike. Ata njoftojnë se do të fillojë këtë fundjavë, ndërsa bileta vajtje-ardhje për një person do të kushtojë 200 denarë. “Komuna e Tetovës i njofton të gjithë qytetarët dhe turistët të cilët dëshirojnë të vizitojnë Kodrën e Diellit, se nga kjo fundjavë do të fillojë me funksionimin linja e rregullt për transport publik në drejtimin “Tetovë – Kodra e Diellit”. Kjo linjë do të jetë funksionale çdo të shtunë dhe të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari deklaroi sot se subjekti që ai drejton nuk do të pranoj asnjëherë të jetë pjesë e qeverisë e cila kundërshton ndryshimet kushtetuese dhe është kundër rrugës europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë pjesë e një qeverie e cila është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe kundër rrugës evropiane të Maqedonisë. Kurse për atë se kush do të jetë në qeverinë e ardhshme atë e vendosin qytetarët më 8 maj”, deklaroi Taravari, i cili foli edhe për takimin me Kurtin dhe Ramën. “Me Kurtin dhe Ramën i biseduam…

Lexo më Shumë

Gjithsej 39 vjet burg janë dhënë për të gjithë të pandehurit e procesit “Laskarca”, për aksidentin e autobusit “Durmo Tours”, ku humbën jetën 16 persona dhe u plagosën mbi 30 persona. Gjykata dënoi 4 vjet burg për të akuzuarin e parë Durmish Beluli, 6 vjet burgim për të dytin Ramzi Miftari, 5 vjet burg për punonjësit e qendrës teknike të kompanisë me të njëjtin emër, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, si dhe 14 vjet burg për shoferin e autobusit Manoil Trifunovski. Gjyqtarja Diana Gruevska, para se ta shqiptonte aktgjykimin tha se ky proces për të ishte sfidë, sepse…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në vizitë pune homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të cilit i ka rikonfirmuar përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes vendeve. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sipas Osmanit janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.Presidentja ka falënderuar homologun Pendarovski për përkushtimin e tij personal për raportet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Sipas saj, të dy shtetet kanë vizion të përbashkët për një Ballkan Perëndimor stabil dhe të integruar në Bashkimin…

Lexo më Shumë

Pjestarë të policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (24-janar) rreth orës 14:50, në rrugën “18-Nëntori” në Gostivar, kanë ndaluar 40-vjeçarin F.H. nga Gostivari. Ai është raportuar nga fqinji i tij M.E.(61) se në këtë rrugë e ka sulmuar fizikisht, pas së cilës është ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane në vend, Angela P. Aggeler tha se nuk ka njoftim për ndonjë tentim specifik për ndikim rus në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e Veriut, por shtoi se beson që gjithmonë në vend ekziston influenca ruse. Aggeler tha se është e rëndësishme që qytetarët t’u parashtrojnë pyetje kandidatëve para se të votojnë. “Nuk jam e njoftuar për ndonjë influencë specifike siç e përshkruani. Besoj që është aty sepse në përgjithësi është në këtë rajon, por më e rëndësishmja siç shkojmë drejt kësaj periudhe të zgjedhjeve, është që qytetarët e këtij vendi të parashtrojnë pyetje, të parashtrojnë pyetje deri…

Lexo më Shumë

Në një njoftim zyrtar, Kuvendi i Maqedonisë ka konfirmuar se kryeministri Dimitar Kovaçevski ka dhënë dorëheqjen e tij, duke filluar procesin për formimin e një qeverie teknike. “Talat Xhaferi ka përvojë në drejtimin e parlamentit, unë kam ardhur me një përvojë tjetër, në drejtimin e korporatave dhe ne kemi një stil tjetër si politikanë, por shteti me siguri do të mbajë të njëjtin drejtim, orientim properëndimor dhe synime strategjike, qeveria teknike do të kujdeset mirë për qytetarët. Kjo është diçka që e parashikon ligji dhe më 9 maj qeveria e re do të udhëhiqet nga unë dhe koalicioni që do…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, akuzoi SHBA-në, Korenë e Jugut dhe Japoninë se përgatiten për luftë me Korenë e Veriut. Lavrov mbajti një konferencë për media në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në New York dhe tha se ky bllok i ri ushtarak i bashkuar nga SHBA ka rritur aktivitetet e tij dhe ka kryer stërvitje në shkallë të gjerë. Retorika e Koresë së Jugut papritur “ka marrë një trajtë edhe më armiqësore kundër Phenianit”, njoftoi Lavrov, i cili tërhoqi vëmendjen se edhe nga Japonia kanë ardhur “retorika agresive” kundrejt këtij vendi. Qëllimi i bllokut ushtarak në…

Lexo më Shumë

Është hapur një fond humanitar për të ndihmuar familjen e Lulzim Fejzullahut, 18-vjeçarit që vdiq ditë më parë pasi u godit me veturë dhe u rrah brutalisht nga dy të mitur në Podujevë.Lajmin e ka bërë të ditur avokati i familjes, Tomë Gashi, i cili në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar edhe të dhënat e fondit për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë. “Fondi është hapur – ta ndihmojmë familjen e Lulzim Fejzullahut! Në foto janë të dhënat e llogarisë/fondit te hapur ne emër te Gëzim Fejzullahut, vëllait te Lulit”.Gashi tutje ka thënë se paratë që mblidhen…

Lexo më Shumë