Nuk ka krisje të raporteve mes partnerëve të koalicionit qeverisës edhe përkundër mosmiratimit të propozim-Ligjit për Lojërat e Fatit. Sipas kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski deputetët votuan sipas bindjeve të tyre dhe kjo nuk ka të bëjë me mosmarrëveshje LSDM-BDI. Kreu socialdemokrat tha se për mënyrën e votimit dhe arsyen për rrëzimin e ligjit, duhet t’i pyesim deputetët veç e veç. “Nëse doni të dini për votimin në Kuvend, duhet të drejtoheni tek të gjithë deputetët dhe partitë që përfaqësohen në Kuvend, të tregojnë se pse votuan ashtu. Unë kurrë nuk u kamë diktuar deputetëve se si duhet të votojnë…
Author: Hamdi Kumanova
Në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, blerësit ankohen se çmimet në treg ndryshojnë çdoherë kur afrohen festat, ndërsa sipas tyre shteti as që i mbron ata kur ndodh shtrenjtimi i vazhdueshëm i produkteve ushqimore. “Të them të drejtën si blerës, zakonisht për festa se a është për Ramazan apo Pashkë, gjithmonë rriten çmimet e shitjes në treg dhe ashtu e shfrytëzojnë njerëzit dhe për atë që është e përditshme çdo prind dërgon në shtëpi dhe nuk pyet për çmim. Çfarë bën shteti sa i përket të drejtave të konsumatorëve? Të them të drejtën nuk e di a janë të interesuar ndopak,…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga pati fjalën tij në Konferencën Ndërkombëtare me rastin e 60 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese. Duke folur për “mbrojtjen kushtetuese-gjyqësore të lirisë së mendimit dhe lirisë së të shprehurit publik të mendimit”, Lloga thekson se, Gjykatat Kushtetuese përfaqësojnë garantuesit kryesorë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërsa drejtësia kushtetuese konsiderohet si gur-themel i demokracisë kushtetuese. ,, Në festën e këtij jubileu, domethënës për të gjithë ne, fillimisht dëshiroj të shpreh respektin dhe mirënjohjen time për të gjithë gjyqtarët dhe kryetarët e Gjykatës Kushtetuese, pa kontributin e të cilëve sukseset e gjyqësorit kushtetues në Maqedoninë e…
Lideri i radikalëve serb, Vojislav Sheshelj, gjatë një prononcimi për mediat serbe, ka bërë të ditur se Serbia nuk do të pranojë Qeveri teknike apo kalimtare sipas shembullit të Maqedonisë së Veriut. Ai tha se Maqedonia nuk është shtet i pavarur, udhëhiqen nga një Kryeministër shqiptar kurse shqiptarët janë popull konstituiv. “Nuk mund të marrim shembull Maqedoninë, për shkak se nuk është shtet sovran në kuptimin e vërtetë të fjalës. Është nën administrim të detyrueshëm amerikan dhe të perëndimit që I detyruan të pranojnë dicka që në rrethana normale nuk do të pranonin. Pranuan Shqiptarët si popull konstituiv, Kryeministri është…
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot, i pranoi kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatih Ulusoj. Me këtë rast, Ministri Osmani shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimin produktiv, të cilat janë në frymën e miqësisë dhe partneritetit tradicional ndërmjet dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi i ndërsjellë është duke u thelluar dhe forcuar vazhdimisht në disa fusha të ndryshme me interes të përbashkët, ku rezultate të veçanta po arrihen në shkëmbimin ekonomik dhe tregtar,…
Vaksinat kundër kollit të keq për të rritur kanë arritur në Maqedoninë e Veriut dhe do mund të aplikohen tek personat që kanë nevojë. “I kemi në pikat e vaksinimit dhe mund t’ju jepen personave që kanë nevojë për to”, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri. Ai theksoi se sot do të nënshkruaj vendimin e Komisionit për Sëmundje Infektive për vaksinim të fëmijëve, por siç theksoi, edhe pa nënshkrimin e tij ajo është e vlefshme. Nga muaji janar, Komisioni ka kërkuar nga pikat e vaksinimit që fëmijëve të paimunizuar t’u jepen nga dy vaksina përnjëherë./Telegrafi/
Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski thotë se nuk e përkrah idenë e Kreshnik Bekteshit nga BDI, i cili sot tha se partitë politike duhet të nënshkruajnë marrëveshje që ata që humbin në këto zgjedhje, të mos merren me politikë, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se politikanët duhet të ofrojnë zgjidhje pavarësisht rezultatit zgjedhor, ndërsa qytetarët duhet të vendosin. https://www.facebook.com/watch/?v=1477504613108603&t=0 “Uhh, ajo është…tash nuk e di se çfarë ka thënë saktë Kreshnik Bekteshi. Shikoni, unë jam në LSDM nga viti 1994, dhe nga viti 1994 deri tani, LSDM ka fituar në zgjedhje, LSDM ka pasur edhe rezultate më pak të suksesshme në…
Banka zhvillimore, aktivitet i USAID – Partneritete për rritje ekonomike dhe Programi zviceran për rritje të punësimeve të tregut – IME, nënshkroi marrëveshje për furnizim të veglës digjitale për sigurim kreditor, prodhim i ri digjitaë në tregun vendor financiar. “Qëllimi i këtij bashkëpunimi është t’u përjgigjet nevojave të kompanive vendore për rritje dhe zhvillim, përkatësisht të lehtësohet qasja e kompanive drejt intstrumenteve më adekuate dhe zgjidhje për menaxhim me financat. Kjo zgjidhje softuerike do ta lehtësojë dhe përshpejtojë komunikimin dhe do t’u ndihmojë kompanive më thjeshtë t’i shfrytëzojnë instrumentet të cilat i ofron Banka për lehtësim të transaksioneve, posaçërisht në…
Tridhjetë e nëntë vjeçarja I.M. nga një fshat i Tetovës, të enjten në ora 16:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 13:10, në një shkollë të mesme të Tetovës ku djali i saj i mitur mësonte, profesor I.N. e ka trajtuar në mënyrë agresive dhe mjet të fortë i ka shkaktuar një lëndim. Janë ndërmarrë masat për pastrimin dhe dokumentimin e rastit.
Të enjten në ora 10:30 personi B.A. (51) nga një fshat i Tetovës në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 10:15 atë dhe bashkëshorten e tij i ka sulmuar fizikisht vëllai i tij I.A. (54), për shkak të marrëdhënieve të tyre të pa parregulluara pronësore-juridike. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar.
Shtatëdhjetë vjeçarja F.H. nga Sellca e Tetovës, të enjten në orën 19:20 në SPB Tetovë, ka raportuar se rreth orës 16.00 në oborrin e shtëpisë së tyre familjare është sulmuar fizikisht nga fqinji i saj R.Xh. Rasti është duke u pastruar dhe dokumentuar.
Gjykata Kushtetuese në të ardhmen duhet të jetë më shumë aktive si mbrojtëse e të drejtave dhe lirive të njeriut, deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë debatit publik të organizuar nga Gjykata Kushtetuese. Pendarovski tha se Gjykata Kushtetuese ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë pandemisë me “COVID-19” kur si shoqëri dhe si shtet ishim në një situatë mjaft komplekse, para së gjithash nga aspekti shëndetësor dhe socio-ekonomik, por edhe për një sërë sfidash juridike. Pendarovski tha se vendimet dhe arsyetimet e Gjykatës Kushtetuese, për atë si president i vendit, ishin mjaft të rëndësishme gjatë marrjes së…

