“Sot (16.03.2024), zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë privuar nga liria M.A. (28) dhe E.A. (32), të dy nga fshati Bukoviq i Shkupit. Ata dyshohet se më 15.03.2024, rreth orës 20:20, në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, me automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa të Shkupit, kanë goditur automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat”, i cili drejtohej nga S.S. (63 ). nga Kumanova, pas çka kanë qëlluar në drejtim të S.S. dhe i kanë marrë një torbë me para dhe më vonë i kanë vënë flakën automjetit Range Rover”, njoftoi MPB. Siç shkruan utrinskivesnik.mk, në torbën e vjedhur ka pasur 150…
Author: Hamdi Kumanova
Struga është ndoshta i vetmi qytet më i madh në vend ku ende nuk është ndërtuar ndonjë ndërtesë sociale, pavarësisht nevojës së madhe për të. Banesat sociale në Strugë mbetën vetëm fjalë dhe premtime boshe nga autoritetet. Pesëdhjetë familje rome jetojnë në varfëri dhe kushte josanitare këtu në vendbanimin rom në hyrje të Strugës. Thonë se nuk besojnë më në premtimin e pushtetit lokal këtu në Strugë se do të ndërtojnë banesa sociale në këtë vend, në vend të shtëpive të tyre. Qytetarët e kësaj lagje thonë për Alsat se kushtet janë nën çdo dinjitet njerëzor. “Ka shumë të prekur…
Firmat fiktive në internet po shtohen gjithnjë e më shumë si kërpudhat pas shiut. Në Pollog mashtrimet vitin e shkuar ishin mbi 60, ndërsa këtë vit për vetëm dy muaj ka 11 mashtrime. Për fat të keq edhe pse janë firma fiktive, ia dalin që zhvatin dhe mashtrojnë banorët e Pollogut. Së fundmi janë shtuar edhe apelet e Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës për kujdes maksimal ndaj ofertave në internet, por edhe porosive sms të ndryshme që na vijnë në telefon për dërgesa të arritura. Ka ndryshuar madje edhe taktika e mashtrimeve. Përderisa vitin e shkuar shumica e…
Numri i burrave rus me aftësi të kufizuara është rritur për 30 për qind midis vitit 2022 dhe 2023, sipas analizës së inteligjencës britanike. Sipas analizës, në vitin 2022 kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës, kishte 1.67 milion burra të moshës nga 31 deri në 59 vjeç me aftësi të kufizuara. Në vitin 2023, shifra është rritur për 30 për qind, duke ia shtuar totalit edhe 507 mijë persona të tjerë, shkruan skynews, përcjell Telegrafi. “Demografët rus thonë se rritja e numrit të burrave me aftësi të kufizuara ka të ngjarë të jetë për shkak…
Një 60-vjeçar ka vendosur t’i japë fund jetës, duke konsumuar 3 kokrra fostiksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çiflik në bashkinë Dimal. Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në banesën e 60-vjeçarit Irfan Çela. Ai është gjetur në gjendje të rënduar nga familjarët e tij, që e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat. Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 60-vjeçari nuk ka mundur dot të mbijetojë. Ai ka ndërruar jetë rreth orës 13:00, disa minuta pas mbërritjes në spital. Trupi i tij i pajetë është transportuar në morg, ku do kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Burime policore…
Situata e tensionuar në industrinë e materialeve të ndërtimit po shtrohet si një sfidë e re për bizneset e ndërtimit në Maqedoni. Ndërprerja e lidhjeve të transportit me Lindjen për shkak të bllokadave në Detin e Kuq po çon në një rritje të ndjeshme të kostos së materialeve dhe pajisjeve të riparimit të transportit. Kjo situatë po thellon problemet e industrisë, duke përfshirë çmimet e paqëndrueshme të energjisë dhe lëndëve të para, pengesat logjistike dhe rritjen e çmimit të transportit. Daniel Cekov nga Shoqata për industrinë e ndërtimit të materialeve ndërtimore dhe jometaleve në Odën Ekonomike për MPB, vlerëson se…
Gjatë muajit të Ramazanit besimtarët mysliman agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndim të tij. Por, ata që punojnë në administratën shtetërore, nganjëherë nuk është se rrinë deri në fund të orarit të punës. Kjo pasi me matjen dimërore të kohës, iftari vjen fare pranë përfundimit të orarit të tyre. Paraqitja e detyrueshme në punë po anashkalohet. Ministri i Administratës dhe Shoqërisë Informatike, Naim Bajrami, iu bëri thirrje punonjësve që të respektohen oraret e punës dhe mos të bjerë produktiviteti në ofrimin e shërbimeve publike të qytetarëve. “Ata që kanë vendosur të agjërojnë në emër të Zotit e dinë…
ZGJEDHJET 2024 “Aman nga Mapet Shou dhe nga lozha e garantuar për ata pleq, të cilët në mënyrë cinike vetëm kritikojnë, por nuk bëjnë asgjë” Kjo deklaratë e kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova, ka shkaktuar reagimin e socialdemokratëve, sipas të cilëve, derisa LSDM-ja po rrit pensionet VMRO-DPMNE DHE Siljanovska ofendojnë të moshuarit. LSDM-ja thotë se gjatë periudhës së kaluar ka arritur t`i rrit pensionet mesatarisht për 6.400 denarë kurse atë minimale për 50%. “Një sjellje e këtillë ndaj pensionistëve ëstë I pashembullt dhe nënçmues, plotë papërgjegjësi për një politikan, deputet apo kandidat presidencial. Pensionistët nuk guxojnë të…
Përmes një materiali të shkurtër video, nga VMRO-DPMNE akuzojnë kandidatin për president të mbështetur nga VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski, se ka amnistuar një kriminel. Nga kjo parti kanë publikuar disa fotografi të Pendarovskit bashkë me disa figura, emrat e të cilëve lakohen për lidhje me nëntokën. “Çfarëdo që të thotë Stevo Pendarovski, ai hedh poshtë fjalën. Në vitin 2019 ai premtoi se nëse nuk ka drejtësi, nuk do të ketë qetësi. Ai premtoi se ata që kanë kryer krime do të mbajnë përgjegjësi pa dallim. Ai tha se nga pozita e presidentit nuk i shkonte ndërmend të amnistonte kriminelët. Jo që…
Është arritur një marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve mes mazhorancës dhe opozitës për normalizimin e jetës parlamentare të Shqipërisë. E në lidhje me rastin kanë reaguar ambasada italiane, ajo gjermane si dhe amerikane. Ambasada e Italisë ka mirëpritur këtë vendim, duke u shprehur se ndjenja e përgjegjësisë e treguar nga partitë është thelbësore për të garantuar funksionimin korrekt të institucioneve demokratike, në të mirë të vendit dhe popullit shqiptar. “Ambasada e Italisë në Tiranë mirëpret marrëveshjen e arritur nga Konferenca e Kryetarëve e cila do të lejojë rikthimin në normalitet në Parlament. Ndjenja e përgjegjësisë e treguar nga partitë është…
Kanë kaluar thuajse një muaj nga shembja e rrugës së re në pjesën e parë të lotit të dytë të aksit Korçë-Ersek, por ajo që është vënë re së fundmi është se ka sjellë problematika edhe muri mbrojtës në fillim të kësaj rruge. Një pjesë është shembur dhe një pjesë tjetër është duke u shembur, gjë që çon edhe në rrëshqitjen e dherave. Kjo situatë krijon pasiguri për drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks. Kalimi në të cilin është shumë i rrezikshëm. Pasiguria shtohet pasi siç thonë banorët pavarësisht situatën nuk ka asnjë reagim për marrjen e masave. “Shumë…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ruse që e sulmuan të premten qytetin ukrainas të portit në Detin e Zi, Odesa, do të marrin “përgjigje të drejtë” nga forcat e Kievit. Rusia e sulmoi Odesën me raketa dhe me dronë të premten, duke i vrarë 20 njerëz dhe duke i plagosur mbi 70 të tjerë, tha Shërbimi Shtetëror Emergjent i Ukrainës. Dy raketa ruse Iskander-M, të shkrepura nga Krimea e uzurpuar nga Rusia, e goditën një zonë banimi në Odesa, tha guvernatori i këtij rajoni, Oleh Kiper. Disa nga të vdekurit ishin mjekë dhe shpëtimtarë, të cilët…

