Author: Hamdi Kumanova

Sot në mëngjes ka shpërthyer zjarr në një shtëpi në lagjen “Koshishta” të Ohrit. Për zjarrin në orën 00:35 është njoftuar njësiti territorial i zjarrfikësve nga Ohri, nga ku në rrugën “Andon Dukov” janë dërguar katër vetura të zjarrfikësve dhe shtatë zjarrfikës. Falë ndërhyrjes në kohë është parandaluar përhapja e flakës nga shtëpia e djegur në objektet e tjera në afërsi. Nga zjarri përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Lexo më Shumë

“Bashkimi Demokratik për Integrim me shqetësim të madh po përcjell akuzat, shpifjet dhe fyerjet që opozita i bën kandidatit për president Bujar Osmani, si dhe ndaj kryeministrit Talat Xhaferit, ndërsa alarmon për skenar rus që synon trazira politike pas 8 majit”, thuhet në reagimin e BDI-së. Sipas partisë së Ali Ahmetit, koalicioni VLEN, të koordinuar bashkë me VMRO-DPMNE-në e Mickoskit dhe LEVICËN e Apasievit, si dhe në mungesë të Programit zgjedhor, ka përforcuar shpifjet ndaj Bujar Osmanit dhe Talat Xhaferit, ndërsa nuk po i kursejnë edhe familjarët e zyrtarëve, gjë që po shqetëson edhe qytetarët, por është njoftuar edhe faktori…

Lexo më Shumë

Drejtoria e Doganave njofton se në një aksion të përbashkët dyditor me Ministrinë e Punëve të Brendshme, janë konfiskuar 22 automjete me targa të huaja të drejtuara nga shtetas të Maqedonisë. Veturat e sekuestruara janë të markave të ndryshme dhe prej tyre katër janë të markës Mercedes, tre janë të markës AUDI, dy janë të markës BMW, një automjet mallrash për pasagjerë është e markës TESLA etj., dhe të gjitha automjetet janë drejtuar nga shtetas të Maqedonisë në territorin e vendit për më shumë se 6 muaj.“Ndaj kryesve të kundërvajtjeve do të paraqitet kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajtje,…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike Ujësjellës Kanalizim – Shkup njofton se në analizat e fundit është konfirmuar se uji për pije në Shkup është i sigurt. “Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 11.03.2024 deri më 15.03.2024 merr 187 mostra për fiziko-kimike dhe 187 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 43 pika matëse në Qytetin e Shkupit”. “Sipas rezultateve të marra nga testet, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Moldavisë, nr. 183/18)”, njoftojnë nga NP.

Lexo më Shumë

Kina, aleatja kyçe e Rusisë, e ka uruar të hënën presidentin rus, Vladimir Putin, për fitoren në zgjedhje. Pas 99 për qind të votave të numëruara, Putin i ka fituar 87.33 për qind të të gjitha votave, në një proces zgjedhor të kontrolluar prej Kremlinit. “Kina shpreh urimet e veta për këtë”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, kur është pyetur për zgjedhjet. “Kina dhe Rusia janë fqinjët më të mëdhenj të njëri-tjetrit dhe partnerët më të mëdhenj strategjikë në epokën e re”, ka thënë ai. Kjo shifër në zgjedhje ka qenë rekord për Putinin…

Lexo më Shumë

Tri raste të dhunës në familje të ndodhura në Pejë, janë raportuar në polici të shtunën. Të dyshuarit e për këto raste janë arrestuar. Dy persona nga këto raste dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj viktimave të gjinisë femërore. Ndërsa në rastin tjetër, janë arrestuar dy meshkuj nën dyshimin se pas një zënke janë rrahur mes vete. Njëri nga të dyshuarit për dhunë ndaj anëtares së familjes është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit e dy rasteve tjera janë liruar në procedurë të rregullt, njofton policia.

Lexo më Shumë

Nis procedimi në gjendje të lirë për një 66-vjeçar në Vaun e Dejës. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 66-vjeçari ka prerë një pemë që ka rënë mbi telat e energjisë elektrike, dhe si pasojë kanë mbetur përkohësisht pa shërbim banorët e fshatin Shelqet. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 66-vjeçar, banues në fshatin Shelqet. Kjo pasi dyshohet se ka prerë një pemë që ka rënë mbi telat e energjisë elektrike, dhe si pasojë kanë mbetur përkohësisht, pa këtë shërbim, banorët e…

Lexo më Shumë

“Çdo vit për rehatimin e kuadrove partiake në bordet drejtuese dhe ekzekutive të kompanive shtetërore paguhen afërsisht 2 milionë euro për kompensim”, thotë për “Detektor”, Neda Maleska Saçmaroska, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Menaxhimin e Ndryshimeve. Ajo tha se janë rreth 147 institucione, me më pak se 10 të punësuar, që kanë edhe anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse. “Kemi rreth 3900 persona, anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse, të cilët në këto poste vijnë ekskluzivisht përmes politikës, për të cilët shteti paguan mesatarisht 2 milionë euro në vit”, thotë Maleska Saçmaroska për “Detektor”. (INA)

Lexo më Shumë

Politikani Nikola Sanduloviq, i cili u rrah barbarisht pasi vendosi lule në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, duket se po kërcënohet përsëri. Vajza e tij Klara tha në “Good Morning Albanians” se një person e ka kërcënuar sërish babain e saj përmes messenger. Sipas saj personi që po e kërcënon të atin, është i njëjtë me atë që e kërcënoi më parë dhe e “tërhoqi” të dilte nga shtëpia ditën kur u rrëmbye dhe u dhunua barbarisht. Vajza e Sanduloviq ka arritur ti bëjë foto personit që i ka kontaktuar, sipas saj ai punon te shërbimet sekrete serbe, ndaj…

Lexo më Shumë

Sektori për Pune te Brendshme (SPB) Tetovë, dje (17 mars) rreth orës 14:30, në rrugën lokale për fshatin Trebosh të Tetovës, ka ndaluar 35-vjeçarin M.A. nga Treboshi, i cili kërkohej me urdhër qendror në bazë të vendimit të gjykatës për të vuajtur dënimin me një vit burg për kryerjen e veprës “veprim të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik” të dënueshëm sipas nenit 300 të Kodit Penal. Personi në fjalë menjëherë është dërguar në burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski thotë se në katër vitet e ardhshme vendi mund të bëhet pjesë e BE-së nëse do të zgjedh një qeveri evropiane. “LSDM ka një vizion të qartë për vendin si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe ne kemi një plan të qartë se si ta bëjmë atë. Ne jemi partia që siguruam statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, dhe anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE e siguruam pas 17 vitesh pritje”, tha Dimitar Kovaçevski për “Sloboden Peçat”. Kovaçevski beson se në katër vitet e ardhshme LSDM me një qeveri pro-evropiane do…

Lexo më Shumë

“SMA Holding Sh.P.K.” – kompania shqiptare nga Tirana bleu kompaninë “Studio Moderna” nga Shkupi, përfaqësuesen e markave si “Dormeo”, “Delimano”, “Vokmax” dhe “Top Shop”, me një zinxhir dyqanesh në të gjithë Maqedoninë e Veriut. Kompania shqiptare, e njohur edhe për zotërimin e “Viva Fresh” dhe “Kit-Go” në Maqedoninë e Veriut, është pronarja e re e “Studio Moderna Holdings Investments” nga Amsterdami, edhe ate që nga fundi i shkurtit të këtij viti, përcjell Faktor. Holdingu shqiptar tashmë është pronar i marketeve “Viva Fresh”, ndërsa së fundi ka blerë edhe rrjetin marketeve të shitjes me pakicë “Kit-Go” nga Shtipi. “Kompania e tregtisë…

Lexo më Shumë