Author: Hamdi Kumanova

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 25 vjeçarin R.L., shtetas i Shqipërisë i cili ka qëndruar në vendin tonë i padeklaruar. “Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (13-mars) rreth orës 14:30, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë kanë arrestuar 25-vjeçarin R.L. nga Republika e Shqipërisë, i cili me ndalesë për hyrje në vendin tonë, kishte qëndruar në zonë i padeklaruar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Tetë helikopterë të prodhimit italian “Leonardo” do të blihen për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vlera e helikopterëve do të arrijë 230 milionë euro, ndërsa do të paguhet në katër këste. E para do të paguhet këtë vit dhe është në shumë prej 16 për qind nga vlera totale e furnizimit. Siç ka informuar në brifingun e sotëm ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, zgjedhja është bërë në përputhje me planin afatgjatë për zhvillimin e aftësive mbrojtëse 2023-2032 dhe planet e Armatës për rinovimin e komponentës së aviacionit. Petrovska thotë se se procedura e përzgjedhjes së kompanisë…

Lexo më Shumë

Ligji për Lojërat e Fatit nuk gjeti përkrahjen e shumicës në Kuvend, për të cilin u siguruan vetëm 51 vota PËR nga 61 të nevojshme. Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi sot në press konferencë para gazetarëve tha se duhet të mbetet në ndërgjegjen e secilit deputet që nuk e përkrahu këtë ligj, përfshirë deputët e opozitës shqiptare, opozitares VMRO-DPMNE, Levicës dhe disa deputetëvë të tjerë nga koalicioni. “Dje u pa një moment aspak i mirë për qytetarët e vendit nga deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që së paku një herë, madje as edhe për një…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot në Universitetin e Tetovës ka mbajtur ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, ku ka folur për ndryshimet që pritet të bëhen për anëtarësimin në BE. Osmani tha se pritet që BE të merr vendim mjaft të rëndësishëm në lidhje me anëtarësimin e shteteve, duke theksuar se integrimi do të fillojë para anëtarësimit të plotë. “Tani nuk do të jetë gjithçka ose asgjë, por anëtarësimi do të fillojë prej në momentin që merret vendimi. Do të kemi qasje në fondet e BE-së, RMV për katër vitet e ardhshme do të ketë 850…

Lexo më Shumë

Dje (13-mars) rreth orës 07:30, në lokalitetin “ Kthesa e Shipkovicës”, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 35-vjeçaren M.P. dhe 37-vjeçaren A.K., të dyja nga Shkupi, të cilat kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive. Të dyja janë mbajt në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të çështjes, do të përgatiten parashtresat sipas Ligjit për Veprat kundër rendit dhe qetësisë publike.

Lexo më Shumë

Të mërkurën në ora 08:10 në SPB-Tetovë është raportuar se para shtëpie familjare në Gostivar është gjetur pa shenja jete 76-vjeçarja S.O. Mjeku nga Ekipi I Ndimës urgjente ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, kurse sipas burrit të saj, Q.O. (75) me të cilin ata jetonin së bashku në shtëpi, ajo rreth orës 04:00 kishte shkuar në kuzhinë e cila kishte qenë e lidhur me derën e ballkonit, kështu që me shum gjasa ka ra nga ballkoni. Prokurori publik dhe ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme-Gostivar kanë kryer inspektim të plotë dhe me urdhër të prokurorit publik ndaj trupit…

Lexo më Shumë

Rusia ka ndaluar hyrjen në vend 227 shtetasve amerikanë, përfshirë zëdhënësin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller. Kështu tha të enjten Ministria e Jashtme ruse. Sipas Reuters, ndalimi, i shpallur në faqen e tij të internetit, përfshinte gjithashtu zëvendësministrat e tregtisë, mbrojtjes dhe energjisë, si dhe ish-ambasadorin e ShBA-së në Rusi, John Sullivan. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Moska ka vendosur kryesisht ndalime simbolike të hyrjes për mijëra politikanë perëndimorë, gazetarë dhe të tjerë që i akuzon për veprime dhe deklarata “rusofobike”.

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak. Një 23-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësore, ndërkohë që po dilte nga shtëpia. Si pasojë e aksidentit e moshuara ka ndërruar jetë. Shijak/Informacion paraprak Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se ditën e djeshme është kryer edhe një transplant multiorganesh, ku një pacient ka marrë zemër, një pacient mëlçi, dy pacientë kanë marrë veshka, ndërsa në ditët në vijim do të kenë mundësi pacientët nga Klinika Universitare për Ortopedi për të marrë edhe indet kockore. Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri, shprehu mirënjohje për familjen e donatorit, që vendosi të dhurojë organet e të dashurit të tyre dhe në këtë mënyrë të shpëtojë të paktën 4 jetë. “Pas pëlqimit të marrë të martën, dje në orët e para të mëngjesit kanë filluar transplantet e zemrës, mëlçisë, veshkave…

Lexo më Shumë

Është ndarë nga jeta Ragip Jashari, njëri nga bashkëluftarët më të afërt të komandantit Adem Jashari. Këtë e kanë të ditur familjarët e tij në rrjetin social në Facebook. “Familjar, miq, bashkëlutëtarë,shokë e dashamirë me pikëllim te thellë ju njoftojmë se sot me (14.03.24) ka ndrru jetë axha, Ragip Jashari”, thuhet në njoftim. Më poshtë mund të ndiqni një storie që ka përgatitur Klan Kosova, me rrëfimin e Ragip Jasharit, kur pati treguar momentin e parë kur forcat serbe kishin rrethuar familjen Jashari. https://www.youtube.com/watch?v=tdW_gX_-DqE

Lexo më Shumë

Mbajtja e agjërimit gjatë Ramazanit, konsiderohet nga mjekët si një formë diete që shërben edhe për pastrimin e trupit nga toksinat. Mjekja dhe nutricionistja Albana Daka tha se e rëndësishme është që ata që agjërojnë të marrin kaloritë dhe vlerat e duhura ushqimore, gjatë vakteve të lejuara. Ndërsa për teologun Dorian Demetja agjërimi është devotshmëri ndaj zotit dhe të tjerëve. Nëse për besimtarët myslimanë agjërimi konsiderohet si ushqim për shpirtin, mjekët e konsiderojnë këtë ritual si një formë pastrimi për trupin. “Padyshim që sa më shumë orë të rrimë pa konsumuar ushqim, kur i kemi plotësuar nevojat e organizmit gjatë…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka reaguar në lidhje me konfiskimin e disa telefonave, lap topëve dhe aksesorëve të ndryshëm nga ana e policisë. Nga VMRO-DPMNE thonë se po mos të ishte policia, dogana do ta fshihte këtë rast, duke pyetur nëse drejtori Stefan Bogoev ka lejuar një veprim të këtillë. “A lejoi Bogoev kontrabandë me 1200 kg telefona të shtrenjtë? Pse hesht Dogana për një skandal prej qindra mijëra eurosh? Në vend që Drejtoria e Doganave të njoftojë opinionin se policia në aksion ka penguar kontrabandën e telefonave, të cilët kanë kaluar nën kontrollin e tyre, kjo mësohet nga mediat.…

Lexo më Shumë