Author: Hamdi Kumanova

Këshilli i Ambasadorëve Amerikan ka botuar këto ditë një raport pas vizitës fakt-mbledhëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Philip Hughes, përfaqësuesi i këtij grupi që mbledh rreth vetes ambasadorë jo të karrierës, thotë se këto tre shtete të Ballkanit kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm, por ato vazhdojnë të përballen me sfida nga ndërhyrjet politike të fqinjëve të tyre apo në rastin e Shqipërisë nga kriminaliteti dhe korrupsioni dhe mungesa e një demokracie të mirëfilltë. Zoti Hughes po ashtu foli për vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta shpallur person non-grata…

Lexo më Shumë

Në shkollën “Sami Frashëri” të fshatit Matkë të Komunës së Sarajit nuk është bërë asnjë investim për të përmirësuar infrastrukturën, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme nga institucionet përgjegjëse. Objekti shkollor i ndërtuar në vitin 1971 tashmë është dëmtuar thuajse çdo kund, ndërkohë më rëndë është pjesa e tualeteve. “S’kanë ku të luajnë jashtë, oborri është pa rregulluar, thonë do ta bëjmë sivjet, do ta bëjmë në mot, asnjëherë nuk e kanë bë, shkolla është pa rrethore, hyn kafshët. Unë nuk mund ta rregulloj objektin, nusja më ndihmon, nuk mund ta rregulloj, pikon prej lart. Prej kanalizimit shumë erë vjen, mbas shkollës…

Lexo më Shumë

4-vjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75-vjetori i themelimit të Aleancës janë shënuar në Shtip me ditë të hapur të Armatës. Maqedonia e Veriut është vend i sigurtë – ishte mesazhi I Ministres së Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, gjatë shënimit në Shtip të 4-vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75-vjetorit të themelimit të Aleancës. Ministrja e Mbrojtjes është prononcuar edhe rreth kërkesës për përkujdesjen dhe mjekimin e ushtarëve ukrainas në vendin tonë. Sipas saj, deri në këto momente nuk ka mbërritur kërkesa zyrtare. “Do të kemi kujdes që ndihma që do të ofrojmë…

Lexo më Shumë

“Ne jemi bërë një popull që udhëheq shtetin. Ne nuk jemi më një popull që ka përfaqësues në disa dikastere margjinale, të cilat vetëm përfaqësojnë interesat. Jo, ne shqiptarët sot bashkëudhëheqim shtetin, madje udhëheqim duke pasur parasysh se kemi Kryeministrin dhe kemi institucionet më të rëndësishme shtetërore, dhe këtë nuk mund ta nënçmosh, si arritje të jashtëzakonshme të shqiptarëve”. Kështu ka deklaruar mbrëmë në emisionin debativ “Politika”, kryediplomati Bujar Osmani. Ai insiston se duhet të ruajmë qartësinë strategjike, duhet të ruajmë kursin politik, duhet shqiptarët të ruajnë këtë kurs politik. “Prandaj është kandidatura ime, kandidatura ime është para së gjithash…

Lexo më Shumë

Sot (16.03.2024), zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria MA (28) dhe EA (32), të dy nga fshati Bukoviq, Shkup. “Ata dyshojnë se më 15.03.2024, rreth orës 20:20, në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë, automjeti i pasagjerëve “Range Rover” me targa të Shkupit ka goditur mjetin e pasagjerëve “Volkswagen Passat”, i cili drejtohej nga S.S.(63 ) nga Kumanova, gjatë së cilës kanë qëlluar në drejtim të S.S. dhe i kanë marrë një qese me para dhe më pas i kanë vënë automjetit Range Rover”, thuhet në njoftim. Ata janë ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të…

Lexo më Shumë

Paris Saint Germain dhe Barcelona do të përballen në çerekfinalen e garës më të madhe europiane për klube, Champions League. Sulmuesi polak, Robert Lewandowski ka besim maksimal se ai dhe shokët e tij do të eliminojnë PSG-në dhe do të jetë Barcelona që do të kualifikohet në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni. “Jam i sigurt se do të luajmë në maksimumin tonë, do të japim më të mirën, duke përmirësuar cilësinë e paraqitjeve tona. Dhe jam i sigurt që do të shkojmë ne në gjysmëfinalet e Champions League”, u shpreh sulmuesi polak. PSG dhe Barcelona do të ndeshen mes tyre në…

Lexo më Shumë

Vaughan Gething është zgjedhur kreu i Laburistëve të Uellsit dhe do të bëhet lideri i parë me ngjyrë i një vendi evropian kur të konfirmohet si kryeministër javën e ardhshme. Gething, i cili ka punuar si ministër i shëndetësisë dhe ekonomisë në qeverinë e udhëhequr nga Laburistët, pason Mark Drakeford pasi mundi ministrin e arsimit, Jeremy Miles, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv. Ai premtoi të përmirësojë NHS të Uellsit, të vendosë punët e gjelbra në ballë të së ardhmes ekonomike të vendit, të ndërtojë më shumë shtëpi dhe sisteme transporti të besueshme, të rrisë standardet arsimore dhe ta drejtojë Uellsin…

Lexo më Shumë

“Debati mbi vendosjen e poligrafit si mjet për detektimin e doganierëve të korruptuar ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së autoriteteve për rëndësinë e sigurisë së pikave kufitare”, thotë Vlladimir Pivovarov, koordinator nacional për menaxhimin e kufirit në Maqedoninë e Veriut. Poligrafi është pajisje e dizajnuar për të detektuar dhe regjistruar ndryshime të karakteristikave psikologjike, siç mund të jenë niveli i frymëmarrjes apo pulsit, dhe më së shumti përdoret si detektor gënjeshtrash. Pivovarov thotë se korrupsionit në pikat kufitare mbetet çështje që paraqet kërcënim për sigurinë dhe ekonominë e vendit. “Kemi arritur në përfundim se edhe kundrejt të gjitha veprimeve…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, është e bindur në vendimin e saktë të ekipit të profesionistëve që kanë marrë vendimin për blerjen e tetë helikopterëve nga kompania italiane “Leonardo” dhe beson në ekspertizën e tyre. Petrovska, e cila sot mori pjesë në kremtimin e katër vjetorit të hyrjes së vendit tonë në NATO dhe 75 vjetorit të Aleancës NATO në Shtip, theksoi se edhe ajo është nënshkruese e njërës prej këtyre marrëveshjeve dhe nënshkroi sepse beson në personat që e zbatuan këtë proces. “Nuk kam absolutisht asnjë dyshim. E di që disa struktura në…

Lexo më Shumë

Banorët e Haitit u përgatitën për një tjetër natë të tensionuar në kryeqytetin Port-au-Prince të premten, ndërsa sulmet vazhduan nëpër pjesë të qytetit si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit Henry dhe në mungesa e një plani të qartë për ta zëvendësuar atë. “Ariel Henry dha dorëheqjen, por ne jemi ende në ankth politik,” tha banori Claude Atilus. “Ne duhet të marrim fatin tonë në duart tona. Unë dua që lojtarët politikë të ngrihen në detyrë dhe të angazhohen për organizimin e vendit,” shtoi ai. Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët ka paralajmëruar për urinë rekord dhe kequshqyerjen kërcënuese për…

Lexo më Shumë

Avokati i Evis Berberit ka zbuluar për mediat se klienti i tij do të mbetet në burg. GJKKO ka vendosur ditën e sotme të lërë në burg ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberin dhe dy biznesmenët, Valter Begaj dhe Ervis Lami. Ata janë akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa pas përfundimit të seancës, për mediat është ndalur të flasë avokati i Berberit, i cili u shpreh se Berberi nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender. “Nuk ka përfituar në mënyrë të padrejtë asnjë tender” tha ai për gazetarët pas seancës.

Lexo më Shumë

Sindikata e pavarur e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit kërkon shkarkimin e Halit Feratit, ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Arsimit. Siç thanë nga Sindikata e pavarur, Ferati nuk plotëson kushtet për të qenë në këtë pozitë me arsyetimin se nuk ka 5 vjet përvojë në fushën e Arsimit. Gjithashtu, nga sindikata në fjalë thanë se për këto parregullsi do kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të veprojnë në bazë të procedurave ligjore. “Ai nuk është i përshtatshëm për punët që kryen. Një pjesë të kritereve që duhet t’i plotësoj nuk i ka, respektivisht minimum 5 vjet që duhet ti ketë përvojë…

Lexo më Shumë