Maqedonia e Veriut nuk po arrin të kalojë pragun vjetor të investimeve të huaja prej 1 miliard eurove, pavarësisht paralajmërimeve se anëtarësimi në NATO përkthehet me më shumë investime të huaja. Maqedonia e Veriut është anëtarësuar në NATO më 2020. Në bazë të të dhënave të Bankës Popullore në këtë shtet, Maqedonia e Veriut i ka pranuar 616.7 milionë euro në formë të investimeve të huaja, më 2023. Kjo shifër është e përafërt me investimet e huaja në Kosovë, Malin e Zi dhe Bosnje – Hercegovinë. Serbia, e cila nuk është anëtare e NATO-s, gjatë vitit 2023 ka arritur të…
Author: Hamdi Kumanova
Qaniu kishte qenë tre vjet me studime për inxhinieri gjeologji në Leningrad, por i braktisi ato, sepse pasioni i tij ishte letërsia. U kthye në Shqipëri dhe studimet katërvjeçare për Gjuhë-Letërsi shqipe, (aq shumë të dëshiruara prej tij) i kreu në dy vjet. Kur unë u emërova mësuese e anglishtes në Korçë, Qaniun e dërguan që të punonte në zonat e thella të Mokrës, në Velçan e Osnat, ku e përgjonin dhe e spiunonin: drejtori i shkollës dhe operativi i Sigurimit të zonës. Gjendjen e mjeruar të fshatit socialist, ai do ta përmblidhte me pak fjalë, duke thënë se; “Tani…
SPAK ka përfunduar hetimet dhe i ka komunikuar akuzën për ‘shpërdorim detyre’ ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për çështjen për koncesionin e sterilizimit. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Beqaj ka shkuar mëngjesin e sotëm në ambientet e SPAK, ku po vijon seanca. Kujtojmë se ish-ministri dhe 8 persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, janë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për dosjen për koncesionin e sterilizimit. Në daljet e tij mediatike, Beqaj ka mohuar akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa ka qenë i hapur për hetime. (BalkanWeb)
Autoritetet italiane gjatë një operacioni të shtrirë në disa qytete kanë vënë në pranga 56 persona, që besohet se i përkasin një grupi mafioz, i cili merrej me kultivim dhe shpërndarje droge. Gjatë hetimeve, nga viti 2017 deri në vitin 2020, tashmë janë sekuestruar rreth 80 kilogramë hashash, 7 kokainë dhe 2 marijuanë, shkruajnë mediat vendase. Arrestimet u kryen në Pulia, Campania, Basilicata, Kalabria, Siçili dhe Abruzzo.
Një incident mes katër personave ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Afantou të Rodosit, si pasojë e të cilit janë plagosur dy prej personave. Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në sheshin Afantou për një arsye të panjohur si pasojë e së cilës dy persona kanë mbetur të plagosur nga një mjet prerës dhe janë dërguar në spital. Për ngjarjen, një person me origjinë shqiptare ra në prangat e policisë së Drejtorisë së Sigurisë Rodos. Ndërsa po hetohet për përfshirjen e një personi të dytë.
Sot Koreja e Veriut lëshoi një raketë të re balistike në drejtim të Detit të Japonisë. Njoftimi u bë nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Jugut dhe roja bregdetare japoneze. Sipas Seulit, raketat që u lëshuan udhëtuan rreth 300 kilometra. Ato u nisën nga ora 07:44 deri në 08:22 (koha lokale). Tokio, nga ana e saj, raportoi se raketat udhëtuan rreth 350 kilometra dhe madje arritën një lartësi prej 50 kilometrash. Japonia tha se të paktën dy nga raketat ranë në det, jashtë zonës ekskluzive ekonomike të vendit (EEZ). Kryeministri japonez dënoi ngjarjen duke e cilësuar…
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë të dielën se tani është koha që Kosova dhe Serbia t’i japin fund krizës dhe tensioneve dhe të ecin përpara në një “epokë të re evropiane” duke e zbatuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore. Deklarata u dha meqenëse sot shënohet përvjetori i parë i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia e finalizuan në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Borrell tha se kjo marrëveshje dhe Aneksi i Zbatimit të saj u arritën pas muajsh negociatash intensive nën lehtësimin e Bashkimit Europian për të ndihmuar palët të bëjnë…
Shkollat kanë përgjegjësinë për të përgatitur nxënësit, në kuadrin e mbrojtjes civile dhe për mundësinë e luftë. Kështu tha ministrja gjermane e Arsimit Bettina Stark-Wächinger, duke shkaktuar reagime të forta. “Shoqëria në tërësi duhet të përgatitet siç duhet për krizat – nga një pandemi te fatkeqësitë natyrore dhe lufta,” tha ministrja në një intervistë për gazetat Funke Group. “Mbrojtja civile është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e ka vendin në shkolla. Qëllimi ynë duhet të jetë të forcojmë qëndrueshmërinë tonë”, shtoi Stark-Wächinger dhe mbrojti ushtrimet e mbrojtjes civile në shkolla, duke përmendur Britaninë si shembull. “Ushtrimet e fatkeqësive janë pjesë e…
Mijëra fermerë spanjollë demonstruan sërish me qindra traktorë në kryeqytetin Madrid, duke kërkuar çmime më të mira për prodhimet e tyre dhe denoncuan politikat bujqësore të Bashkimit Evropian. Fermerë nga komunitete të ndryshme kanë udhëtuar drejt Madridit, duke shkaktuar probleme në trafik. Megjithatë, gjendja shpirtërore ishte kryesisht paqësore, siç raportuan gazetarët nga stacioni televiziv shtetëror RTVE. Shoqata e fermerëve Unión de Uniones tha në një deklaratë se fermerët janë gjithashtu të shqetësuar për përmirësimin e marrëdhënieve midis popullsisë urbane dhe rurale. Demonstruesit fillimisht shkuan me traktorët e tyre të rëndë drejt Ministrisë së Mjedisit dhe prej andej në Ministrinë e…
Më 18 mars 1949, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre evropianë bënë të njohur planet e tyre për një aleancë, që e quajtën Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior – NATO. Aleatët thanë se qëllimi i tyre ishte ruajtja e paqes dhe e sigurimit. Ata ranë dakord që një sulm i armatosur kundër cilitdo prej anëtarëve të Aleancës do të konsiderohej si sulm kundër të gjithë atyre. Kundërshtarët e kësaj ideje thanë se traktati do ta kthente Evropën në një kamp të armatosur, që mund të ndizte konfliktin e armatosur me Bashkimin Sovjetik dhe aleatët e tij evropiano-lindorë. Një…
Kompania publike ECO Elb e cila ka nën zotërim Inceneratorin e Elbasanit nuk po arrin dot të finalizojë prej vitit të shkuar një procedurë që lidhet me monitorimin e parametrave mjedisore të landfillit. Tenderi i rihapur për herë të tretë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik në datë 9 shkurt 2024 dhe me parashikimin për tu mbyllur në datë 20 shkurt ka përfunduar sërish në Komisionin e Prokurimit Publik në datë 13 mars. Sipas të dhënave të bëra publike në faqen e KPP duket se kundërshtimi lidhet me vlerësimin që është bërë nga ana e komisionit të vlerësimit të…
Presidenti Vladimir Putin, pritshëm doli fitues në zgjedhjet presidenciale ruse duke çimentuar kontrollin e tij të rreptë në një fitore që, sipas tij, dëshmoi se Moska kishte pasur të drejtë t’i rezistonte perëndimit dhe të dërgojë trupat e saj në Ukrainë. Vladimir Putin, një ish nënkolonel i KGB-së, i cili u ngjit në pushtet në vitin 1999, e bëri të qartë se rezultati duhet t’i dërgojë një mesazh perëndimit se udhëheqësit e tij do të duhet të përballen me një Rusi të guximshme, qoftë në luftë apo në paqe, për shumë vjet në të ardhmen. Rezultati i zgjedhjeve do të…

