Detaje të reja janë mësuar nga atentati me armë zjarri pasditen e djeshme në Fushë Krujë ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja, një emër i njohur në botën e krimit. Sipas korresposdentëve tanë në Fushë Krujë Bejtja ishte kthyer nga jashtë vendit, ku ka dhe gruan dhe fëmijët vetëm një natë para atentatit. Gjate natës forcat e policisë kontrollet i kanë përqendruar në zonën e Niklës nga ku dyshohet se janë atentatorët. Burime të pakonfirmuara pohojnë se janë shoqëruar disa persona për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen, mes të cilëve edhe Valter Bami, një…
Author: Hamdi Kumanova
Deutsche Welle Përpara zgjedhjeve më të rëndësishme lokale, presidenti turk Erdogan premton të tërhiqet nga politika. Vërtet do të tërhiqet? “Po punoj me të gjitha forcat sepse kjo është finalja për mua, me ligj këto zgjedhje do të jenë të fundit.” Kjo fjali e presidentit turkRexhep Tajip Erdogan shkaktoi një stuhi në Perëndim, agjencitë e lajmeve raportuan: “Erdogan po mendon për largimin” ose “Erdogan shpall tërheqjen”. Megjithatë në Turqiu prit me tallje. “Ai po heq dorë përsëri”, shkruan përdoruesit e shumtë, duke spekuluar në rrjetet sociale se sa herë e kishte parashikuar largimin e tij: dy, tre apo me shume…
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe analistët politikë nuk presin progres në dialog, pavarësisht takimit në nivel të kryenegociatorëve të thirrur nga Bashkimi Evropian më 19 mars në Bruksel. Në partinë e Ramush Hardinaj kritikojnë kryeministrin Albin Kurti, për qasje të gabuar në dialog, si dhe akuzojnë se çështjet e brendshme si rregullorja e BQK-së, po i transferon në çështje politike në dialog. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se Kurti do të zvarrisë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, për shkak se zgjedhjet janë afër dhe ai frikësohet se do të humb përkrahjen popullore. Kadrijaj: Kurti do të…
Rreth 120 deri në 150 persona janë në listën e pritjes për transplantim të veshkës, por lista reale është shumë më e madhe, thotë Dushko Gjorgiev, kryetar i Shoqatës së qytetarëve për sëmundje të veshkëve “Nefron”, në shënimin e Ditës Botërore të Veshkave. Ai gjithashtu tha se personi më i ri në dializës është një 4 vjeçar, ndërsa më i madhi 92 vjeç. Sipas të dhënave të “Nefron”, në vendin tonë vlerësohet se sëmundja kronike e veshkave është e pranishme në 10% të popullsisë, ndërsa 1.540 persona janë në fazën përfundimtare të sëmundjes që i nënshtrohen trajtimit me dializë. “Operohet…
Ambasadori i misionit të OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, Kilian Val, mbështeti kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për marrjen e një mekanizmi të ri për mbrojtjen e drejtësisë – padinë kushtetuese, ndërsa si standard evropian për mbrojtjen e fjalës së lirë përmendi vendimin për gazetarët rreth datës 27 prill, transmeton Portalb.mk. Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese kontribuoi drejtpërdrejt në zhvillimin e një shoqërie më të fortë demokratike, tha Val në fjalën e tij në konferencën e organizuar dje me rastin e 60-vjetorit të Gjykatës Kushtetuese. “Thjesht përmendja e jurisprudencës së pasur të Gjykatës nuk do t’i japë meritë përpjekjeve të tyre,…
QKM Rajonale e Manastirit bën të ditur se dje në orën 10:30, nga miniera “Brod” është ngritur në mënyrë të sigurt një predhë artilerie e kalibrit 155 mm nga një piroteknik i DMSH Manastir me origjinë nga Lufta e Parë Botërore, njoftoi sot Qendra e Menaxhimit të Krizave. “Në 24 orët e fundit ka pasur dy zjarre në ambiente të hapura. Sipas informacioneve të deritanishme, një prej tyre është ende aktiv mëngjesin e sotëm. Në veçanti, QRK Veles njofton se në ora 15:22 është raportuar zjarr në hapësirë të hapur në atarin e fshatit Podles. Në vendngjarje ka qenë ekipi…
Në prag të zgjedhjeve presidenciale më 24 prill, zgjedhjeve parlamentare më 8 maj dhe fillimit të fushatës parazgjedhore, Kodi Zgjedhor parasheh kufizime parazgjedhore për zyrtarët, ndërmarrjet publike dhe shpenzimet buxhetore. Në periudhën prej 20 ditësh para fillimit të fushatës zgjedhore deri në përfundimin e zgjedhjes së presidentit dhe deputetëve në Kuvend dhe zgjedhjes së Qeverisë, nuk mund të mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit apo vënies në punë të objekteve të ndërtuara me mjete nga Buxheti ose nga fondet publike, ose me mjete të ndërmarrjeve publike ose personave të tjerë juridikë që posedojnë kapital shtetëror, njofton MIA.…
Qytetarët dhe kompanitë në Maqedoninë e Veriut për të arritur tek marrja e kredisë, gjejnë forma të ndryshme. Një nga to është edhe vendosja e hipotekave për të rritur shumën e kredisë. Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, numri i pronave të hipotekuara është rritur ndjeshëm. Të dhënat e Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme tregojnë se ë periudhën tetor – dhjetor 2023 janë evidentuar 2.504 hipoteka në formë patundshmërie, vlera e të cilave është 512 milionë euro ose 2,77 miliardë denarë.Top24
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot në Universitetin e Tetovës ka mbajtur ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, ku ka folur për ndryshimet që pritet të bëhen për anëtarësimin në BE. Osmani tha se pritet që BE të merr vendim mjaft të rëndësishëm në lidhje me anëtarësimin e shteteve, duke theksuar se integrimi do të fillojë para anëtarësimit të plotë. “Tani nuk do të jetë gjithçka ose asgjë, por anëtarësimi do të fillojë prej në momentin që merret vendimi. Do të kemi qasje në fondet e BE-së, RMV për katër vitet e ardhshme do të ketë 850…
Një shtetas shqiptar është dënuar me 6 vite burg nga një Gjykatë Franceze për akuzë të lidhur me drogën. I pandehuri në fakt u gjykua në mungesë, në vitin 2018. Pasi u arrestua në Londër në dhjetor 2023, ai sapo është gjykuar sërish në Clermont-Ferrand. Hetimi i policisë filloi në vitin 2016. Një hotel në Châtel-Guyon është nën mbikëqyrje të ngushtë, sepse klientët po angazhohen në atë që i ngjan shumë trafikut të heroinës në sektorin e Rios. Përgjimet telefonike ushqejnë dyshimet e hetuesve për shqiptarët e Shkodrës. Një qytet i njohur për hetuesit e Clermont për rrjetin e tij…
Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës. Kejdi Sulo, banues në fshatin Gjashtë, është arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në rrugën “Skënderbeu” të lagjes nr.1 të Sarandës. Ai u kap në flagrancë me një armë të ftohtë të llojit dorezë metalike, në automjetin e tij me targë AA099TC. (BalkanWeb)
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme, respektivisht në ora 1 pas mesnate, njësiti për intervenime pranë policisë së Shkupit ka arrestuar 32-vjeçarin E.L. nga Shkupi, i arratisur nga burgu, përcjell TV21. “Ai ishte dënuar me 15 vjet burgim për veprat penale të kryera nga neni 236, neni 242 dhe neni 215 i Kodit Penal, dhe kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Burgut “Idrizovë” për arratisje nga burgu. Atij i është gjetur dhe konfiskuar edhe marihuanë dhe një lëndë e bardhë”, shtojnë nga MPB./tv21.tv

