Author: Hamdi Kumanova

Ministrat e Jashtëm që përfaqësojnë 27 vendet e BE-së ranë dakord të rrisin gjatë vitit 2024 mbështetjen e Bashkimit Evropian për forcat e armatosura ukrainase me 5 miliardë euro. Kjo do të bëhet në kuadrin e Instrumentit Evropian të Paqes (EPF) për ndihmë ushtarake për Ukrainën. Këshilli Evropian njoftoi në një deklaratë se për këtë qëllim ka krijuar brenda EPF-së një Fond të posaçëm Asistence për Ukrainën (UAF). Fondi i sapokrijuar do t’i mundësojë BE-së t’i mbështesë më tej nevojat në zhvillim të ushtrisë ukrainase përmes ofrimit të pajisjeve ushtarake vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse si dhe trajnimeve e stërvitjeve. BE-së do ta mbështesë ushtrinë ukrainase me pajisje ushtarake…

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit tha të hënën se ka sanksionuar ish kryeprokuroren e Posaçme të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, kryetarin aktual të komunës së Karposhit në Maqedoninë e Veriut, Stevço Jakimovski dhe ish kryetarin e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, për përfshirje në korrupsion. Në një njoftim të Departamentit të Shtetit thuhet se “veprimet e tyre dëmtuan sundimin e ligjit dhe besimin e publikut në institucionet demokratike dhe proceset publike të qeverive të tyre përkatëse”. Në njoftim thuhet se ish kryeprokurorja e Posaçme e Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, ndërsa ishte në detyrë, ishte e përfshirë në akte korruptive,…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme (17-mars) rreth orës 21:00, në Kamnjan të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 30-vjeçarin F.R. nga Reçica e Madhe e Tetovës, në automjetin e të cilit “Volkswagen Golf” me shenja regjistrimi tetovare, të cilën e drejtonte, i janë gjetur dy thika, si dhe nuk kishte patur asnjë dokument identifikimi. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër F.R. do të përgaditen parashtresat përkatëse.

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është iniciuar një projektligj, në bazë të të cilit të gjithë mjekët që duan të punojnë deri në moshën 67-vjeçare, mund ta bëjnë një gjë të tillë. Aktualisht, një gjë e tillë varet nga vullneti i drejtorëve të klinikave dhe ministrit të Shëndetësisë. Me gjithë mungesën e mjekëve, Ministria e Shëndetësisë gjatë periudhës 2022 -2023 ka refuzuar kërkesën e 180 prej tyre që të vazhdojnë punën deri në moshën 67-vjeçare. Një nga ata që ka bërë kërkesë për të vazhduar punën pas moshës 64-vjeçare është dhe Marija Raleva, nga Klinika Universitare për Psikiatri dhe…

Lexo më Shumë

Furrat e bukës që kanë të integruara shërbime të tjera si pastiçeri apo bar kafe do të diferencohen në tarifat që paguajnë për energjinë. Gjatë një tryeze për përfaqësues të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe administratori i OSHEE Group Enea Karakaçi bënë të ditur propozimin që do të dërgohet në Entin Rregullator të Energjisë dhe që vendos këto subjekte në një raport të drejtë pagese. Balluku tha se në vend janë të paktën 2600 furra buke dhe kjo e ka bërë qasjen ndaj kësaj çështje të kujdesshme për të trajtuar secilin…

Lexo më Shumë

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre. Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje nga Prizren, ku një 48-vjeçar ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i riu është gjetur dhe tashmë është rikthyer në shtëpinë e saj pasi fillimisht ishte raportuar si i zhdukur nga gruaja e tij. Mësohet…

Lexo më Shumë

Rreth 2,000 burra nepalezë janë rekrutuar nga Rusia për të luftuar në luftën e saj kundër Ukrainës. Siç shkruan Sky News, përcjell Telegrafi, të shtyrë nga varfëria, shumë prej mercenarëve nepalezë tani duan të kthehen. Ganesh, 35 vjeç, është një nga rekrutët e paktë me fat që ka arritur në shtëpi. Ai kaloi katër muaj e gjysmë duke luftuar në Donetsk dhe thotë se nepalezët “trajtoheshin si qen”. “Ishte shumë e frikshme. Nuk ishte njeri me njeri, plumb për plumb. Ne u sulmuam nga dronë dhe ishte e tmerrshme”, ka rrëfyer fillimisht ai. Takimi me të ishte në Katmandu ndërsa…

Lexo më Shumë

Dhjetëra fermerë francezë, të pakënaqur nga vonesat në pagesat e ndihmës shtetërore, hodhën goma dhe degë pemësh përpara Agjencisë së Shërbimeve dhe Pagesave (ASP) në komunën Balma pranë Toulouse. Agjencia është përgjegjëse për pagesën e ndihmës shtetërore sipas Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së. Me të mbërritur në Balma, demonstruesit hodhën goma dhe degë të vjetra në dyert e ASP-së. Një nga premtimet e kryeministrit francez Gabriel Attal për fermerët ishte pagesa e plotë e të gjitha subvencioneve deri më 15 mars. Megjithatë, shumë fermerë ende nuk kanë marrë 15 deri në 50% të ndihmës financiare, e cila për disa…

Lexo më Shumë

Një gjykatës hodhi poshtë të hënën një kërkesë të ish-presidentit Donald Trump për të bllokuar dëshminë e ish-avokatit të tij Michael Cohen dhe aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels në gjyqin e tij lidhur me akuzat se Cohen i kishte dhënë në emër të tij para aktores Daniels në këmbim të heshtjes, para zgjedhjeve të vitit 2016. Muajin e kaluar Trump i kishte kërkuar gjykatësit Juan Merchan të bllokonte dëshminë e tyre, duke argumentuar se Cohen gënjen vazhdimisht se ka të ngjarë të gënjejë në dëshminë e tij, dhe se Daniels – emri i vërtetë i së cilës është Stephanie…

Lexo më Shumë

Katërmbëdhjetë trupa të pajetë u gjetën të hënën në një periferi të pasur të Port-au-Prince, ku anëtarët e bandës sulmuan në agim, ndërsa haitianët janë ende në pritje të krijimit të një këshilli kalimtar, finalizimi i të cilit pritet menjëherë, sipas SHBA. Një fotoreporter i AFP numëroi 14 trupa në Petion-Ville, një periferi të kryeqytetit. Dy banorë thanë se të paktën dhjetë persona u vranë, duke mos ditur rrethanat e vdekjes së tyre. Megjithatë, ata theksuan se “banditë të armatosur” kishin përhapur terror që nga agimi në Laboul dhe Thomasin, dy zona të rrethit. Ata sulmuan një degë banke, pikë…

Lexo më Shumë

Bëni diçka për veten ! ” Transfero rrogën dhe fito BONUS ! ” Në UniBanka besimi shpërblehet: transfero rrogën dhe fito bonus prej 2000 denarë. Nëse nga një bankë prisni raport partneriteti, besim dhe shërbime të përshtatura me nevojat tuaja, atëherë duhet që të vendoseni për UNIBanka A.D. Shkup. Këtu secili klient është i rëndësishëm. Bëni ndryshimin dhe transferoni rrogën tuaj në UNIBanka. Secili klient që do ta transferoje rrogën në UNIBanka në periudhën nga 01.03 deri me  30.06.2024 do të fitoje bonus prej 2000 denarë. Bëhu pjesë e bankës së avancuar teknologjike ku mundeni onlajn, shpejt dhe thjeshtë të…

Lexo më Shumë

Kush dëshiron ta “përpijë” në heshtje godinën e Eurostandard Bank në qendër të Shkupit?! Emisionit investigativ KOD, i transmetuar në Televizionin Telma, përmes një storje ka zbuluar momente të reja skandaloze se si dhe kush kërkon të marrë godinën e bankës “Eurostandard” në rrethana tejet të dyshimta. Rikujtojmë se “Eurostandard banka” bankrotoi në gusht të vitit 2020 dhe është shpallur në falimentim. Por, disa muaj më pas, Prokuroria hapi hetim kundër pronarit Trifun Kostovski dhe udhëheqësve të bankës. Pas shpalljes së falimentimit, banka duhej t’u paguante kreditorëve 107 milion euro. Pronat e bankës janë vlerësuar afër 140 milion euro. Megjithatë,…

Lexo më Shumë